Lëvizja Vetëvendosje në Gjilan ka bërë me dije se kandidatët e saj për deputetë vizituan poliklinikën ikonë të qytetit, “Diagnoza”, një institucion shëndetësor ku mbi 100,000 pacientë kanë marrë shërbime që nga periudha e paraluftës.
“Kontributi i familjes Poroshtica, edhe në kohët më të errëta të luftës, mbetet i freskët në kujtesën tonë kolektive dhe përfaqëson një shembull të përkushtimit ndaj qytetarëve.
Të impresionuar nga rinovimi i ambienteve dhe mbi të gjitha nga cilësia e shërbimeve që ky institucion shëndetësor vazhdon të ofrojë, mes shumë kujtimesh nga e kaluara, përmbyllëm vizitën tonë me respekt e mirënjohje”. thuhet në njoftimin e Lëvizjes Vetëvendosje, Qendra në Gjilan.


