- Kënga e Hajredinit – bota e përjetimit dhe frymëzimit
- Kundërshtimi i vullnetit të popullit është përpjekje për përmbysjen e demokracisë
- Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan dhe Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë thellojnë bashkëpunimin akademik dhe shkencor
- Prokuroria në Gjilan ngre dy aktakuza për “Ndërtim pa leje” dhe “Vjedhje”
- Moti sot kryesisht i ngrohtë dhe me diell
- Vetëm brenda një dite 58 aksidente dhe 2 mijë e 235 tiketa trafiku në Kosovë
- Reagon Dega e LDK-së në Gjilan ndaj procesit të rekrutimit të mësimdhënësve
- Gjilanit i ndahen mbi 2 milionë euro për banim social, do të realizohen 33 njësi banimi
Author: admin
Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Komunën e Kamenicës në koordinim me njësitë e saj, shënoi Ditën Ndërkombëtare të Moshuarve – 1 Tetor. Me rastin e shënimit të kësaj dite, zyrtarë nga kjo Drejtori kanë vizituar 10 persona të moshuar pa përkujdesje familjare, ku gjatë bisedës me ta i evidentuan sfidat dhe vështirësitë nëpër të cilat ata po kalojnë. Poashtu të njejtëve i’u ka shpërndarë ushim dhe pije (shujtë ditore). /GJILANI INFO/
Me pikëlloi lajmi për vdekjen e veprimtarit të çështjes kombëtare, ish-të burgosurit politik, kryetarit të Shoqatës “Miqtë e TMK-së”, profesorit tonë, Irfan Shaqiri. Me profesorin u njohëm prej kohësh. Ai bënte pjesë në mesin e njerëzve më të edukuar gjilanas, më atdhetarë e më të përkushtuar ndaj atdheut. Ngushëllime familjes Shaqiri, miqve dhe gjithë atyre që e njohën! U prehsh në paqe, profesor! Nazim Gagica, kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), dega në Gjilan. /GJILANI INFO/
Prokuroria e Gjilanit: Janë ngritur tetë aktakuza kundër nëntë personave për vepra të ndryshme penale
Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër nëntë (9) personave, për vepra të ndryshme penale. Aktakuzat: Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër nëntë (9) personave, për këto vepra penale: Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprat penale ‘’Heqja apo dëmtimi i vulave zyrtare ose i shenjave’’ dhe ‘’Ndërtimi pa leje’’, Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprat penale ‘’Dëmtimi i të drejtave të personit tjetër’’ dhe ‘’Falsifikimi i dokumenteve’’, Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’, Një…
“Me pikëllim të madh morëm lajmin për humbjen e njeriut e atdhetarit të devotshëm z. Irfan Shaqiri. Kontributi i tij për liri, pavarësi e shtetndërtim ishte i madh”, thuhet në telegramin ngushëllues të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), dega në Gjilan. Telegram ngushëllimi Me pikëllim të madh morëm lajmin për humbjen e njeriut e atdhetarit të devotshëm z. Irfan Shaqiri. Kontributi i tij për liri, pavarësi e shtetndërtim ishte i madh. Si ish i burgosur politik, sakrifica e tij për liri do të lartësohet e nderohet përherë, nga të gjithë ne! Do ta kujtojmë gjithmonë me respektin më të…
Ndahet nga jeta intelektuali dhe veprimtari i palodhur i çështjes kombëtare Prof. Irfan Shaqiri
Irfan Shaqiri është lindur më 26.04.1950 në Përlepnicë, nga babai Arifi dhe nëna Binazja. Dy klasët e para të shkollës fillore i kreu në fshatin e lindjes, ndërsa gjashtë klasët e tjera të fillores i kreu në Gjilan, në shkollën “Musa Zajmi”. Pastaj u regjistrua në normalen e Gjilanit, nga ku edhe përjashtohet më 14 janar 1969 për shkak të organizimit dhe pjesëmarrjes në demonstratën e 27 nënorit 1968 në Gjilan. Pas përjashtimit nga normalja e Gjilanit, Irfani shkoi në Preshevë ku i dha provimet e gjimnazit, për të diplomuar në shtator të vitit 1969. Menjëherë pastaj, po të njëjtin…
“Ka përfunduar projekti për digjitalizimin e trashëgimisë kulturore të qytetit, ku mund të eksplorohen, Muzeu i Qytetit, Muzeu Etnologjik dhe Burgu i Vjetër i Qytetit”, ka bërë me dije kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, i cili ka pritur në takim përfaqësues të kompanisë Lapsi360, pas finalizimit të një projekt për digjitalizimin e trashëgimisë kulturore të qytetit të Gjilanit “Ky projekt ka sjellë në jetë një arkivë dixhitale të Muzeut të Qytetit, Muzeut Etnologjik dhe Burgut të Vjetër të Qytetit. Tani, ju mund të eksploroni këto thesare në një format interaktiv 3D dhe Virtual Tour 360 gradë”, tha Hyseni.…
Thirrje Publike “Flaka e Janarit”-2025 Është hapur thirrja publike për organizimin e manifestimit mbarëkombëtar “Flaka e Janarit”-2025 Shtyllat kryesore: – Akademia e Flakës · Pjesa e muzikes klasike – Arti dramatik -“Talia e Flakës” – Festivali i Dramës Shqipe – Arti pamor – ‘’Peneli i Flakës’’ – Ekspozitë Grupore e Artit Pamor – Arti letrar – ‘’Pena e Flakës’’ – Arti muzikor – ‘’Fest Flaka’’ – Koncerti për fëmijë- ‘’Yjet e Flakës’’ Shtyllat organizative përcjellëse: – Hapja Solemne e Festivalit – Mbyllja Solemne e Festivalit -Poashtu është hapur thirrja edhe për dy anëtar/e të komisionit vlerësues nga jashtë. Të…
Komuna e Vitisë shpërndau 71 spërkatëse për fermerët në mbështetje për rritjen e prodhimtarisë bujqësore
Në kuadër të mbështetjes së vazhdueshme për sektorin e bujqësisë, Komuna e Vitisë ka shpërndarë 71 spërkatëse për fermerët lokalë. Ky donacion u bë me financim nga buxheti komunal dhe ka për qëllim të ndihmojë fermerët në rritjen e prodhimit të tyre bujqësor. Në këtë ceremoni morën pjesë kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe drejtori i Bujqësisë, Naim Pira, të cilët theksuan rëndësinë e këtyre pajisjeve në lehtësimin e punës së fermerëve dhe rritjen e produktivitetit të tyre. Ky investim i komunës është pjesë e përpjekjeve për të fuqizuar sektorin bujqësor në këtë rajon dhe për të…
Hidromorava: Intervenimet që do zhvillohen gjatë ditës të sotme (30 shtator) në rrjetin e ujësjellësit
KRU “Hidromorava” SH.A – Gjilan Intervenimet që do zhvillohen gjatë ditës të sotme në rrjetin e ujësjellësit në zonën e mëposhtme Rr. “Vëllezërit Frashëri” Nasalë Gllogovcë Gjatë periudhës të intervenimit, do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë në këto lagje. Ju falenderojmë për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj gjatë kësaj periudhe. Për çdo informatë shtesë, ju lutemi të na kontaktoni në linjën e kujdesit ndaj konsumatorëve: 0800 61 000 Tel: 044983071 Kujdestaria: 044719813
USAID dhe Komuna e Vitisë diskutuan për progresin dhe sfidat në kuadër të Agjendës së Kontratës Sociale
Në sallën e Bibliotekës së qytetit në Viti, u mbajt sot një takim i organizuar nga USAID-i amerikan në kuadër të Agjendës së Kontratës Sociale. Në këtë takim morën pjesë udhëheqës të lartë komunal, grupe qytetarësh, dhe përfaqësues të USAID-it. Në fjalën e tij hyrëse, zv.kryetari i Komunës së Vitisë, Hasan Aliu, theksoi rëndësinë e kësaj agjende në avancimin e demokracisë lokale dhe përfshirjen e qytetarëve në proceset vendimmarrëse. Ai vlerësoi përkushtimin e USAID-it për të sjellë qasje të reja në qeverisjen lokale, duke përmendur se pjesëmarrja aktive e qytetarëve është çelësi për përmirësimin e transparencës dhe llogaridhënies në…

