LDK ka vazhduar fushatën elektorale dhe kreu i Degës së Gjilanit, njëherësh njëri nga kandidatët për deputet, Lutfi Haziri ka thënë se në Gjilan bashkohen tre brezat e LDK-së, ai i politikave të rezistencës, brezi i Republikës dhe brezi i Kosovës Europiane.
Haziri ka thënës e respektojnë veprimtarin maksimalisht, por i kanë hapur derën të rinjve në logjikën ku gratë vendosin e burrat implementojnë, ku të rinjtë kërkojnë dhe burrat e gratë e implementojnë politika të përbashkëta.
“Ju falënderoj prej fundit të zemrës lagjeve, Dheu i Bardhë, Dardania, 2 Korriku, Baja, Qendra e Fidanishte, për përkrahjen e përhershme ndaj meje dhe LDK-së. Do të mbetem gjithmonë, Luta juaj. LDK besë e shpresë për Kosovën”, ka thënë Haziri.


