Prokuroria Themelore në Gjilan ka njoftuar se gjatë aktiviteteve të saj të fundit ka ngritur nëntë (9) aktakuza ndaj njëmbëdhjetë (11) personave për vepra të ndryshme penale, ndërsa një person është ndaluar nën dyshimin për dhunë në familje.
Sipas njoftimit të Prokurorisë, më 13 nëntor 2026 janë ngritur nëntë aktakuza, të cilat përfshijnë:
-Dy aktakuza ndaj katër personave për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Lëndimi i lehtë trupor”.
– Dy aktakuza ndaj dy personave për veprën penale “Kanosja”.
-Një aktakuzë ndaj një personi për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”.
-Një aktakuzë ndaj një personi për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.
-Një aktakuzë ndaj një personi për veprën penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”.
-Një aktakuzë ndaj një personi për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”.
-Një aktakuzë ndaj një personi për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”.
Ndërkaq, më 14 nëntor 2026, me urdhër të prokurorit kujdestar, është ndaluar një person i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Dhuna në familje”, nga neni 248 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Prokuroria Themelore në Gjilan ka bërë të ditur se do të vazhdojë trajtimin e rasteve në përputhje me kompetencat dhe përgjegjësitë ligjore./Gjilani INFO/


