Author: admin

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti i shoqëruar nga drejtoresha e arsimit, Arta Ajeti kanë pritur sot në takim mësimdhënësin vitias, Sarafin Sopi, i cili sapo është pensionuar. Me këtë rast kryetari Haliti, e vlerësoj lartë angazhimin dhe përkushtimin e z. Sopi gjatë viteve të tij si mësimdhënës, duke theksuar se puna e tij ka lënë gjurmë të thella në arsimimin e shumë nxënësve duke e dhënë një kontribut të çmuar. Në këtë takim, mësimdhënësi i pensionuar u përgëzua për karrierën e tij të gjatë dhe të suksesshme, si dhe për rolin që ka luajtur në edukimin e…

Read More

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur sot në një takim zyrtar përfaqësues të Shoqatës së Biznese Shqiptare nga Turgutlu i Turqisë të përbërë nga Eyüp Örbilen dhe Ibrahim Gökdere. Gjatë këtij takim ata diskutuan mbi mundësitë e bashkëpunimit ekonomik mes afaristëve turq dhe atyre vitias, si dhe mundësive për investime turke në këtë komunë. Kryetari Haliti shprehu gatishmërinë e komunës së Vitisë për të krijuar parakushte sa më të mira për investitorët, duke theksuar rëndësinë e zhvillimit ekonomik për përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve, në veçanti të parandalimit të ikjes të rinjve në mërgim për shkak…

Read More

Në kuadër të projektit të USAID-it “Aktiviteti qeverisja e pronës”, sot në Viti po mbahet një trajnim me zyrtarët komunal mbi përmirësimin e procesit të inspektimit të ndërtesave dhe sistemit të përcjelljes së protokolleve të inspektimit. Ky trajnim ka për qëllim mbikëqyrjen e inspektimeve të ndërtimit, komunikim dhe koordinimin e aktiviteteve të drejtorive përkatëse, shkëmbimin e përvojave dhe çështje të tjera që ndërlidhen me këtë proces shumë të rëndësishëm./GJILANI INFO/

Read More

Është bërë shpërndarja e farës së grurit për fermerët e Komunës së Gjilanit. Kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni, bashkë me drejtorin e Bujqësisë Bajram Isufin kanë bërë shpërndarjen e farës së grurit për fermerët e Komunës së Gjilanit. I pari i komunës, tha se 1130 përfitues fermerëve i’u shpërndanë 200,000 kg farë gruri. “Si asnjëherë më parë, kemi shpërndarë 200,000 kg farë gruri për 1130 fermerë”, tha Alban Hyseni. Kryetari theksoi, se mbështetja për bujqësinë nuk ka qenë kurrë më e madhe se në qeverisjen tonë, me dhjetëra projekte dhe miliona euro investime. Bajram Isufi, drejtor i Bujqësisë…

Read More

Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural në Viti, ka mbajtur sot një trajnim me temën:. “Konservimi i perimeve, ruajtja dhe higjiena”, në fabrikën e konservimit të perimeve- Grasep, në Sllatinë të Epërme, e cila udhëhiqet nga Valbona Ajeti, që ofron një pasqyrë frymëzuese të përkushtimit dhe punës së pa lodhur. Në këtë fabrikë janë të punësuara 13 gra, të cilat punojnë së bashku për të përpunuar dhe paketuar produkte cilësore, duke siguruar që çdo proces të përmbushë standardet më të larta. Kjo iniciativë jo vetëm që ndihmon në zhvillimin e komunitetit lokal, por edhe nxit fuqizimin e grave…

Read More

Drejtori për Arsim në Komunën e Gjilanit, Shpend Nuhiu, ka prit përfaqësues nga Ministria e Arsimit, ku është prezantuar Rregullorja për procedurat e përzgjedhjes dhe emërimit të drejtorëve, zëvendësdrejtorëve, mësimdhënësve dhe personelit tjetër arsimor në institucionet publike edukativo-arsimore parauniversitare. MAShTI, në bashkëpunim me projektin KosEd, ka nisur një seri takimesh regjionale me qëllim prezantimin e Rregullores për procedurat e përzgjedhjes dhe emërimit të drejtorëve, zëvendësdrejtorëve, mësimdhënësve dhe personelit tjetër arsimor në institucionet publike edukativo-arsimore parauniversitare. Qëllimi i këtyre takimeve është të ofrohen udhëzime dhe sqarime për DKA-të dhe për komisionet përzgjedhëse, duke u fokusuar në implementimin e rregullores dhe përdorimin…

Read More

Ansambli i Këngëve dhe Valleve “Gjilani” është shpërblyer me çmimin si orkestri më i mirë në festivalin “Ballkan Fest”, i cili u mbajt në Kumanovë më 18 dhe 19 tetor. Në këtë festival morën pjesë grupe nga të gjitha trojet shqiptare, duke e bërë evenimentin edhe më të veçantë. Nga ana tjetër, Mustafë Bajrami, u shpall instrumentisti më i mirë i festivalit, një arritje që tregon talentin dhe përkushtimin e tij. Drejtori për Kulturë Rini dhe Sport i Komunës së Gjilanit, Kushtrim Zeqiri, shprehet i lumtur që Ansambli i Këngëve dhe Valleve “AKV Gjilani”është shpërblyer me çmimin si orkestri…

Read More

Numri i të arrestuarve për një ditë në Kosovë ka arritur shifren prej 13 personave, bëhet e ditur përmes raportit të fundit prej 24 orësh nga policia. Ndërkaq po për të njejtën ditë janë paraburgosur 11 persona, kurse një person është vënë në vuajtje të dënimit./GJILANI INFO/

Read More

“Komuna e Gjilanit këtyre ditëve ka filluar përmirësimin e trotuareve nga udhëkryqi tek Universiteti “Kadri Zeka” në drejtim të qendrës së qytetit, por me auditimin të cilin e kam bërë sot atyre trotuarëve me rezulton që Komuna e Gjilanit po i diskriminon personat me aftësi të kufizuara”, ka thënë kreu i Shoqatës së Personave me Aftësi të Kufizuara, Fatmir Shurdhani. Sipas tij, thuhet se për gjatë gjithë rrugës së punuar deri më tani, troturet që ndajnë rrugën kryesore janë të ngritura jashtë standardeve ashtu që ua pamundësojnë qarkullimin e lirë personave me aftësi të kufizuara, e veqanërisht përdoruesve të…

Read More