Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Moti sot

August 19, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Moti sot
  • Shtëpia me inati nuk mbahet
  • Shtëpia me inati nuk mbahet
  • Dy aktakuza në Gjilan për “Kanosje” – Prokuroria nis procedurat ndaj dy personave
  • Një grua nga Vitia ndërron jetë rrugës për në spitalin rajonal të Gjilanit
  • 1,737 gjoba për një muaj në Gjilan – Policia zbulon shkeljet më të shpeshta në trafik
  • Alarm në 24 orët e fundit: 128 aksidente, mbi 2,300 tiketa dhe 22 të arrestuar në Kosovë
  • Prokuroria e Gjilanit me 10 aktakuza: Kanosje, dhunë në familje, drogë, vjedhje dhe rrezikim i trafikut publik
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home » Diskutim rreth ngritjes së kujdesit institucional për grupet e margjinalizuara
Lajme Lokale

Diskutim rreth ngritjes së kujdesit institucional për grupet e margjinalizuara

adminBy adminOctober 22, 2024No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Nga Ismajl Kurteshi

/ Anëtar i Kuvendit Komunal në Gjilan nga Lëvizja Vetëvendosje /

Grupet e margjinalizuara, janë pjesë e rëndësishme e shoqërisë, që kanë nevojë për përkrahje, të cilën zakonisht, në radhë të parë e gjejnë në familje, kurse familja shpesh nuk ka mundësi, për arsye të ndryshme, të ofrojë përkrahjen e nevojshme, sidomos atë profesionale, prandaj institucionet duhet të kujdesen që t’ua lehtësojnë jetën personave me nevoja të veçanta, fëmijëve jetim, personave të moshuar, që nuk përkrahen nga familjet e tyre etj., duke ua mënjanuar pengesat në jetë në mënyrë që ata të jetojnë më mirë dhe të integrohen sa më mirë në shoqëri.

Në çdo vend, kur institucionet qeveritare apo komunale, nuk mund të ofrojnë shërbime për këto kategori, atëherë atyre ju duhet t’i përkrahin OJQ-të që ofrojnë shërbime të tilla.

Në Gjilan si dhe komunat për rreth, veprojnë disa Organizata Joqeveritare të cilat kryejnë shumë shërbime për kategoritë e lartpërmendura edhe pse ato  përkrahen pak, si nga donatorët ashtu edhe nga institucionet komunale.

HENDIKOSI në Gjilan, bashkë me Shoqatën e të Verbërve, si dhe Shoqatën e të Shurdhërve, që nga paslufta kanë ofruar shërbime të shumta si: Furnizim me mjete ortopedike, shërbime logopedike, seanca psikologjike, shërbime infermierie, furnizim me terapi mjekësore (të përshkruar nga mjeku), ofrim të transportit për vizita mjekësore, trajnime për të verbëritë, kujdes për fëmijë me Sindromin Daun etj.

Viteve të fundit janë aktivizuar edhe disa organizate të tjera në komunën tonë si: Sindrom Daun, Pema, etj.

Përkundër angazhimit të madh të këtyre organizatave dhe përkrahjes së kohëpaskohshme të institucioneve komunale dhe qendrore, nevojat e grupeve të margjinalizuara nuk janë as përafërsisht të plotësuara, dhe kjo pastaj shkakton mos marrjen e shërbimeve të domosdoshme për ta nga ana e profesionistëve të fushës. Kështu persona me nevoja të veçanta si dhe ata me autizëm, ballafaqohen me vështirësi të këtilla, duke mos pas mundësi të marrin shërbimet adekuate për ta.

Për Personat me Aftësi të Kufizuara, vështirësitë e para paraqiten që në çerdhe e pastaj në shkollë. Shkollimi fillor është obligues, gjithëpërfshirës, prandaj obligohet  Drejtoria Komunale e Arsimit, që në të gjitha këta hapa, t’i përfshijë ata në shkollë.

Trupat vlerësuese, për vlerësimin e fëmijëve, me Aftësi të Kufizuara po ashtu duhet të jenë funksionale.

Fëmijët me Aftësi të Kufizuara, kanë nevojë edhe për asistentë në kopshte e shkolla, shpesh prindërit e tyre paguajnë individualisht asistent për ta. Prandaj Drejtoria e Arsimit, duhet të angazhohet më shumë, edhe rreth kësaj çështjeje.

Personave me nevoja të veçanta, sidomos fëmijët dhe të moshuarit që kanë nevojë për qëndrim tërë ditor, komuna duhet t’ju bëjë zgjidhje si me sigurimin e hapësirave të nevojshme si me sigurimin e personelit profesional, që do të kujdesej për ta terë ditën. Kështu familjarët e personave që kanë nevojë për përkujdesje terë ditorë, e që shpesh janë të punësuar dhe nuk kanë mundësi të jenë tërë ditën të angazhuar me  familjarin e tyre në nevojë lirohen nga ky obligim i pa përballueshëm.

Problem për Personat me Aftësi të Kufizuara, janë edhe  vështirësitë në qasje, siç janë mungesa e pjerrinave, në institucionet shkollore, mjekësore, dhe institucionet e tjera.

Duke e pas parasysh këtë situatë:

1. Komuna e Gjilanit, duhet ta rris dukshëm kujdesin institucional ndaj këtyre kategorie, të ndajë më shumë mjete financiare me të cilat duhet të sigurojë dhe  hapësira të mjaftueshme, në radhë të parë duke i funksionalizuar ato ekzistuese, si  dhe mjete pune të nevojshme për këto kategori, t’i përkrahë organizatat që merren me personat me nevoja të veçanta dhe sidomos të angazhojë ekspertë të kualifikuar (trajnuar), për përkujdesjen e tyre.

2. Duke pas parasysh edhe nevojën për hapësira, për OJQ-ë që mund të ofrojnë shërbime, në radhë të parë duhet të funksionalizohen  objektet ekzistuese, siç është “Fshati i lumtur” (Qendra për jetim dhe persona të moshuar) e pastaj, nëse ka nevojë për objekte të tjera,  të ndërtohen objekte të tjera për këto kategori.

Kujdesi ndaj këtyre grupeve, përveçqë se është obligim moral është edhe obligim ligjor. /GJILANI INFO//

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Përfundon fushata e korrje-shirjeve në Komunën e Kamenicës

August 11, 2026

Kamenica i dha lamtumirën verës me një darkë madhështore

August 5, 2026

Një hapësirë e re për fëmijët në Strehimoren “Liria” të Gjilanit, inaugurohet këndi i lodrave

August 5, 2026
Mos humbni
Lajme Qendrore

Moti sot

By adminAugust 19, 2026

Moti gjatë ditës së sotme në vendin tonë do të jetë me diell dhe…

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026

Dy aktakuza në Gjilan për “Kanosje” – Prokuroria nis procedurat ndaj dy personave

August 14, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Moti sot

August 19, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.