- Kënga e Hajredinit – bota e përjetimit dhe frymëzimit
- Kundërshtimi i vullnetit të popullit është përpjekje për përmbysjen e demokracisë
- Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan dhe Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë thellojnë bashkëpunimin akademik dhe shkencor
- Prokuroria në Gjilan ngre dy aktakuza për “Ndërtim pa leje” dhe “Vjedhje”
- Moti sot kryesisht i ngrohtë dhe me diell
- Vetëm brenda një dite 58 aksidente dhe 2 mijë e 235 tiketa trafiku në Kosovë
- Reagon Dega e LDK-së në Gjilan ndaj procesit të rekrutimit të mësimdhënësve
- Gjilanit i ndahen mbi 2 milionë euro për banim social, do të realizohen 33 njësi banimi
Author: admin
Një mosmarrëveshje mes burrit dhe gruas në Gjilan ka përfunduar me rrahje mes tyre, me ç’rast të dyshuarës edhe iu është ofruar tretmani mjekësor, ka njoftuar sot policia. Bëhet e ditur se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, kurse e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt./ GJILANI INFO /
Fshati Stubëll e Epërme e Vitisë, po bëhet me një rrugë alternative. Kjo pasi që sot kanë filluar punimet në asfaltimin e rrugës që lidhë këtë fshat me fshatrat Letnicë, Goden dhe fshatrat e tjera të kësaj zone të cilat cilësohen si vende të bukura me potenciale të mira për zhvillimin e ekoturizmit. Me këtë rast në fillimin e punimeve i pranishëm ishte i pari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtor, i cili është mirëpritur aty nga banorët. Kryetari Haliti i uroj banorët e kësaj ane për realizimin e këtij infrastrukturore, që sipas tyre do të ndihmojnë në…
Nënkryetarja e Komunës së Gjilanit, Leonora Morina Bunjaku, ka prezantuar para nënkryetarëve të komunave të Kosovës realizimin e buxhetimit me pjesëmarrje, i organizuar nga aktiviteti i USAID-it. Morina Bunjaku, tregoi se kanë realizuar buxhetimin me pjesëmarrje përgjatë dy javëve. Sipas saj me një periudhë ndërmjet marrjes së propozimeve dhe votimeve për projekte, prej katërmbëdhjetë ditëve sa zgjati verifikimi i tyre në drejtoritë përkatëse, nga data 3 deri në ditën e 22-të muaji qershor ishte muaji i buxhetimit me pjesëmarrje në Komunën e Gjilanit. Nënkryetarja e Gjilanit, tregoi se ishin 359 pjesëmarrës si qytetarë aktiv dhe të përfshirë në proceset vendimmarrëse,…
Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, së bashku me Drejtorin e Bujqësisë, Shpend Morina, Kryesuesin e Kuvendit, Liridon Kastrari, dhe u.d Drejtorin e NPL ‘Dardana’, Armend Bunjaku, kanë pritur në takim gjuetarët e Kamenicës. Në këtë takim i pari i komunës ka falenderuar të gjithë gjuetarët për prezencën e tyre duke thënë se komuna është e gatshme që t’iu ndihmoj dhe t’i financoj sikurse OJQ-të e tjera. “Ne kemi nevojë që grupet e tilla të interesit të organizohen në formë formale. Ashtu siç kemi organizatë të atletikes, skijimit, hikingut, volejbollit dhe të tjera duam që të kemi edhe një…
Kryetari Haliti ka marrë pjesë në konferencën për të rinjtë “Sfidat dhe mundësitë e punësimit në Kosovë dhe Shqipëri”
Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka mbajtur sot një fjalë rasti në konferencën e organizuar nga Caritas Kosova mbi sfidat dhe mundësitë e punësimit për të rinjtë në Kosovë dhe Shqipëri. Kryetari Haliti, theksoi rëndësinë e projektit “YourJob” duke e vlerësuar këtë projekt si një hap madhor për përgatitjen e të rinjve për tregun e punës dhe përmendi se që nga fillimi në vitin 2019, 73 të rinj kanë përfituar nga punësimi praktik, disa kanë hapur biznese dhe të tjerë janë trajnuar profesionalisht. Ai gjithashtu nënvizoi fazën e dytë të projektit që nisi në 2022, ku 15…
Kryetari Hyseni: Rina Ahmeti i është bashkuar ekipit tonë në cilësinë e Këshilltares për Rini
Rina Ahmeti i është bashkuar ekipit tonë në cilësinë e Këshilltares për Rini. Rina është një vlerë e shtuar për ekipin tonë, pasi që është një aktiviste e hershme dhe e palodhur politike, e cila ka pasur si prioritet të angazhimit të saj politikat rinore dhe fuqizimin e të rinjve, ka njoftuar Alban Hyseni Kryetar i Komunës së Gjilanit. Sipas tij, gjatë bisedës me Rinën ka vërejtur pasionin e saj të thellë për fuqizimin e rinisë dhe për të siguruar që zëri i tyre të dëgjohet. ”Ajo beson se të rinjtë kanë fuqinë të bëjnë ndryshimin dhe është këtu sepse…
Këshilltari i Ambasadës së Francës dhe drejtori i Arsimit, flasin për thellimin e bashkëpunimit
Drejtori për Arsim në Komunën e Gjilanit, Shpend Nuhiu, ka prit në takim këshilltarin për bashkëpunim edukativ dhe kulturor të ambasadorit të Francës Olivier Guérot, Edourd Mayoral. Tema të diskutimit në mes drejtorit Nuhiu dhe këshilltarit Mayoral, ishin përforcimi i bashkëpunimit ndërmjet Ambasadës së Francës nê Kosovë dhe Komunës së Gjilanit. Është diskutuar edhe për shkollat ku ofrohet gjuha frënge, si gjuhë e dytë e huaj./GJILANI INFO/
Familjarët e të ndjerës, Drita Bajrami-Kajtazi, ngushëllohen me telegram ngushëllimi nga PDK e Gjilanit
Me pikëllim morëm lajmin për vdekjen e znj. Drita Bajrami Kajtazi, gruas së përkushtuar ndaj punës e profesionit. Devotshmëria e respekti i saj, do të mbesin virtytet e larta njerëzore që ne do t’i kujtojmë përherë. Ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve e kolegëve! U prehsh në paqe Dritë! PDK, Dega në Gjilan
Lajm i trishtë ndarja nga jeta e Drita Bajrami Kajtazi, koleges e bashkëpunëtores tonë në Komunën e Gjilanit. Nga pak kohë që kishim rastin të bashkëpunojmë, ajo ishte e shquar për mirësinë e profesionalizmin e saj. Punëtore e zonja dhe pa zhurmë. Ngushëllimet më të sinqerta për familjen e shoqërinë! Alban Hyseni, kryetar i Komunës së Gjilanit.
Një person është therrur me mjet të fortë-thikë prej një personi pas një mosmarrëveshje mes tyre, ka bërë me dije policia. Policia njofton se është arrestuar personi i dyshuar lidhur me incidentin, rast ky të cilin e ka cilësuar si “vrasje në tentative”, kurse përsoni i therrur ështe dërguar për trajtim mjekësor. Ndërkaq, me vendim të prokurorit, aurori i “vrasjes në tentativë” është dërguar në mbajtje./GJILANI INFO/

