Author: admin

Lidership për barazi, roli i grave në krijimin e komunave gjithëpërfshirëse, ishte tema e takimit me anëtaret e grupeve jo formale të grave nga komunat e Gjilanit, Kamenicës e Vitisë. Në këtë trajnim ishte edhe nënkryetarja e Komunës së Gjilanit Leonora Morina Bunjaku, drejtoresha për Buxhet dhe Financa Herolinda Murati Leka dhe Lindita Salihu, zyrtare për Barazi Gjinore. Nënkryetarja, ka treguar se përfaqësimi i grave në Komunën e Gjilanit është i kënaqshëm, ku numër jo i vogël i drejtorive udhëhiqen nga gratë, derisa në arsim e shëndetësi kjo numri i të punësuarave është kryesisht i gjinisë femërore. “Ne kemi…

Read More

Me rastin e 112 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, Komuna e Gjilanit do të mbajë disa aktivitete. Kryetari i komunës Alban Hyseni, ka listuar aktivitetet të cilat do të mbahen me rastin e Ditës së Flamurit, të cilat fillojnë nga 24 tetori deri më 28 nëntor. Ai ka njoftuar se: 112-vjetori i Ditës së Flamurit këtë vit na mbledh në një sërë aktivitetesh, që kanë për synim të na kujtojnë rëndësinë e unitetit dhe vlerësimin për trashëgiminë tonë kombëtare. “Ju ftoj të gjithëve të bashkoheni në këto ngjarje dhe ta festojmë këtë ditë me krenari dhe nderime ashtu siç…

Read More

Në kuadër të “Javës së Bujqësisë”, kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni, bashkë me drejtorin për Bujqësi, Bajram Isufin, kanë vizituar fermerin Besnik Muji nga fshati Bresalc, njërin ndër përfituesit e projekteve të ndara nga komuna, përkatësisht nga Drejtoria e Bujqësisë. I pari i Gjilanit, theksoi se fermeri të cilin e vizituan, ka treguar për përkushtimin dhe punën e jashtëzakonshme që po bën në fermën e tij. “Për herë të parë pas luftës, Besniku dhe fermerët e tjerë të Gjilanit po përfitojnë nga politikat tona mbështetëse, duke u subvencionuar me 8 cent për litër të qumështit. Me aprovimin…

Read More

Edhe në Gjilan, është shënuar Dita Botërore e Fëmijëve nga sektori për të Drejtat e Njeriut, në Komunën e Gjilanit bashkë me Asamblenë e Fëmijëve. Fëmijët nëpërmjet aktiviteteve kanë ngritur zërin e tyre, në kujtim të miratimit të Konventës së Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Fëmijëve. Udhëheqësi i sektorit për të Drejtat e Njeriut dhe Komunitet në Komunën e Gjilanit, Ardian Foniqi, tha se së bashku me Asamblenë e Fëmijëve, shënuam me krenari 20 Nëntorin – Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Fëmijëve. “Ky aktivitet është një moment i rëndësishëm për të përcjellë një mesazh të fuqishëm…

Read More

Kosova është një nga shtetet që i është bashkuar operacionit “Interflex”, një nismë globale organizuar nga Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar që deri më tani ka trajnuar mbi 50 mijë rekrutë ukrainas. Ky bashkëpunim ka theksuar mbështetjen e Kosovës për Ukrainën dhe angazhimin e saj për lirinë dhe qëndrueshmërinë ndërkombëtare. Operacioni “Interflex”, tani përfshin një koalicion gjithnjë në rritje të vendeve, përfshirë edhe Rumaninë dhe Estoninë. Trajnimi fokusohet në rritjen e aftësive dhe gatishmërisë së forcave ukrainase për të përballuar sfidat e sigurisë, është thënë në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes së Britanisë. “50 000 rekrutë ukrainas…

Read More

Drejtori i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjilan, Kolonel Agron Rukiqi me staf, ka pritur në takim Drejtorin e Spitalit të Përgjithshëm në Gjilan Dr.Arsim Emini dhe znj.Vlora Shalaj Drejtoreshë e Shërbimit të Infermierëve në Spitalin Rajonal në Gjilan, për të diskutuar rreth forcimit të bashkëpunimit në fushën e sigurisë dhe shëndetit publik. Në këtë takim u diskutua për intensifikimin dhe koordinimin midis dy institucioneve për të përmirësuar reagimin në situata emergjente dhe për të përforcuar masat e sigurisë, sidomos në raste të aksidenteve, incidenteve dhe urgjencave shëndetësore që kërkojnë ndërhyrjen e menjëhershme të forcave të rendit dhe ekipeve…

Read More

Rektori i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku, së bashku me Prorektorët, priti sot në një takim zyrtar Nënkryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri. Gjatë takimit, u diskutuan çështje të rëndësishme lidhur me zhvillimin e mëtejshëm të universitetit, përfshirë projektin për krijimin e një kampusi modern. Rektori Dërmaku e informoi z. Haziri për hapat e ndërmarrë deri tani në drejtim të përmirësimit të infrastrukturës dhe cilësisë së arsimit në universitet, duke theksuar rëndësinë e mbështetjes institucionale për përmbushjen e këtyre synimeve. Nga ana e tij, z. Haziri shprehu vlerësimin për angazhimin…

Read More

Nga: Milazim Maraj Ka filluar një para fushatë mjaftë e ashpër dhe pa koncept. Plotë sharje, fyerje, kërcënime, madje duke kërkuar përkrahje edhe jashtë vendit. Duke ofruar shërbime për kërkesa nga të huajt. Për kauza të rrejshme që më nuk besohen. Plotë tragjedi, degradime të vlerave kombëtare, vrasje, plagosje dhe tentim vrasje. Një si luftë politike që në patëm mundësi të i shohim produktet e kësaj fushate që nga pas lufta. Çka po kërkojmë? A po e dimë çka po kërkojmë? Lufta për pushtet ka kritere. Të luftosh për pushtet nuk do të thotë të shkelësh mbi rivalet tuaj dhe…

Read More

Drita ka shënuar fitore ndaj Suharekës me rezultat 4:2 në kuadër të Superligës së Kosovës. Arb Manaj, 35’, Blerim Krasniqi, 49’ e 63’ dhe Albert Dabiqaj në 57’, ishin tundësit e rrjetës te Drita. Mysafirët nuk ikën pa e dhënë mundin e tyre pasi shënuan dy gola, përmes Liridon Fetahajt në minutën e 54’ dhe Alden Skrelji në të 87’ Me këtë fitore, “Intelektualët” marrin kreun e tabelës me 28 pikë, tri më shumë se Ballkani që ka 25. Në anën tjetër, suharekasit kanë mbetur në kuotën e 18 pikëve në vendin e pestë.

Read More

Kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni bashkë me drejtorin për Bujqësi, Bajram Isufin, kanë vizituar fermerin Lulëzim Shala në fshatin Ponesh, përfitues i subvencioneve nga komuna. “Këtë javë do të ndajnë me qytetarët, disa të arritura të jashtëzakonshme në fushën e bujqësisë. Për vitin 2023, ne kemi ndarë një buxhet të përgjithshëm prej 1.5 milionë euro për këtë sektor”, tha Hyseni. I pari i komunës shtoi se prej këtij buxheti, 800 mijë euro vijnë nga buxheti komunal, ndërsa 700 mijë euro janë siguruar përmes marrëveshjeve të bashkëfinancimit. “Kjo përbën një rritje të jashtëzakonshme krahasuar me vitin 2022, kur gjetëm…

Read More