- Kënga e Hajredinit – bota e përjetimit dhe frymëzimit
- Kundërshtimi i vullnetit të popullit është përpjekje për përmbysjen e demokracisë
- Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan dhe Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë thellojnë bashkëpunimin akademik dhe shkencor
- Prokuroria në Gjilan ngre dy aktakuza për “Ndërtim pa leje” dhe “Vjedhje”
- Moti sot kryesisht i ngrohtë dhe me diell
- Vetëm brenda një dite 58 aksidente dhe 2 mijë e 235 tiketa trafiku në Kosovë
- Reagon Dega e LDK-së në Gjilan ndaj procesit të rekrutimit të mësimdhënësve
- Gjilanit i ndahen mbi 2 milionë euro për banim social, do të realizohen 33 njësi banimi
Author: admin
Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi e ka vlerësuar të qetë dhe stabile gjendjen e sigurisë në qytet dhe fshatra, ku policia gjithë kohën janë me patrullime. Takimin e radhës së KKSB-së, në emër të kryetarit të komunës Alban Hyseni e hapi nënkryetarja Leonora Morina Bunjaku. Për situatën e sigurisë në Komunën e Gjilanit, ka raportuar Naser Rrahmani, zëvendës komandant i Stacionit të Policisë në Gjilan, i cili theksoi se kjo situatë e qetë dhe stabile e sigurisë është si rezultat i ngritjes së vetëdijes qytetare dhe aktiviteteve të vazhdueshme policore. Ai ka treguar edhe për numrin e veprave…
Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së ndalimit për t’iu afruar vendit ose personit të caktuar ndaj një (1) personi për veprat penale ‘’Ngacmimi’’ dhe ‘’Fotografimi dhe incizimet tjera të paautorizuara’’. Kjo Prokurori, ka ngritur dy (2) aktakuza ndaj dy (2) personave, për këto vepra penale: Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Dhënia e ryshfetit’’, Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Vjedhja e shërbimeve’’./GJILANI INFO/
Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka nënshkruar sot një marrëveshje mirëkuptimi me komunën Krivo Palanka nga Maqedonia e Veriut. Fillimisht ai priti në takim delegacionin nga kjo komunë që është kryesuar nga Antonio Davitkovski, udhëheqës i departamentit për zhvillim ekonomik lokal dhe integrime evropiane. Kryetari Haliti së pari ju dëshiroj mirëseardhje delegacionit nga kjo komunë dhe tha se me nënshkrimin e këtij dokumenti, komuna e Vitisë dhe ajo e Krivo Palankës po rikthejnë bashkëpunim e tyre në interes të qytetarëve. Ai tha se Vitia, ka pasur një bashkëpunim të shkëlqyer me këtë komunë dhe prandaj jo rastësisht po…
Komiteti për Politikë dhe Financa (KPF) nën kryesimin e Bekim Azizit, ka mbajtur sot mbledhjen e 11 të rregullt. Në fillim të këtij takimi kryesuesi Azizi, i ka njoftuar të pranishmit rreth vlerësimit të ligjshmërisë të akteve të fundit që janë votuar Kuvendi Komunal i Vitisë e të cilët kryesisht kanë kaluar edhe përmes KPF. Para hyrjes së në rend të ditës anëtarët e KPF-së ngritën çështje të ndryshme në interes të qytetarëve vitias. Ndërkaq në emër të ekzekutivit i pranishëm ishte zv. kryetari i komunës së Vitisë, Hasan Aliu. Përndryshe në këtë mbledhje u shqyrtuan dhe u votuan me…
Nga: Dibran Demaku Gani Mehmetaj: Koha pezull-roman, Prishtine 2024, Dardania Press Është thënë e shkruar me mijëra herë se Poezia është Mbretëresha e letërsisë. Dhe nëse është kështu, e kështu duhet edhe të jetë, meqë sa e sa nga mendjet më të ndritura të shoqërisë njerëzore e kanë thënë e stërthënë këtë, atëherë unë do të thosha atëherë se Romani është dhe duhet të jetë, Mbreti i letërsisë. Por, letërsia ka njohur deri më tash edhe poezi apo poemë që për nga vlera ideoartistike ia ka kaluar romanit, e gjithashtu janë shkruar romane poetike që ia kanë kaluar poezisë. Nëse…
Humb jetën i riu shqiptar, rrethanat e ngjarjes mbeten ende të dyshimta Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Spanjë, ku 26-vjeçari shqiptar K.M. është gjetur i vdekur, përcjell albinfo.ch. Referuar autoriteteve vendase, dyshohet se i riu është hedhur nga kati i 10-të i një pallati, ndërkohë që rrethanat e ngjarjes mbeten ende të dyshimta dhe janë nën hetime. Lajmi ka tronditur miq e të afërm të tij, të cilët kanë shprehur dhimbjen e ngushëllime në rrjete sociale për humbjen tragjike.
Reshjet e shiut të enjten gjatë mëngjesit do të shndërrohen në borë, me rënie të temperaturës, që deri në mbrëmje mund të zbres deri në -5C. Kështu ka paralajmëruar meteorologu kosovar Mendim Rugova. Sipas tij, shtresa bore formohen edhe përgjatë pjesë të ulëta të vendit. “Të premten mbi vend mbeten të pranishme më shumë vranësira, e sërish fillojnë të reshura shiu, ndërkohë që temperaturat shënojnë rritje deri në 8C e 9C, maksimalet. Në mbrëmje intensifikohen, e me kalimin e frontit të ftohtë, shndërrohen sërish në reshje dëbore, me temperatura maksimale që të shtunën zbresin në 0C e 2C. Ditën…
Policia e Kosovës ka arrestuar e paraburgosur disa persona për 24 orët e fundit në Kosovë. Përndryshe, thuhet nga poilicia se për këtë rreth kohor janë arrestuar 10 persona e paraburgosur 8 persona si dhe 2 persona janë vënë nën regjimin e vuajtjeve të dënimeve./GJILANI INFO/
Gjatë 24 orëve të fundit në gjithë teritorin e vendit kanë ndodhur 55 aksidente trafiku, por për fat të mire, asnjëri prej tyre nuk ishte me fatalitet. Ndërkaq, prej 55 aksidenteve sa edhe janë regjistruar, 16 prej tyre kanë qenë me lëndime, kurse 39 prej rasteve me dëme materiale. Nga ana tjetër, bëhet e ditur se gjatë të njejtës kohë janë shqiptuar 2 mijë e 74 tiketa gjobitëse, njoftohet nga policia./GJILANI INFO/
AAK në tryezën e mbajtur me temën ”Aleanca për Ujin ”, shpalosi programin e zgjidhjes së problemit për ujë
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), dega në Gjilan ka mbajtur tryezën me temë ”Aleanca për Ujin”. Në fjalën e tij hyrëse, kreu i AAK-së, Dega në Gjilan, Nazim Gagica, tha: ” Kryetari Haradinaj dhe ekspertë të shumtë në kuadër të degës dhe qendra, me seriozitetin më të madh i qasen problematikës për ujë. Andaj, edhe në komunën e Gjilanit me Aleanca ka mundesi konkrete për zgjidhjen e këtij problemi, i cili gjindet në programin qeverisës që ofrohet nga Aleanca dhe kandidati për kryeministër, ish kryeministri që ktheu vëmendjen nga qendra në Gjilan, Ramush Haradinaj”. “Bashkë do ta bëjmë…

