- Kënga e Hajredinit – bota e përjetimit dhe frymëzimit
- Kundërshtimi i vullnetit të popullit është përpjekje për përmbysjen e demokracisë
- Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan dhe Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë thellojnë bashkëpunimin akademik dhe shkencor
- Prokuroria në Gjilan ngre dy aktakuza për “Ndërtim pa leje” dhe “Vjedhje”
- Moti sot kryesisht i ngrohtë dhe me diell
- Vetëm brenda një dite 58 aksidente dhe 2 mijë e 235 tiketa trafiku në Kosovë
- Reagon Dega e LDK-së në Gjilan ndaj procesit të rekrutimit të mësimdhënësve
- Gjilanit i ndahen mbi 2 milionë euro për banim social, do të realizohen 33 njësi banimi
Author: admin
Të nderuar konsumatorë, KRU “Hidromorava” fton të gjithë konsumatorët që kanë të papaguara dy ose më shumë fatura për shërbime të ujësjellësit dhe kanalizimit që t’i paguajnë ato sa më shpejt. Në të kundërt, ata do të përballen me ndërprerje të shërbimeve dhe do të shkyçen nga rrjeti i ujësjellësit. Përveç mundësisë për ndërprerje nga rrjeti i ujësjellësit, lëndëte konsumatorëve borxhlinj do të procedohen te Përmbaruesi Privat, ku konsumatorët do të ngarkohen me kosto shtesë për shërbime përmbarimore. Kompania falënderon të gjithë konsumatorët që janë të rregullt me pagesën e faturave. Për të vazhduar ofrimin e shërbimeve cilësore, nevojitet ndihma…
Kryetari i Komunës së Kamenicës Kadri Rahimaj me bashkëpunëtorë, dhe përfaqësues nga Zyra e Këshillit të Europës në Prishtinë, kanë bërë inaugurimin e lulishtes “Luludi” në Kamenicë. Një ide e shprehur nga të rinj të komunitetit rom e cila është realizuar në kuadër të projektit ROMACTED ll, bashkëpunim ky mes Komunës së Kamenicës dhe Këshillin e Europës. “Kjo është një nismë shumë e mirë, e cila do t’i japë pamje tjetër Kamenicës, një biznes i tillë nuk ka qenë më herët në komunën tonë”-ka thënë Kryetari Rahimaj. Ai gjithashtu ka falënderuar Këshillin e Europës për të gjithë ndihmën e dhënë…
Në kuadër të Projektit “Zhvillimi i Zonave Rurale përmes Avansimit të Shërbimeve Këshillimore” i Drejtorisë Komunale të Bujqësisë dhe Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, e që implementohet nga organizata KDC, ka mbajtur një trajnim për fermerët e lëmisë së blegtorisë së komunës së Vitisë, në fermën e Njazi Shabanit, në fshatin Beguncë. Tema e trajnimit ishte “Sëmundjet ngjitëse te lopët qumështore, rëndësia e vaksinimit dhe shëndeti i tyre”. Trajnimi ka pasur një interes të kënaqshëm nga ana e fermerëve, të cilët kanë marrë informacione të vlefshme për menaxhimin e shëndetit të lopëve të qumështit dhe masat parandaluese për…
Forcimi i bashkëpunimit ndërkomunal, praktikat aktuale dhe iniciativat e ardhshme, ishte tema e konferencës së organizuar nga OSBE-ja në Gjilan. Igli Totozani, drejtori OSBE-së në rajonin e Gjilanit, tha se ky diskutim është një ngjarje e veçantë dhe ka për synim rritjen e bashkëpunimit ndërkomunal. Sipas tij, kjo nismë e rëndësishme e bënë më të lehtë bashkëpunimin mes komunave në realizimim e projekteve për qytetarët. Misioni i OSBE-së, po i ndihmon komunat për të lehtësuar bashkëpunimin mes tyre që t’i japin një kahje më të mirë mbështetjes së tyre të mundshme. Nënkryetarja e Komunës së Gjilanit Leonora Morina Bunjaku, tregoi…
Për shkak të rritjes së nivelit të turbullirës, FPU Letnicë ka ndërperë trajtimin e ujit. Viti, 23 nëntor 2024 – Të nderuar konsumatorë, në pamundësi për trajtim të ujit në FPU Letnicë për shkak të normës së lartë të turbullirës si pasojë e reshjeve të fundit, jemi detyruar të ndalojmë procesin e përpunimit dhe furnizimin e konsumatorëve me ujë. Gjendja është duke u monitoruar nga stafi përgjegjës i Kompanisë dhe në momentin e stabilizimit të normave brenda standarteve të lejuara, do të rikthehet furnizimi me ujë. Ju faleminderit për mirëkuptim! KRU Hidromorava Tel: 0800 61 000
Në moshën 62-vjeçare, ka ndërruar jetë Ibrahim Ismajli, ish-kryetari i partisë Balli Kombëtar, dega në Gjilan. Ibrahim Ismajli njihej për vlerat e larta njerëzore dhe patriotike, duke qenë gjithmonë i përkushtuar ndaj çështjes kombëtare. Gjatë jetës së tij, ai u angazhua për promovimin e ideve kombëtare dhe ruajtjen e vlerave të Ballit Kombëtar, duke lënë pas një trashëgimi të çmuar në shërbim të atdheut. Ceremonia e varrimit do të zhvillohet sot, me Ikindi, në varrezat e qytetit të Gjilanit. Familjarët, miqtë dhe bashkëpunëtorët e tij pritet t’i japin lamtumirën e fundit një njeriu që dha shumë për kombin dhe…
Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor dhe Stacionet Policore gjatë periudhës kohore 15.11.2024 – 21.11.2024 në vazhdën e implementimit të planeve operative kanë shqiptuar njëmijë e katërqind e nëntëdhjetë e shtatë (1497) gjoba. Gjatë kësaj periudhe në kuadër të këtyre planeve janë ndërmarr aktivitete edhe në: • Hetim i dhjetë (10) aksidenteve të trafikut me dëme materiale, • Hetim i dymbëdhjetë (12) aksidenteve të trafikut me të lënduar, • Shqiptuar masa e ndalim drejtimit të mjeteve motorike për trembëdhjetë (13) ngasës. Me qëllim parandalimin e aksidenteve në trafik, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan apelon…
Njoftim për intervenim teknik në FPU Velekincë dhe ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë
HIDROMORAVA: Njoftim për intervenim teknik në FPU Velekincë dhe ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë Të nderuar konsumatorë, Sot gjatë ditës ekipet teknike të mirëmbajtjes do të kryejnë disa intervenime në FPU Velekincë. Si rezultat i këtyre punime që do të kryhen, do të jetë e nevojshme të ndërpresim furnizimin me ujë gjatë ditës dhe kjo do të ndikojë në ndërprerje të furnizimit të rregullt me ujë. Pas çdo ndërprerje uji në rubinetët tuaja mund të jetë i turbullt, por kjo nuk duhet të ju shqetësojë pasi që pas rrjedhjës të një sasie të vogël gjendja do të…
Drejtoria për Zhvillim Ekonomik në bashkëpunim me Drejtorinë e Bujqësisë dhe organizatën OJQ “Gruaja Hyjnore” për nderë të Festave të Nëntorit : Organizon panairin tradicional për nder “28 Nëntorit – Ditës së Flamurit” në sheshin “Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha”. Ky panair është një aktivitet tradicional që mbahet me rastin e Ditës së Flamurit, ku marrin pjesë biznese artizanale, fermerë dhe biznese nga zona e Gjilanit dhe më gjerë. Ky panair zakonisht shërben për të promovuar produktet vendore dhe për të nxitur bashkëpunimin ndërmjet prodhuesve lokalë dhe konsumatorëve. Drejtoria për Zhvillim Ekonomik fton të gjithë qytetarët e Komunës së Gjilanit…
Kanë vazhduar aktivitetet në kuadër të “Javës së Bujqësisë” në Komunën e Gjilanit, ku kryetari Alban Hyseni, bashkë me drejtorin për Bujqësi, Bajram Isufin, kanë vizituar fermerin Sead Rahimi nga fshati Malishevë. I pari i Gjilanit, tregon se “Java e Bujqësisë” ka vazhduar te fermeri Sead Rahimi nga Malisheva, i cili është një nga 30 përfituesit e paneleve solare me kapacitet prej 3.6kW. Sipas kryetarit të komunës, mbështetja e fermerëve përmes paneleve solare për herë të parë në komunën tonë, ka dhënë një efekt të jashtëzakonshëm duke ulur kostot e operimit dhe mirëmbajtjes. “Gjatë vitit 2023, nga buxheti total prej…

