Author: admin

“Po thellohet gjendja e jashtëzakonshme buxhetore në komunën e Gjilanit, me veprimet e kryetarit të komunës i cili e nënshkroi tenderin prej 449,683.20 euro me një kompani nga Prishtina “KOSOVAMED” për punësimin e 28 mjekëve dhe infermierëve. Krejt kjo pa asnjë planifikim buxhetor”, thotë Riad Rashiti, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), dega në Gjilan. Sipas tij, konkurset për mjekë dhe infermierë janë vonuar më shumë se dy vite, ndërsa dhjetëra të punësuar kryetari i Gjilanit i ka bërë me kontratë në vepër, poashtu përmes kontratës me Islamic Reliefi Kosova ka nënshkruar 376 mijë euro kontratë bashkëfinancimi për…

Read More

Nga raporti i fundit i Policisë së Kosovës prej 24 orësh, bëhet e ditur se për këtë periudhë kohore janë shënuar 77 aksidente trafiku, gjithandej Kosovës. Prej tyre 24 me lëndime si dhe 53 aksidentet tjera me dëme materiale. Sipas statistikave policore, njoftohet se brenda të njëjës kohë janë shqiptuar 2 mijë e 600 tiketa gjobitëse ndaj drejtuesve të automjeteve që nuk kanë respektuar ligjin dhe rregullat e trafikut rrugor./GJILANI INFO/

Read More

Rektori i Universitetit Publik “Kadri Zeka”, Prof. Asoc. Dr. Artan Dermaku, ka pritur në takim Kryetarin e Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni. Gjatë kësaj kohe Rektori Dërmaku dhe Kryetari Hyseni kanë parë nga afër punimet e renovimeve të hapësirave të brendshme të universitetit, përfshirë sallat mësimore dhe ambientet tjera akademike, për të cilat është duke u punuar për krijimin e një mjedisi më të përshtatshëm për zhvillimin e aktiviteteve akademike. Rektori Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku tha se me këto punime të renovimit, do të përmirësohet infrastruktura që është jetik për të siguruar kushte optimale për studentët dhe stafin.…

Read More

Kryetari i Komunës së Kamenicës Kadri Rahimaj së bashku me përfaqësuesin e donatorit Ahmet El Kuwari nga Kuvajti z.Nouredin Arnaut kanë vënë gurëthemelin e Ambulantës së Mjekësisë Familjare në fshatin Shipashnicë e Epërme. Kryetari Rahimaj ka thënë se ky investim arrin vlerën e 60,000 eurosh. “Puna ka filluar, e ne jemi të lumtur që çdo kërkesë e nevojë e qytetarëve po merr përgjigje”-është shprehur Kryetari Rahimaj./GJILANI INFO/

Read More

Është vënë gurthemeli i qëndrimit ditor për të moshuarit, bujtinën për studentë dhe kuzhinën humanitare në Gjilan. Ky projekt i rëndësishëm financohet nga Komuna e Gjilanit dhe shoqata “Jetimat e Ballkanit”, në vlerë mbi 2.5 milionë euro. Kryetari i Komunës së Gjilanit, tha se me humanistin Halil Kastrati vendosën gurthemelin e qëndrimit ditor për të moshuarit, kuzhinës popullore dhe bujtinës për studentë. “Së bashku po ndërtojmë mekanizma efikase për kujdes ndaj atyre që kanë nevojë për ne”, tha Alban Hyseni. Humanisti Halil Kastrati, nga shoqata “Jetimat e Ballkanit”, tha se bashkë me kryetarin e Komunës së Gjilanit, vendosën gurthemelin e…

Read More

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se sot mban mot kryesisht i vranët dhe me riga shiu të intensitetit mesatar. “Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-11gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 17-19gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-7 m/s. Kushtet agrometeorologjike dhe biometeorologjike do të jenë të mira, si rezultat i këtyre aktiviteteve meteorologjike”, njofton IHMK.

Read More

Bekim Azizi, Kryesues i Kuvendit Komunal të Vitisë ka  thënë se me shumë vëmendje dhe shqetësim e ka përcjellë situatën e krijuar si pasojë e mosekzekutimit të pagave për mësimdhënësit në Komunën e Vitisë. ‘Si kryesues i Kuvendit Komunal të Vitisë brenda kompetencave ligjore dhe në konsultim me profesionistët jam i gatshëm që të shtyjë tutje çdo nismë për ndryshime buxhetore nga Kuvendi Komunal i Vitisë për ti dhënë zgjidhje sa më të shpejt kësaj problematike që po e shqetëson secilin qytetar të Vitisë”, thotë Azizi. Ja deklarata e tij e plotë: Të dashur qytetarë të Vitisë, Me shumë vëmendje…

Read More

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, zhvilloi sot një takim me drejtorët e shkollave të kësaj komune, ku tema kryesore e diskutimit ishte mos ekzekutimi i pagave nga ana e Ministrisë së Financave. Ky mos ekzekutim ka krijuar shqetësim të madh te punëtorët e arsimit të komunës së Vitisë, të cilët janë të vetmit në Republikën e Kosovës që nuk kanë marrë pagat e muajit shtator. Gjatë këtij takimi, kryetari Haliti adresoi kritika ne Ministrinë e Financave, duke theksuar se kjo situatë është e papranueshme dhe ka ndikuar negativisht në mirëqenien e mësimdhënësve dhe funksionimin normal të procesit arsimor.…

Read More

“Në autostradën që e filluam gjatë qeverisjes sime më 2018, me gjatësi prej 22.3 km dhe e ndarë në 8 llote, në vetëm 19 muajt e parë të projektit, kanë qenë të përfunduara 47% e punimeve. Me dinamikën e asaj kohe dhe në bazë të planifikimeve tona, ky projekt do duhej të përfundonte në 2021”, ka thënë lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, Ai shtoi se pazotësia e qeverisë aktuale, këtë projekt e ka sjellur në gjendje të mjerueshme. “Punimet po ecin me ritëm të ngadaltë, duke lënë Gjilanin dhe Anamoravën të izoluar. Kjo përbuzje nga pushteti qendror është e pafalshme.…

Read More

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, gjatë vizitës në Gjilan, ka qëndruar sot edhe në Shoqatën Hendikos, ku ëshët takuar me drejtuesit dhe përfaëqsuesit e kësaj shoqate. Ai vlerësoi pritjen e përzemërt në Shoqatën Handikos nga menaxheri i saj Fatmir Shurdhani, ku qëndroi i shoqëruar edhe nga kryetari i Aleancës në Gjilan, Nazim Gagica e kolegë të tjerë. Haradinaj tha se takimi me këta njerëz të mrekullueshëm e plot ide ishte shumë frytdhënës dhe se z, Shurdhani e informoi hollësisht për situatën e personave me nevoja të veçanta, duke përfshirë aspektin ligjor. “Është e papranueshme…

Read More