Humb jetën i riu shqiptar, rrethanat e ngjarjes mbeten ende të dyshimta
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Spanjë, ku 26-vjeçari shqiptar K.M. është gjetur i vdekur, përcjell albinfo.ch.
Referuar autoriteteve vendase, dyshohet se i riu është hedhur nga kati i 10-të i një pallati, ndërkohë që rrethanat e ngjarjes mbeten ende të dyshimta dhe janë nën hetime.
Lajmi ka tronditur miq e të afërm të tij, të cilët kanë shprehur dhimbjen e ngushëllime në rrjete sociale për humbjen tragjike.


