- Kryetari Hyseni, hapi fushatën e korrje shirjeve në Komunën e Gjilanit
- Raportohet zhdukja e një personi në Gjilan, policia ka nisur hetimet
- Moti sot me diell dhe pjesërisht i vranët
- Protestat në Tiranë, kundër zhvillimit të Shqipërisë!
- Kryetari Haliti priti përfaqësuesen e Shoqatës “PePeKo”, më 1 gusht në Viti mbahet “Tregu në Rrota”
- Gjilan: KBI dhe “Bereqeti” kanë shpërndarë mish kurbani për 200 familje në nevojë
- Prokuroria e Gjilanit ndalon një të mitur për narkotikë, ngre aktakuzë për armëmbajtje pa leje
- Universiteti Publik “Kadri Zeka” nënshkroi Memorandum Mirëkuptimi me Universitetin Shtetëror Bujqësor të Azerbajxhanit
Author: admin
Në Kongresin Ndërkombëtar për Shkenca Njerëzore, Sociale dhe Arte, organizuar nga Universiteti Shtetëror i Tetovës, nga Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, në ceremoninë e hapjes së këtij organizimi, ka marrur pjesë Prof. Ass. Dr. Arbona Xhemajli Prorektore për Hulumtime dhe Kërkime Shkencore së bashku me Arjetë Rexhepi u.d. Udhëheqëse e Divizionit për Hulumtime Shkencore dhe Inovacion dhe Betim Berisha u.d. Udhëheqës i Divizionit Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Anëtarësime. Folësi kryesor i kongresit ishte shkrimtari dhe analisti i njohur Tim Judah, i cili mbajti një prezantim të rëndësishëm me titullin “Ukraina, Ballkani Perëndimor dhe gjithçka ndërmjet”. Prezantimi i Judah u…
Kreu i komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, ka njoftuar se me transformimin e rrugës “Doruntina” në qendër të qytetit, është rregulluar edhe hapësira për 31 parkingje në Kamenicë. ”Rikujtojmë se kjo rrugë është asfaltuar në kuadër të dizajnimit të brendshëm të qytetit”, ka thënë Rahimaj. /GJILANI INFO/
Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor dhe stacionet policore gjatë periudhës kohore 01.11.2024 – 07.11.2024 në vazhdën e implementimit të planeve operative kanë shqiptuar njëmijë e shtatëqind e gjashtëdhjetë e tre (1763) gjoba. Gjatë kësaj periudhe në kuadër të këtyre planeve janë ndërmarr aktivitete edhe në: Hetim i trembëdhjetë (13) aksidenteve të trafikut me dëme materiale, Hetim i pesëmbëdhjetë (15) aksidenteve të trafikut me të lënduar, Hetim i një (1) aksidenti me pasoja fatale, Shqiptuar masa e ndalim drejtimit të mjeteve motorike për dyzet (40) ngasës. Me qëllim parandalimin e aksidenteve në trafik, Drejtoria Rajonale e…
Në mungesë kuorumi, dështon të mbahet seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit Komunal të Gjilanit
Në mungesë kuorumi, ka dështuar të mbahet seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit Komunal të Gjilanit, pasi partitë opozitare LDK dhe PDK nuk kanë qenë prezentë në sallë. Kryesuesi Kushtrim Kadriu bëri të ditur se me 14 asamblistë të pranishëm nuk ka kuorum për të filluar seancën. Përndryshe, në seancën e jashtëzakonshme e cila është ftuar nga kryetari i Komunës, Alban Hyseni, ishte paraparë të diskutohej për bartjen e buxhetit dhe miratimin e buxhetit për vitin 2025. Ndërkaq, kryetari i Komunës, Alban Hyseni, tha se kjo bllokadë e shkaktuar në Kuvend, qytetarëve u kushtron me rreth 5 milionë euro humbje për…
Bashkë me ekipet mjekësore, kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, kanë bërë vizita shtëpiake tek pacientët të cilët nuk kanë mundësi të marrin shërbimet në qendrat mjekësore. Për këto shërbime tash janë tre ekipe të përkushtuara – secili me dy infermiere dhe një doktor, derisa në të kaluarën ky shërbim kryhej nga vetëm një ekip i përbërë nga dy infermiere dhe asnjë doktor. “Jam shumë i lumtur të ndaj me ju se kemi zgjeruar shërbimet paliative – vizitat në shtëpi për shtresën e ndjeshme të qytetarëve të cilët nuk kanë mundësi të marrin shërbimet në qendrat mjekësore”, tha kryetari…
Këto janë disa nga projektet e investimeve kapitale që përfshijnë ndërtimin e rrugëve, trotuareve, shtegjeve për biçiklistë, rinovimin e shkollave, ambulantave, urave, terreneve sportive, investime në furnizimin me ujë të pijes, mekanizëm bujqësor, si dhe përmirësimin e ambienteve dhe parqeve. Investimet kapitale vazhdojnë të mbeten një prioritet i yni kryesor për zhvillimin ekonomik. Ato kontribuojnë në modernizimin e infrastrukturës, krijimin e mundësive për punësim, dhe rritjen e produktivitetit, duke përmirësuar kështu jetesën e qytetarëve dhe zhvillimin e qëndrueshëm të banorëve./GJILANI INFO/
Drejtori i Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Behar Hyseni, ka njoftuar se kanë filluar punimet për restaurimin e tri objekteve të rëndësishme të trashëgimisë tonë kulturore. Sipas Drejtorit Hyseni objektet në të cilat kanë filluar punimet janë: • Xhamia e Meshinës. U ndërtua në vitin 1886, ka arkitekture unike, karakteristikë e veçantë e saj është minareja prej druri. • Shtëpia e Rahim Sadikut. Kjo shtëpi ka vlerë të madhe historike, pasi pikërisht këtu u strehua patrioti i madh, veprimtari i çështjes kombëtare, Mulla Idriz Gjilani. • Shtëpia e Jusuf Ademit në Leshtar. Kjo shtëpi përpos vjetërsisë së saj (mbi…
U mbajt me sukses Konferenca dhe Ekspozita e Përbashkët Ballkanike, organizuar nga SHUKOS dhe SHUKALB
Konferenca dhe Ekspozita e Përbashkët Ballkanike, organizuar nga SHUKOS dhe SHUKALB, u mbajt me sukses për të 12-in vit me radhë nga data 5 deri më 7 nëntor 2024. Në këtë ngjarje, Kru Hidromorava u përfaqësua nga Bordi i Drejtorëve, i udhëhequr nga Kryesuesja, znj. Filloretë Gashi, Menaxhmenti i Lartë dhe stafi i Kompanisë, i udhëhequr nga Kryeshefi Ekzekutiv, z. Ymer Salihu. Tema kryesore e konferencës këtë vit ishte “Bashkëpunimi fqinjësor: Promovimi i paqes përmes menaxhimit ndërkufitar të ujërave”. Gjatë konferencës u trajtuan edhe tema të tjera profesionale, të cilat u prezantuan nga panelistë të ndryshëm, profesionistë të fushave…
Policia e Kosovës, në vazhdën e luftimit të veprave penale dhe dukurive të tjera negative, pas një pune hetimore dhe operative në terren, me datën 07.11.2024 në Gjilan, pas sigurimit të dëshmive dhe urdhëresës për bastisje, ka realizuar një kontroll/bastisje në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të të dyshuarit mashkull kosovar, i cili dyshohet se ka bërë shitblerjen e substancave narkotike në qytetin e Gjilanit. Gjatë bastisjes së shtëpisë dhe objekteve përcjellëse të personit të dyshuar, në cilësi të provave materiale, janë gjetur dhe janë sekuestruar rreth 632 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, të ndarë për shitje,…
Qasja e grave në pronë dhe trashëgimi, ishte tema e sesionit informues dhe ndërgjegjësues e organizuar dhe mbështetur nga USAID, përkatësisht aktiviteti qeverisja e pronës, Komuna e Gjilanit dhe KW4W. Nënkryetarja e Komunës së Gjilanit, Leonora Morina Bunjaku, ka falënderuar gratë pjesëmarrëse të profileve të ndryshme në emër të kryetarit Alban Hyseni. Ajo ka folur për sfidat dhe të arriturat si shoqëri jo vetëm në Gjilan, por në të gjithë Kosovën, ku qasja e grave në pronë dhe trashëgimi është një çështje që ka njohur përparime të konsiderueshme. Sipas saj, sfidat mbeten për shkak të kulturës tradicionale, praktikave patriarkale dhe…

