Author: admin

Shkuan në pauzë për t’iu rikthyer punimeve të seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal të Gjilanit, por jo të gjithë anetarët e ketij organi legjislativ u kthyen dhe në mungesë të kuorumit, Kryesuesi i Kuvendit mbylli seancën. Kuvendi Komunal i Gjilanit, nën udhëheqjen e Kushtrim Kadriut, ka mbajtur të mërkurën seancë të jashtëzakonshme, e cila është inicuar nga PDK, me mbështetje edhe të partive opozitare LDK, AAK dhe Vatra dhe tre asamblistë të VV-së, për diskutimin për tejkalimin e gjendjes së jashtëzakonshme të krijuar me buxhetin dhe financimin e projekteve kapitale dhe formimin e Këshillit të Ekspertëve Financiar. Por,…

Read More

“Për të dytin vit me radhë, komuna po vazhdon mbështetjen për bizneset lokale, në kuadër të “Fondit për subvencionimin e bizneseve start-up dhe bizneset e grave 2024”, që ka për qëllim zhvillimin ekonomik”, ka thënë kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni. Ai bëri të ditur se ka nënshkruar kontratat me 28 përfitues, prej tyre 7 gra ndërmarrëse të cilat do zgjerojnë bizneset e tyre. “Fondi për ndërmarrësit e rinj u finalizua për të dytin vit radhazi, me një buxhet total prej 248 mijë euro”, tha Alban Hyseni. Kryetari i Gjilanit, theksoi se 28 përfitues në total, prej të…

Read More

Kryetari Haliti priti në takim përfaqësues të SBASHK-ut në Viti, biseduan rreth çështjes së mos ekzekutimit të pagave në sektorin e arsimit në Viti Pas situatës së krijuar me mos ekzekutimin e pagave në sektorin e arsimit në Viti, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti me drejtoreshën e arsimit Arta Ajetin dhe drejtoreshën e financave Milihate Ajetin, ka pritur sot në takim kryetarin e SBASHK-ut në Viti, Kemajl Bislimi me disa përfaqësues. Me këtë rast është biseduar rreth çështjes së pagave dhe shqetësimit të krijuar për mësimdhënësit vitias, për mos ekzekutimin e pagave të tyre. Me këtë rast,…

Read More

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni ka kërkuar sot nga  ministri i MAPL-së, Elbert Krasniqi të fillojë procedurën e shpërbërjes së Kuvendit Komunal. “I nderuar Ministër,  Tanimë kemi kaluar afatet ligjore për votimin e buxhetit.  Duke e parë që Kuvendi Komunal, nuk po arrin të përmbushë detyrat dhe obligimet e tij ligjore, kërkojmë nga ju që duke u bauzuar në Ligjin për Vetëqeverisje Lokale, nenin 50 dhe pikën c, për arsye të mosvotimit të buxhetit sipas afatit ligjor, të filloni procedurën e shpërbërjes së Kuvendit Komunal“, ka thënë Hyseni për të  bashkangjitur dokumentet, si më poshtë. 

Read More

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, bashkë me drejtorë komunal kanë pritur në takim ekipin nga Komuna e Mustafa Kemal Pashës së Turqisë. Të pranishëm nga ekipi turk ishin Deniz Derya Kanar-Nënkryetar i Komunës në fjalë, Jusuf Durmus-asambleist si dhe Necip Sen, Kryetar i Shoqatës “Rumelia”. Ata kanë diskutuar rreth bashkëpunimeve të mundshme ndërkomunale si dhe për shpeshtimin e vizitave të tilla për të diskutuar dhe ndarë eksperiencat e mia në sektorë të ndryshëm e sidimos në atë të arsimit dhe bujqësisë. Kujtojmë se komunat tashmë janë të binjakëzuara, dhe do të ketë edhe në të ardhmen aktivitete…

Read More

KRU “Hidromorava” SH.A – Gjilan  Intervenimet që do zhvillohen gjatë ditës të sotme në rrjetin e ujësjellësit në zonën e mëposhtme Lagjja “Dardania 1” Nasalë “Guri Hoxhës” Gjatë periudhës të intervenimit, do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë në këto lagje. Ju falenderojmë për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj gjatë kësaj periudhe. Për çdo informatë shtesë, ju lutemi të na kontaktoni në linjën e kujdesit ndaj konsumatorëve: 0800 61 000 Tel: 044983071 Kujdestaria: 044719813

Read More

Kanë nisur punimet për ndërtimin e njërës ndër rrugët kryesore të qytetit, asaj “Adem Jashari”. Përveç rrugës sipas standardeve të lejuara, do të ndërtohet edhe trotuari dhe po ashtu do të jenë edhe 80 vend parkingje për automjete dhe kjo është një lajm i mirë për bizneset e banorët. Rruga nuk do të jetë e bllokuar tërësisht, por vetë njëra korsi. Punimet do të realizohen në dy pjesë, faza e parë nga Universiteti i Gjilanit deri te Xhamia e Medresesë dhe faza e dyte deri te Xhamia e Madhe. Lidhur me këto punime janë zhvilluar diskutime jo të pakta…

Read More

Nesër (e mërkurë) do të mbahet mbledhje komemorative në Teatrin e Qytetit në Gjilan në orën 10.00, për të nderuar dhe për t’i dhënë lamtumirën e fundit veprimtarit të çêshtjes kombëtare, ish- tê burgosurit politik dhe mësimdhënësit Irfan Shaqirit. Irfan Shaqiri, ka vdekur sot (e martë) në moshën 74 vjeçare. Derisa varrimi pritet të bëhet të neser (e mërkurë) me drekë, në orën 13.00./GJILANI INFO/

Read More

Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë muajit shtator 2024 ka pranuar njëzetepesë (25) kallëzime penale ndaj njëzeteshtatë (27) personave, për veprën penale ‘’Dhuna në familje’’, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK), Nga këto raste të pranuara njëzetedy (22) viktima janë të gjinisë femërore, ndërsa, pesë (5) viktima të gjinisë mashkullore. Gjatë këtij muaji nga prokurorët e Prokurorisë Themelore në Gjilan janë ngritur katërmbëdhjetë (14) aktakuza, ndaj katërmbëdhjetë (14) personave, për këto raste penale./GJILANI INFO/

Read More

Ekoklubi i Gjimnazit Natyror ,,Xhavit Ahmeti,, ka zënë vendin e parë në mesin e shkollave të mesme të Gjilanit në një punëtori të mbajtur këtë fundjavë me ftesë nga Caritasi Zviceran dhe  Youth Enviromental Imjpact (YENI). Siç ka theksuar profesori i biologjisë, Enver Rexhepi, i cili njëherit është kryetar i Ekoklubit të Gjimnazit Natyror ,,Xhavit Ahmeti,, kjo ngjarje që ka të bëjë me vetëdijesimin e të rinjve në lidhje  me mjedisin jetësor është mbajtur ”Për ditën ndërkombëtare të ndërgjegjësimit për humbjen e ushqimit dhe reduktimin e mbeturinave”. Pjesë e punëtorisë kanë qenë nxënësit e klasave të dymbëdhjeta dhe njëmbëdhjeta,…

Read More