Author: admin

Në Universitetin Publik “Kadri Zeka” në Gjilan u mbajt aktiviteti letrar “Ora e Shkrimtarit”. Ky aktivitet u organizua nga PEN Qendra e Kosovës dhe kishte për qëllim promovimin e krijimtarisë letrare dhe poetike të Dr. Aziz Mustafa. Gjatë ngjarjes, profesori Sali Bashota nga PEN Qendra e Kosovës foli për rëndësinë dhe ndikimin e veprës poetike të Dr. Aziz Mustafa. Ndërsa, vetë Dr. Mustafa shpalosi botën e tij shpirtërore dhe rrugëtimin e tij në krijimtarinë letrare, duke ndarë momente të veçanta nga karriera e tij. Të pranishmit patën mundësinë të diskutojnë mbi temat e trajtuara dhe të marrin pjesë në…

Read More

Drejtoria e Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvikkimit Rural në Viti, ka mbajtur sot një trajnim me fermerët e kësaj komune me temën:. Agroturizmi dhe diversifikimi i fermave”. Ky trajnim organizohet nga Projekti”Zhvillimi i Zonave Rurale përmes Avansimit të Shërbimeve Këshillimore” DShK-MBPZHR, të cilën e implementon organizata KDC. Trajnimin e mbajti Pajtim Krasniqi Magjistër i Bujqësisë dhe këshilltare privat i licencuar nga MBPZHR./GJILANI INFO/

Read More

AQH me financimin e Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) të implementuar nga KOPF, dhe profesionistët shëndetësor nga QKMF – VITI, kanë zhvilluar sot karvanin shëndetësorë “përSHËNDETje”. Me këtë rast, kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, u shpreh se në rend të parë është shëndeti publik dhe jeta e qytetarit dhe, informata të tilla për mbrojtjen e shëndetit janë të domosdoshme për secilin prej nesh. Në këtë aktivitet, qytetarëve vitias iu ofruan informata mjaft të rëndësishme mbi shëndetin, duke përfshirë; aktivitetin fizik, duhanin, alkoolin, mbipeshën dhe ushqyeshmërinë. Përndryshe kjo fushatë po zbatohet nga KOPF (Kosova Population Foundation)./GJILANI INFO/

Read More

Në kuadër të përvjetorit të katërt të ndarjes nga jeta të poetit Ramadan Musliu, Shoqata e Shkrimtarëve dhe Krijuesve “Ramadan Musliu” në Viti organizoi aktivitetin letrar “Metamorfoza e vjeshtës.” Kjo ngjarje u mbajt për të kujtuar dhe nderuar veprën dhe trashëgiminë e këtij krijuesi të njohur në letërsinë shqiptare. Në këtë orë letrare, përveç fjalimeve përkujtimore për jetën dhe veprën e Ramadan Musliut, u bë edhe promovimi i veprave të tij. Shkrimtarë, studiues dhe adhurues të letërsisë nga mbarë Kosova dhe rajoni u mblodhën për të ndarë mendimet e tyre mbi ndikimin e tij në letërsinë bashkëkohore shqiptare, duke…

Read More

Seanca e radhës e Kuvendit të Komunës së Gjilanit pritet të jetë ndër më të ngarkuarat e këtij viti, pasi Komiteti për Politikë e Financa, ka rekomanduar sot për miratim 15 pika të ndryshme, duke filluar nga Raporti i auditimit e deri te shpallja e konkursit për bursat e nxënësve. Në të vërtetë, mospajtimet pozitë-opozitë kanë vazhduar edhe në këtë mbledhje të KPF, ku këshilltarët e LVV kërkuan futjen në rend dite të propozim-vendimit për miratimin e buxhetit 2025, inkubatorin e biznesit, bartjen e mjeteve në shumë prej 2.5 milionë euro si dhe raportin e kryetarit për periudhën janar-qershor…

Read More

Në Kamenicë ka ndodhur një aksident trafiku mes dy ngasësve të automjeteve në të cilin aksident njëri prej tyre ka pësuar lëndime vdekjeprurëse. Ndërkaq, lëndime trupore ka pësua r edhedrejtuesi i automjetit tjetër i cili pas marrjes së ndihmës mjekësore është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Me urdhër të prokurorit  trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion./GJILANI IINFO/

Read More

Nga Ismajl Kurteshi / Anëtar i Kuvendit Komunal në Gjilan nga Lëvizja Vetëvendosje / Grupet e margjinalizuara, janë pjesë e rëndësishme e shoqërisë, që kanë nevojë për përkrahje, të cilën zakonisht, në radhë të parë e gjejnë në familje, kurse familja shpesh nuk ka mundësi, për arsye të ndryshme, të ofrojë përkrahjen e nevojshme, sidomos atë profesionale, prandaj institucionet duhet të kujdesen që t’ua lehtësojnë jetën personave me nevoja të veçanta, fëmijëve jetim, personave të moshuar, që nuk përkrahen nga familjet e tyre etj., duke ua mënjanuar pengesat në jetë në mënyrë që ata të jetojnë më mirë dhe…

Read More

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjilan, Arben Kadriu ka pritur në takim përfaqësues nga Zyra Ligjore e KFOR-it amerikan, për rajonin e Gjilanit, major Tony May dhe kapitenen Laura Eckstein. Gjatë këtij takimi ishte i pranishëm edhe zëvendës kryeprokurori i kësaj prokurorie, Isuf Sadiku. Kryeprokurori Kadriu, fillimisht falënderoi përfaqësuesit e KFOR-it për angazhimin, përkushtimin dhe bashkëpunimin e tyre në mbështetje të këtij regjioni, duke vlerësuar rolin e tyre në ruajtjen e sigurisë, paqes dhe stabilitetit, gjatë përmbushjes së detyrave të tyre. Në anën tjetër, të pranishmit falënderuan Prokurorinë Themelore në Gjilan për pritjen dhe bashkëpunimin, duke theksuar se mbeten…

Read More

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur sot në takim presidentin e Shoqatës së Miqësisë Kosovë-Austri, z. Arsim Vranovci, me të cilën edhe kanë nënshkruar një memorandum mirëkuptimi. Gjatë këtij takim të kryetari Haliti dhe z. Vranovci ata kanë potencuar bashkëpunimin e mirë që ka Vitia dhe Kosova me shtetin austriak dhe miqësinë mes këtyre dy shteteve dhe interesimin e thellimit të bashkëpunimit në interes të përbashkët. Sipas këtij dokumenti qëllimi i këtij bashkëpunimi është bashkëpunimi i dy institucioneve me rastin e shënimit të ditës së shtetësisë së Austrisë. Bëhet me dije se me rastin e ditës…

Read More