Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Moti sot

August 19, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Moti sot
  • Shtëpia me inati nuk mbahet
  • Shtëpia me inati nuk mbahet
  • Dy aktakuza në Gjilan për “Kanosje” – Prokuroria nis procedurat ndaj dy personave
  • Një grua nga Vitia ndërron jetë rrugës për në spitalin rajonal të Gjilanit
  • 1,737 gjoba për një muaj në Gjilan – Policia zbulon shkeljet më të shpeshta në trafik
  • Alarm në 24 orët e fundit: 128 aksidente, mbi 2,300 tiketa dhe 22 të arrestuar në Kosovë
  • Prokuroria e Gjilanit me 10 aktakuza: Kanosje, dhunë në familje, drogë, vjedhje dhe rrezikim i trafikut publik
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home » Vazhdojnë mospajtimet pozitë-opozitë në Kuvendin e Gjilanit
Lajme Lokale

Vazhdojnë mospajtimet pozitë-opozitë në Kuvendin e Gjilanit

adminBy adminOctober 22, 2024No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Seanca e radhës e Kuvendit të Komunës së Gjilanit pritet të jetë ndër më të ngarkuarat e këtij viti, pasi Komiteti për Politikë e Financa, ka rekomanduar sot për miratim 15 pika të ndryshme, duke filluar nga Raporti i auditimit e deri te shpallja e konkursit për bursat e nxënësve.
Në të vërtetë, mospajtimet pozitë-opozitë kanë vazhduar edhe në këtë mbledhje të KPF, ku këshilltarët e LVV kërkuan futjen në rend dite të propozim-vendimit për miratimin e buxhetit 2025, inkubatorin e biznesit, bartjen e mjeteve në shumë prej 2.5 milionë euro si dhe raportin e kryetarit për periudhën janar-qershor 2024, por të gjitha këto u refuzuan nga opozita, e cila e ka shumicën në këtë trupë komunale, sikurse edhe në Kuvend.
Pasi propozimet e tyre nuk morën votat e mjaftueshme për t`u përfshirë në rend dite, përfaqësuesit e LVV e braktisën mbledhjen në shenjë mospajtimi e pakënaqësie.
Përndryshe, KPF i miratoi propozimet e Nazim Gagicës për mbështetjen e grave të prekura nga kanceri si dhe atë të Ismajl Kurteshit për ndarjen e bursave për nxënës.
Fillimisht, përfaqësuesit e LVV në KPF kishin vërejtje te thirrja e mbledhjes brenda nje dite, duke mos iu dhënë mundësi të shfletojnë as materialet dhe si kusht për të vazhduar bashk࡙ëpunimin, paraprakisht kërkuan një dakordancë me opozitën për normalizimin e punës në Kuvend, i cili ka hyrë në krizë prej qershorit e këndej.
Kryesuesi Kushtrim Kadriu tha se KPF është thirrur në afat kaq të shkurtër për shkak se Kuvendi edhe ashtu ka vonesa në mbajtjen e mbledhjeve të planifikuara për këtë vit dhe ka çështje me rëndësi për miratim, për të cilat duhet të zihet afati.
Përndryshe, KPF rekomandoi për Kuvend këto pika: Raporti i Auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Komunës së Gjilanit për vitin 2023 (Plani i veprimit për zbatimin e Rekomandimeve të Zyres Kombëtare të Auditimit), Vlerësimi i rreziqeve nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë tjera për Komunën e Gjilanit, Raporti i punës i Ndërmarrjeve Publike Lokale “Stacioni i Autobusve”, “Tregu” dhe “Ecohigjiena”, Kërkesa nga Qendra për Hulumtim dhe Monitorim-Preshevë, Kërkesa për mbështetje financiare të OJQ “LIZA-R”, Raporti financiar 9 mujor janar-shtator 2024, Miratimi i akteve të përgjithshme sipas nevojës, Shqyrtimi i propozim vendimeve dhe kërkesave nga ekzekutivi i Komunës, Miratimi i statutit të ansamblit, Raporti i komisionit për emrin e rrugëve, Ndryshimi dhe plotësimi i vendimit nr. 016-20437 të datës 23.02.2023 për formimin e Komisionit për shqyrtimin e kërkesave dhe ankesave në procesin e emërtimit të rrugëve dhe numërimit të adresave për territorin e Komunës së Gjilanit (propozim i shoqatës “Ali Hadri”), Zëvendësimi i Agim Hotjanit nga Komisioni për njohjen e Meritave Historike, Raporti i komisionit për zgjedhën e këshillave lokale./GJILANI INFO/
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Përfundon fushata e korrje-shirjeve në Komunën e Kamenicës

August 11, 2026

Kamenica i dha lamtumirën verës me një darkë madhështore

August 5, 2026

Një hapësirë e re për fëmijët në Strehimoren “Liria” të Gjilanit, inaugurohet këndi i lodrave

August 5, 2026
Mos humbni
Lajme Qendrore

Moti sot

By adminAugust 19, 2026

Moti gjatë ditës së sotme në vendin tonë do të jetë me diell dhe…

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026

Dy aktakuza në Gjilan për “Kanosje” – Prokuroria nis procedurat ndaj dy personave

August 14, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Moti sot

August 19, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.