- Kënga e Hajredinit – bota e përjetimit dhe frymëzimit
- Kundërshtimi i vullnetit të popullit është përpjekje për përmbysjen e demokracisë
- Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan dhe Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë thellojnë bashkëpunimin akademik dhe shkencor
- Prokuroria në Gjilan ngre dy aktakuza për “Ndërtim pa leje” dhe “Vjedhje”
- Moti sot kryesisht i ngrohtë dhe me diell
- Vetëm brenda një dite 58 aksidente dhe 2 mijë e 235 tiketa trafiku në Kosovë
- Reagon Dega e LDK-së në Gjilan ndaj procesit të rekrutimit të mësimdhënësve
- Gjilanit i ndahen mbi 2 milionë euro për banim social, do të realizohen 33 njësi banimi
Author: admin
Gentrit Murseli-LDK : Kryetari i Komunës e vuri në lajthitje GAP-in, ngase as për së afërmi nuk i realizoi premtimet e prezantuara
Sipas, Gentrit Murselit, kryetarit të Forumit të Rinisë të LDK-së, dega në Gjilan, njëherësh anëtari i Kuvendit Komunal të Gjilanit, kryetari i komunës së Gjilanit, Alban Hyseni me ekipin e tij e vunë në lajthitje GAP-in, as për së afërmi nuk i realizoi premtimet e prezantuara Murseli, gjatë një konference me gazetarë, e ka vlerësuar dezinformim të paprecedent që Komuna e Gjilanit ka bërë tek Instituti GAP, për të gënjyer opinionin publik për premtimet e tij të realizuara. “Shumica e premtimeve të cilat cilësohen si të realizuara tek Instituti GAP, në fakt janë informata të pavërteta të dërguara nga…
Në kuadër të Marrëveshjes së Mirëkuptimit ndërmjet Aktivitetit Qeverisja e Pronës të USAID-it dhe Komunës së Vitisë, është mbajtur sot në Viti një aktivitet në të cilin mori pjesë edhe kryetari i Komunës, Sokol Haliti. Qëllimi kryesor i këtij aktiviteti ishte përfundimi i procesit të analizimit dhe vlerësimit të procedurave dhe kapaciteteve për ofrimin e shërbimeve kadastrale nga Drejtoria për Kadastër, Gjeodezi dhe Pronë. Në bashkëpunim me stafin komunal dhe organizatat e shoqërisë civile, ekipi i USAID-it ofroi rekomandime konkrete për përmirësimin e cilësisë dhe rritjen e efikasitetit të këtyre shërbimeve. Ky proces pritet të rezultojë në hartimin e një…
Rektori i Universitetit Publik “Kadri Zeka” priti në takim një delegacion nga Firence e Italisë
Rektori i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku, ka pritur një delegacion të Doktorëve të Osteopatisë Pediatrike nga Spitali Pediatrik “Meyer” i Firenzes së Italisë dhe organizatës Cure 2 Children. Në këtë takim ishin të pranishëm edhe Prorektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Projekte, Porf. Asoc. Dr. Dukagjin Leka, si dhe Betim Berisha, u.d. udhëheqës i Zyrës për Bashkëpunim Ndërkombëtar. Gjatë takimit u diskutua për krijimin e një programi të ri studimor në Osteopati, të mbështetur nga Spitali Meyer, duke përfshirë akreditimin e programit, sjelljen e profesorëve dhe pajisjen e laboratorëve të nevojshëm. Gjithashtu, u…
Sot, në komunën e Vitisë, u zhvillua sesioni i dytë i takimit me përfaqësuesit e UNDP-së, në kuadër të përzgjedhjes së bizneseve që do të përfitojnë nga projekti “In Motion”. Në takim u prezantua programi dhe mekanizmat mbështetës që do të ofrohen për këto biznese, duke përfshirë përmirësimin e imazhit komercial, trajnime, dhe pajisje të reja. Ky projekt ka për synim mbështetjen dhe fuqizimin e bizneseve të vogla në komunën e Vitisë, ndërsa takimi i sotëm me 12 biznese të vogla micro urbane që janë përzgjedhur, ka rezultuar edhe me nënshkrimin e kontratave me to. Kryetari i Komunës së…
Hyseni: Mbi 92 % e nxënësve të Gjilanit i janë nënshtruar kontrolleve sistematike shëndetësore
Kreu i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni ka bërë me dije se po vazhdojnë kontrollet sistematike të nxënësve të shkollave fillore, përkatësisht nxënësit e klasave të para deri te e nënta të Komunës së Gjilanit. “9430 nxënës të klasave 1 deri në 9 (ose 92.47% e nxënësve) i janë nënshtruar kontrolleve sistematike shëndetësore, të cilat përfshijnë gjithsej 44 parametra”, tha kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni. Më tej i pari i komunës, tregoi se sipas rezultateve, rreth 10.73% ose 1012 nxënës kanë probleme me të pamurit, ndërsa 3.90% ose 368 nxënës kanë deformime të shtyllës kurrizore. “Jemi pranë…
Njoftim i rëndësishëm për konsumatorët që furnizohen me ujë nga FPU Velekincë Të nderuar konsumatorë, Ju njoftojmë se për shkak të një defekti që ka ndodhur në FPU Velekincë, ju lutemi të mos konsumoni ujin për pije gjatë 12 orëve të ardhshme. Ky njoftim vlenë për konsumatorët që furnizohen me ujë nga rezervuari në “Kodrën e Dëshmorëve” – Livoç i Ulët, – Velekincë, – Rr. Lotë Vaku, – Rr. Idriz Seferi, – Kodra e Dëshmorëve, – Hysen Tërpeza, – Bregu i Djegur. Ekipi i laborantëve tanë është duke monitoruar me kujdes parametrat e ujit dhe po ndërmerren masat e nevojshme…
Hidromorava: Intervenimet që do zhvillohen gjatë ditës të sotme (3 tetor) në rrjetin e ujësjellësit
KRU “Hidromorava” SH.A – Gjilan Intervenimet që do zhvillohen gjatë ditës të sotme në rrjetin e ujësjellësit në zonën e mëposhtme Lagjja “Martirët e Gjilanit” Llovcë Gjatë periudhës të intervenimit, do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë në këto lagje. Ju falenderojmë për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj gjatë kësaj periudhe. Për çdo informatë shtesë, ju lutemi të na kontaktoni në linjën e kujdesit ndaj konsumatorëve: 0800 61 000 Tel: 044983071 Kujdestaria: 044719813
Rashiti i PDK-së i tregon arsyet pse PDK-ja nuk e voton buxhetin komunal të propozuar për vitin 2025
Riad Rashiti kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), dega në Gjilan, i ka numëruar pesë arsye pse si PDK nuk e votojnë këtë buxhet të propozuar komunal për vitin 2025. “Planifikimi i buxhetit 2025 është bërë shkel e shko dhe nuk është bërë në interesin e qytetarëve të Gjilanit, por është i menduar mirë qysh me e rrit buxhetin më shumë te kodet buxhetore ku mund të keqpërdoret lehtë, si te subvencionet dhe mallra e shërbime. Keqpërdorime që janë dëshmuar edhe në dy vitet tjera 2023/24”, ka thënë Rashiti. Sipas tij, marr parasysh që në vitin e ardhshëm…
Pas 24 vitesh shërbimi të përkushtuar, pensionohet Nazmije Demiri, zyrtare e kontabilitetit në KRU “Hidromorava”
Pas 24 vitesh shërbimi të përkushtuar, pensionohet e nderuara Znj. Nazmije Demiri, zyrtare e kontabilitetit në KRU “Hidromorava” SH.A – Gjilan Me rastin e daljes së saj në pension, Menaxhmenti dhe stafi i Kompanisë “Hidromorava” shpreh mirënjohjen dhe vlerësimin më të thellë për Znj. Nazmije, e cila ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në rolin e saj si kontabiliste. Për shumë vite kemi pasur privilegjin të punojmë me të, dhe gjatë kësaj periudhe, ajo ka spikatur për profesionalizmin, ndershmërinë dhe përkushtimin e saj të pashoq. Në Kompani, të gjithë e kemi njohur dhe respektuar si “Zonja Nazë,” pasi ajo…
Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare i janë shtuar mjekë, stomatologë e staf mbështetës. Kjo po bëhet me qëllim të ofrimit të shërbimeve më cilësore për pacientët. Kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni, tha se 20 mjekë dhe 5 stomatologë, së bashku me staf mbështetës, i janë bashkuar QKMF-së. “Shërbimi primar është zgjeruar me një rritje të stafit përmes kontraktimit të shërbimeve. Pothuajse asnjë mjekë nuk po mbetet pa punë”, tha Hyseni. Kreu i Gjilanit, më tej theksoi se punësimi synon ofrimin e shërbimeve cilësore dhe parandalimin e migrimit./GJILANI INFO/

