- Kënga e Hajredinit – bota e përjetimit dhe frymëzimit
- Kundërshtimi i vullnetit të popullit është përpjekje për përmbysjen e demokracisë
- Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan dhe Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë thellojnë bashkëpunimin akademik dhe shkencor
- Prokuroria në Gjilan ngre dy aktakuza për “Ndërtim pa leje” dhe “Vjedhje”
- Moti sot kryesisht i ngrohtë dhe me diell
- Vetëm brenda një dite 58 aksidente dhe 2 mijë e 235 tiketa trafiku në Kosovë
- Reagon Dega e LDK-së në Gjilan ndaj procesit të rekrutimit të mësimdhënësve
- Gjilanit i ndahen mbi 2 milionë euro për banim social, do të realizohen 33 njësi banimi
Author: admin
Në Komunën e Gjilanit, ka filluar për certifikimi i mësimdhënësve për rishikimin e teksteve shkollore. Projekti i Bashkimit Evropian “Përkrahje për arsimin fillor dhe të mesëm të ulët” – KosEd, në bashkëpunim me Instituti Pedagogjik i Kosoves ka filluar këtë javë me ceremonitë e certifikimit të mësimdhënësve të cilët kanë përfunduar fazën e parë të trajnimit për rishikim dhe përmirësim të teksteve shkollore. Faza e parë përfshiu tekstet e gjuhës shqipe dhe matematikës. Komuna e Gjilanit, ishte e para ku u mbajt ceremonia, ndërsa javën e ardhshme vazhdojmë me komunat tjera. Ceremonitë e certifikimit do të përfundojnë deri më 25…
Sot në selinë e Bashkësisë Islame (KBI) në Gjilan u nënshkrua memorandum bashkëpunimi në mes KBI dhe “Fondacioni Humanitar Begatia Kosova/Foundation Barakah Charity Kosovo”. “Fondacioni Humanitar Begatia Kosova/Foundation Barakah Charity Kosovo” si degë e shoqatës ame “Swiss Barakah Charity” me seli në Zvicër nënshkruan memorandum bashkëpunimi me Këshillin e Bashkësisë Islame të Gjilanit për financimin e projektit mbi funksionalizimin e ndërtesës së vakëfit për qendrën edukative e cila gjendet në afërsi të “Atik” Xhamisë dhe medresesë Alaud-din në qytetin e Gjilanit. Projekti në fjalë do të financohet nga “Swiss Barakah Charity” me seli në Zvicër përmes degës së saj…
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), dega në Gjilan, Nazim Gagica bashkë me kryetaren e Gruas së Aleancës, Zarife Asllani, kanë pritur në takim kryetarin e Kuvendit të Komunës, z.Kushtrim Kadriu. Është biseduar për tema me interes për qytetarët tanë: arsimin, shëndetësinë, kulturën e sportin, infrastrukturën rrugore si dhe me theks të veçantë punën e Kuvendit. Kryetari Gagica ka kërkuar nga i pari i Kuvendit Komunal, Kushtrim Kadriu, që të gjejë rrugëdalje në mënyrë që të mbyllet tema e buxhetit komunal si nevojë për qytetarët e Gjilanit. Po ashtu, Gagica ka kërkuar respektim të rekomandimeve të Qeverisë…
Drejtori i Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Behar Hyseni, ka thënë se në ambientet e Shtëpisë së Kulturës është mbajtur ekspozita personale e artistes së mirënjohur Arbenita Kerqeli. Drejtori Hyseni theksoi se ekspozita si kjo padyshim pasurojnë jetën kulturore të Kamenicës. “U mbajt ekspozita “Origjina” Në ambientet e Shtëpisë së Kulturës u mbajt ekspozita personale e artistes së mirënjohur Arbenita Kerqeli. Në këtë mbrëmje kulturore, patëm mundësinë ta shohim nga afër stilin unik e të veçantë të pikturave të artistes në fjalë. Ekspozita si kjo padyshim pasurojnë jetën kulturore të Kamenicës. Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri…
Në vazhdën e hetimeve dhe veprimeve operative-hetimore është identifikuar, lokalizuar dhe arrestuar të dyshuarit A.C. (viti i lindjes 1987, mashkull kosovar) nga Njësiti i Hetimeve Rajonale të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjilan. Ndërkaq, arrestimi i tij është bërë në koordinim dhe mbështetje edhe nga Njësiti për Reagim të Shpejtë i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjilan. I njëjtin e kërkonte policia që nga data 20.07.2024 nisur nga dyshimi se në bashkëkryerje edhe me tre persona të tjerë të arrestuar më herët ka qenë të përfshirë në kryerje të veprën penale ‘’Rrëmbim’’, rast i cili kishte ndodhur me datën…
Kryetari Hyseni: Po punojmë për të përmbushur 100% të premtimeve tona, edhe pse secila punë e mirë po kundërshtohet
Kryetari i Komunës së Gjilanit, ka diskutuar me drejtorët komunalë lidhur me premtimet dhe realizimin e projekteve. I pari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni, tha se nga 109 premtime 87 janë të realizuara. Më tej ai tregoi se tema e diskutimit të bordit të drejtorëve sot ishin premtimet që ende nuk janë përmbushur. “Po punojmë për të përmbushur 100% të premtimeve tona. Secila punë e mirë po kundërshtohet. Çdo projekt në interes publik po luftohet”, tha Alban Hyseni. I pari i Komunës së Gjilanit, theksoi se megjithatë, premtimet e dhëna po i përmbushin, ndërsa po vazhdojnë luftën ndaj atyre…
Kuvendi i Komunës së Gjilanit, nën udhëheqjen e Kushtrim Kadriut, kryesues, ka mbajtur të hënën seancë të jashtëzakonshme, e cila është ftuar nga opozita, me një pikë të rendit të ditës “Diskutim rreth informatave të gabuara që Komuna e Gjilanit I ka dërguar në Institutin GAP lidhur me mbajtjen e premtimeve të Kryetarit të Komunës”, me pjesëmarrje vetëm të partive opozitare (LDK-PDK-AAK-Vatra dhe të një asambleisti të VV-së). Pretendimet e opozitës se “Komuna ka dërguar informata të gabuara në Institutin GAP” i ka paraqitur në emër të grupit të LDK-së, Gentrit Murseli, i cili tha se nga viti i…
Drejtoresha për Zhvillim Ekonomik dhe Diasporë, Burbuqe Leka ka pritur në takim Këshilltarin e Qendrës për Karrierë, Eroll Morina, ku në këtë takim është nënshkruar marrëveshja për angazhimin e praktikantëve brenda komunës. “Kjo marrëveshje ka si qëllim ofrimin e mundësive për nxënësit e IAAP “Andrea Durrsakut” që të fitojnë përvojë të vlefshme profesionale nëpërmjet praktikës në departamentet tona. Praktikantët do të kontribuojnë me ide të freskëta dhe energji, ndërsa do të zhvillojnë aftësitë e tyre profesionale. Faleminderit Qendrës së Karrierës, përkatësisht këshillëtarit të Qendrës për karrierë, z.Eroll Morina për bashkëpunimin dhe gjithë atyre që do të angazhohen në këtë iniciativë”,…
Organizata Jo-Qeveritare Dardanapress, në kuadër te projektit “Promovimi, Ruajtja dhe Prezantimi i Diversitetit të Trashëgimisë Kulturore”, ka organizuar dy ekskursione, vizita një ditore më nxënës të përzgjedhur të Shkollave të Mesme të Ulëta të Komunës së Kamenicës duke i vizituar disa objekte, monumente të Trashëgimisë Kulturore, Historike në lokalitete të ndryshme në Komunën e Kamenicës. Qëllimi i organizimit të dy ekskursioneve me nxënës ishte vizita monumenteve të Trashëgimisë Kulturore, Historike ku nxënësit janë njoftuar nga afër me vendet, historikun e objekteve të monumenteve kulturore historike duke u informuar mbi rendësinë e ruajtjes të vlerave të Trashëgimisë Kulturore si dhe për…
Komuna e Gjilanit dhe ajo e Ranillugut, kanë nënshkruar memorandumin e bashkëpunimit ndër-komunal për ofrimin e shërbimit për ndriçimin e “Lagjes Kodra e Ropotovës së Madhe”. Në emër të kryetarit Alban Hyseni, nënshkruese e kësaj marrëveshje ishte nënkryetarja e Komunës së Gjilanit Leoonora Morina Bunjaku dhe nënkryetari i Komunës së Ranillugut Arton Dubova. Qëllimi kryesor i memorandumit të bashkëpunimit, është ofrimi i shërbimeve për qytetarët- ndriçimin e lagjes së njohur si “Lagjja e Kodrës së Ropotovës së Madhe”./GJILANI INFO/

