Lëvizja Vetëvendosje, në kuadër të fushatës së saj elektorale ka mbajtur tubim edhe në Përlepnicë të Gjilanit.
“Në tubimin e mbajtur në Përlepnicë, të gjithë ishin njëzëri për Lëvizjen Vetëvendosje! dhe shtetin për krejt. Banorët mirëpritën kandidatët, të cilët shpalosën para tyre zotimet tona për mandatin e ri të zhvillimit të vendit”, thuhet në njoftimin e Lëvizjes Vetëvendosje, Qendra në Gjilan.
Në Vetëvendosje thonë se edhe në Përlepnicë, mobilizimi po rritet çdo ditë drejt 7 qershorit. Numrit 116, qitja pikën.


