Author: admin

Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë javës së fundit, përkatësisht nga data 23 – 29 Shtator 2024, ka regjistruar gjithsej tetëmbëdhjetë (18) kallëzime penale, ndaj njëzetenjë (21) personave. Gjithashtu gjatë kësaj jave janë proceduar: Gjashtëdhjetenjë (61) aktakuza, ndaj gjashtëdhjetegjashtë (66) personave, dyzetetri (43) aktvendime (përfshirë aktvendime për fillimin e hetimeve, për fillimin e procedurës përgatitore, për pushimin e hetimeve, zgjerimin e hetimeve, për hedhje të kallëzimit penal, aktvendime të ekspertëve mjeko – ligjor, aktvendim për ekzaminime) nëntë (9) ankesa, pesëmbëdhjetë (15) kërkesa për shitje të aseteve,  dy (2) persona të ndaluar, dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit…

Read More

Në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare “Dr. Nagip Rexhepi” në Gjilan, qendrat e Mjekësisë Familjare dhe ambulantat e Mjekësisë Familjare, ka filluar vaksinimi kundër gripit sezonal nga sot (e hënë, më 30.09.2024). Vaksimi po reaizohet pa problem dhe ka numër të mjaftueshëm të vaksinave. Grupet me prioritet për t’u vaksinuar janë: punëtorët shëndetësorë, personat mbi moshën 65 vjeç, gratë shtatzëna, personat me sëmundje kronike, etj. Më poshtë gjeni vendin dhe orarin ku mund të vaksinoheni. Secili qytetar mund të marrë vaksinën në qendrën më të afërt gjatë ditëve të punës, nga e hëna deri të premten. QKMF “Dr.Nagip Rexhepi”-07:00-19:00 QMF…

Read More

KRU “Hidromorava” SH.A – Gjilan  Kamenicë, 30 shtator 2024 – Të nderuar konsumatorë, ju informojmë se do të fillojmë me procedurat e inspektimit të rrjetit të ujësjellësit në fshatin Topanicë. Gjatë kësaj periudhe, në intervale të ndryshme kohore, mund të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë. Inspektimi është i domosdoshëm për shkak të dyshimeve për një defekt në rrjetin shpërndarës, pasi rezervuari po zbrazet më shpejt se zakonisht. Ekipet tona teknike po punojnë me përkushtim për të sanuar defektin sa më shpejt dhe për të rikthyer furnizimin me ujë në gjendje normale. Për çdo informatë shtesë, ju lutemi të kontaktoni…

Read More

Është përmbyllur festivali ndërkombëtar “Rising Stars”- edicioni i 7-të dhe edicioni i 11-të i Festivalit Mbarëkombëtar të Muzikës “Mollëkuqet”, të organizuar nga QKA “Mollëkuqet” dhe përkrahur nga Komuna e Gjilanit, përkatësisht Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport. Nënkryetarja Leonora Morina Bunjaku, në emër të kryetarit të Gjilanit, Alban Hyseni, tha se Gjilani vazhdon të mbetet kryeqendër e kulturës. Më tej ajo tha se, këtë më së miri po e tregojnë këto festivale dhe të tjerët të mbajtur më parë, ku ishin pjesëmarrës nga disa vende. Nënkryetarja e Gjilanit, tha se komuna vazhdon me përkrahje të aktiviteteve kulturore. Nga ana tjetër…

Read More

Policia e vendit për një ditë ka arrestuar 17 persona gjithandej Kosovës, ka paraburgosur 14 të tjerë si dhe në vuajtje dënimi ka dërguar 2 persona, bëhet e ditur përmes raportit të fundit të kësaj policie./GJILANI INFO/

Read More

Nipi i Luan Krasniqit, Ardiani rikthehet përsëri sot në ring.Boksieri kosovar nga Juniku, me 28 shtator do të luftojë kundër afrikanit, Saul Ivan Male në ndeshjen e vlefshme për kampionatin interkontinental të WBO-së. Ndeshja do të zhvillohet në MHP Arena në Ludwigsburg të Gjermanisë.Gjatë karrierës së tij, Ardian Krasniqi ka zhvilluar nëntë meçe, ka shënuar nëntë fitore – të gjitha me nokaut. Përveç Ardian Krasniqit, gjatë kësaj mbremje do të ngjiten edhe tre boksierët e tjerë shqiptarë, Altin Zogaj, Eris Bajra dhe Labinot Xhoxhaj.Të gjitha këto meçe do të transmetohen në televizionin Klan Kosova, duke filluar nga ora 21:00.

Read More

Bëhet e ditur se deputetja e parlamentit të Suedisë, Aida Birinxhiku me origjine nga Kosova bëhet anëtare e Komisionit Parlamentar për Çështjet e BE-së, shkruan albinfo.ch. Aida është shprehur e gëzuar për emërimin e saj në Komitetin e BE-së. “Unë mezi pres që, përveç detyrës sime, tani të marr një vend si anëtara e zakonshme e Komitetit të BE-së”, shprehet ajo.

Read More

I pari i Komunës së Gjilanit, thotë se të dhënat e publikuara nga Instituti GAP, e vërtetuan edhe njëherë angazhimin tonë për qytetin e Gjilanit. “Gjatë fushatës zgjedhore të vitit 2021, ne paraqitëm 109 premtime për zhvillimin e qytetit dhe deri më tani, 80% e tyre janë realizuar ose janë në realizim e sipër”, tha Alban Hyseni. Kryetari i Gjilanit, më tej shtoi se deri në fund të këtij mandati, me të njëjtin përkushtim, zotohen se do të realizojnë 100% të premtimeve tona./GJILANI INFO/

Read More

Deponia mbeturinave në mes qytetit jo më larg se 20 metra nga amfiteatri i qytetit kthehet në parking e parkt të gjelbër. Kështu ka njoftuar kryetari i Kamenicës, Kadri Rahimaj duke theksuar se kjo hapësirë ishte shndërruar në deponi për mbeturina inerte. “Bashkë me Ministrin Elbert Krasniqi dhe deputeten Fitore Pacolli, kemi shikuar nga afër parkingun e i cili tashmë ka përfunduar me 75 vendparkingje dhe këndin lojërave për fëmijë”, ka thënë ai./GJILANI INFO/

Read More

Policia në Gjilan ka kontrolluar veturën e një personi të dyshuar me ç’rast edhe ka gjetur substanceën narkotike të llojit marihuana. Sipas policisë, sasaia e marihuanës prej 9.0 gramësh është konfiskuar si dhe është arrestuar personi I dyshuar. Me vendim të prokurorit I njejti pas intervistimit është liruar me procedure të rregulltë./GJILANI INFO/

Read More