- Kënga e Hajredinit – bota e përjetimit dhe frymëzimit
- Kundërshtimi i vullnetit të popullit është përpjekje për përmbysjen e demokracisë
- Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan dhe Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë thellojnë bashkëpunimin akademik dhe shkencor
- Prokuroria në Gjilan ngre dy aktakuza për “Ndërtim pa leje” dhe “Vjedhje”
- Moti sot kryesisht i ngrohtë dhe me diell
- Vetëm brenda një dite 58 aksidente dhe 2 mijë e 235 tiketa trafiku në Kosovë
- Reagon Dega e LDK-së në Gjilan ndaj procesit të rekrutimit të mësimdhënësve
- Gjilanit i ndahen mbi 2 milionë euro për banim social, do të realizohen 33 njësi banimi
Author: admin
Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur sot në një takim lamtumirës pjesëtaret e Ekipit për Monitorim dhe Ndërlidhje të KFOR-it amerikan (LMT K20) në Viti, në krye me togerin të deritanishëm Kirby. I pari i komunës i falënderoj ata dhe gjithë ushtarët e KFOR-it për kontributin që kanë dhënë duke ju ndarë atij një mirënjohje. Në këtë takim u prezantua edhe ekipi i ri që do të udhëheqë, togeri Miller. Ndërkaq një mirënjohje pjesëtarët KFOR-it patën edhe për kryetarin Haliti. Gjatë këtij takimi kryetari Haliti e pos që falënderoj ekipin e deritanishëm për bashkëpunimin e mirë dhe…
Rektori i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan Pro. Asoc. Dr. Artan Dërmaku dhe Memli Ymeri drejtor i Programit për të Drejtat Civile – Kosovë (CRP/K), kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi për zhvillimin e Klinikave Ligjore në Fakultetin Juridik. Qëllimi i përgjithshëm i kësaj marrëveshje është të ofroj një kornizë në kuadër të së cilës palët mund të zhvillojnë dhe realizojnë aktivitete dhe projekte në bashkëpunim për t’u ofruar studentëve të Fakultetit Juridik të Universitetit Publik “Kadri Zeka” mundësitë që të rrisin njohuritë e tyre teorike dhe praktike gjatë vitit akademik, qoftë në semestrin dimëror apo në atë veror, ashtu…
Skënder Zogaj Mbi lumin shpatull hapur Ura e ngrysur nga hallet varg Plot mllef e zemërim pa hak Me retë bisedon larg e larg: – Ku lidhet zinxhiri nuk ka pranverë Sall errësirë ka e skëterrë! Kosova i ka përbuzur korbat Suvatën e bukur të urës e ka ftesë Që njerëzit t’i bashkojë dashuria Kundër kiropterëve të pabesë. Hijet që urrejtja i ka lënë mbi urë, Janë gjurmë trishtimi që nuk zbehen kurrë Mes shpresës dhe frymës së mirë Qoftë e bekuar ëndrra e shpirtit të dëlirë!
Drejtori për Zhvillim Ekonomik Enver Shabani dhe ai i Bujqësisë Bajram Isufi, kanë marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së edicionit të 24-të të panairit të agrobiznesit, ushqimit dhe pijeve Agrokos nê Prishtinë. Dy drejtorët vizituan bizneset bashkë me kryeministrin Albin Kurti, zv. kryeministrin Besnik Bislimi, ministrin i Bujqësisë Faton Peci e zv. ministrin Imri Demelezi, ambasadorë e zyrtarë të tjerë institucionesh. Drejtorët Bajram Isufi e Enver Shabani, kanë zhvillluar edhe takime e biseda konstrukrive jo vetëm me zyrtarë institucionesh, por kanë bashkëbiseduar edhe me përfaqësues të bizneseve prodhuese të ushqimit dhe pijeve. Ky panair është i vetmi i këtij…
Me qëllim të nxitjes dhe përkrahjes së fermerëve vitias, Komuna e Vitisë konkretisht, Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural si dhe kryetari i kësaj komune, Sokol Haliti, kanë bërë sot shpërndarjen e 67 motokultivatorëve me freza dhe kosa. Me këtë rast kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, në ceremoninë e ndarjes së këtyre pajisjeve për përfituesit, tha se këto pajisje janë edhe një shtytje më shumë për fermerët që merren çoftë me prodhimtarinë e perimekulturës, po ashtu edhe pemëtarisë. Përmes këtyre pajisjeve do ta kenë më lehtë kultivimin e prodhimeve bujqësore të cilat do të jenë kualitative edhe…
Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti i shoqëruar nga drejtori për Bujqësi, Naim Pira kanë vizituar sot punimet që po zhvillohen në hapjen dhe pastrimin e shtratit të lumit “Morava e Binçës” dhe atë nga fshati Binçë në drejtim të Vitisë. Këto punime i kanë mirëpritur edhe kryetarët e fshatrave Binçë dhe Kabash, Arben Jakupi dhe Ali Toma. Bëhet me dije se punime të tilla janë bërë edhe më parë në pjesë të ndryshme të komunës së Vitisë, jo vetëm në shtratin e lumit por edhe në pastrimin dhe hapjen e kanaleve dhe përroskave. Kryetari Haliti tha se…
Njësia Komunale për të Drejtat e Njeriut, në kuadër të DAP-it, në bashkëpunim me OJQ “Llulludi”, sektorin e sportit pranë DKRS-së dhe me mbështetjen e OSBE-së, organizoi një aktivitet sportiv në volejboll, me pjesëmarrjen e nxënësve shqiptarë dhe rom të shkollave të mesme të komunës sonë. Qëllimi i këtij aktiviteti ishte të promovonte shembullin e mirë të Kamenicës në gjithpërfshirjen e komuniteteve në jetën shoqërore, sportive dhe kulturore, duke demonstruar angazhimin për përfshirjen e komuniteteve të ndryshme. Ky aktivitet synonte gjithashtu të forconte bashkëpunimin ndërmjet nxënësve të përkatësive të ndryshme etnike, për të ndërtuar ura të mirëkuptimit dhe bashkëjetesës. Aktiviteti…
Organizuar nga Shoqata e Shkrimtarëve dhe Krijuesve të Vitisë “ Ramadan Musliu” dhe nën përkujdesjen e kryetarit të komunës së Vitisë, Sokol Haliti sot në Viti, me rastin e rastin e 70-vjetorit të lindjes dhe 50-vjetorit të punës krijuese të poetit të njohur, Skënder Sherifi, është mbajtur një aktivitet për portretin e tij letrar. Në këtë ngjarje, u nderua kontributi i jashtëzakonshëm letrar i poetit Sherifi, ku një fjalë rasti e mbajti edhe kryetari Haliti. Gjatë këtij takimi i pari i Vitisë, tha se sado që të folët për veprën jetësore të Sherifit është e pakët të përmblidhet veprimtaria…
Është identifikuar dhe arrestuar personi i dyshuar në Kllokot, pasi që i njëjti ishte duke bashkëjetuar me një vajzë të mitur, njofton policia. E permendura është strehuar në strehimore, kurse personi i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./GJILANI INFO/
Është mbajtur punëtoria për hartimin e Strategjisë së Zhvillimit Ekonomik Lokal 2024- 2031 e Komunës së Gjilanit. Enver Shabani, drejtor për Zhvillim Ekonomik, tha se me hartimin e Strategjisë së Zhvillimit Ekonomik Lokal 2024- 2031 po shënojnë një hapë vendimtar për zhvillimin e qëndrueshëm komunal. “Strategjia e Zhvillimit Lokal, është një dokument themelor për rritjen ekonomike dhe zhvillimin afatgjatë të komunës sonë”, tha drejtori Shabani. Sipas tij kjo strategji synon të adresojë sfidat kryesore që kanë, të krijojë mundësi të reja për investime dhe të sigurojë mirëqenie për të gjithë qytetarët e komunës. Alban Hyseni, kryetar i Komunës së…

