- Kënga e Hajredinit – bota e përjetimit dhe frymëzimit
- Kundërshtimi i vullnetit të popullit është përpjekje për përmbysjen e demokracisë
- Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan dhe Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë thellojnë bashkëpunimin akademik dhe shkencor
- Prokuroria në Gjilan ngre dy aktakuza për “Ndërtim pa leje” dhe “Vjedhje”
- Moti sot kryesisht i ngrohtë dhe me diell
- Vetëm brenda një dite 58 aksidente dhe 2 mijë e 235 tiketa trafiku në Kosovë
- Reagon Dega e LDK-së në Gjilan ndaj procesit të rekrutimit të mësimdhënësve
- Gjilanit i ndahen mbi 2 milionë euro për banim social, do të realizohen 33 njësi banimi
Author: admin
Në kuadër të ndeshjeve kampionale ishte edhe ajo e xhiros së 3-të që për klubin Drita nuk u zhvillua për shkak të ndeshjeve evropiane në atë kohë. Takimi i mbetur i asaj jave do të zhvillohet nesër, e mërkure kundër FC Suharekës, në Stadiumin Ndihmës (Te rrethi), në ora 13:00. Trajneri, Zekirija Ramadani tha se e njohim kundërshtarin dhe janë marrë të gjitha masat për këtë ndeshje. “Tani më tepër e njohim si skuadër nga ndeshja e fundit. Në bazë të saj kemi bërë analizën, kemi marrë masat, kemi nxerrë gjërat e mira, kemi nxerrë gjërat që kemi bërë…
Drejtori i Drejtorisë për Zhvillim Ekonomik, Enver Shabani, mori pjesë në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit “Pholixonia”, që u mbajt në Selanik të Greqisë. Ky panair mbledh institucione, kompani dhe akterë të ndryshëm nga sektori i turizmit për të promovuar destinacione, shërbime dhe produkte turistike. Edicioni i këtij viti përfshiu pjesëmarrjen e delegacioneve të shumta ndërkombëtare, duke përfshirë rajone nga Kosova, Shqipëria dhe Ballkani, që prezantuan trashëgiminë kulturore, historinë dhe ofertat turistike të vendeve të tyre Në panair janë ofruar mundësi për rrjetëzim, shkëmbim idesh dhe bashkëpunime mes agjencive turistike, operatorëve ekonomikë dhe institucioneve lokale. Ky event konsiderohet si një platformë…
Sot, së bashku me Grupin e Këshilltarëve Komunalë, i urova mirëseardhje z. Ganimet Sabedinit, anëtarit më të ri të Kuvendit Komunal, i cili vullnetin e tij politik ka vendosur ta rikthejë nga lista e Vetëvendosjes në familjen politike të LDK-së. Si familjar i mirë, si afarist i suksesshëm dhe qytetar i ndershëm i këtij vendi, Ganimeti i bënë nder LDK-së, Grupit të Këshilltarëve dhe Gjilanit. Gjithashtu, në takimin e Grupit të Këshilltarëve të LDK-së, sot u diskutuan angazhimet e përbashkëta lidhur me axhendën e fundit të Kuvendit Komunal. Përkundër funksionimit normal të Kuvendit Komunal dhe rolit konstruktiv të LDK-së në…
Prokuroria në Gjilan ka ngritur nëntë aktakuza për vjedhje pylli, posedim droge dhe kontrabandim të mallrash
Aktakuzat e ngritura nga Prokuroria Themelore në Gjilan janë me sa vijon: Nëntë (9) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave, për këto vepra penale: Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale “Vjedhja e pyllit”, Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”, Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”, Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”, Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi…
PDK-Dega në Gjilan, ka kohë që e ka ngritur zërin se brenda Drejtorisë së Inspeksionit egziston një kaos dhe gjithçka është jashtë kontrollit. Por, të paktën ka besuar se tek ndërtimet e larta nuk ka tejkalime dhe po punohet sipas lejeve ndërtimore. Por, javët dhe ditët e fundit, kemi disa reagime të vazhdueshme nga qytetarët e Gjilanit të cilët pyesin se a jeni duke e ngritur zërin për ndërtimet pa leje dhe tejkalimet që po ndodhin tek ndërtimet e larta (poashtu duke na dërguar edhe foto konkrete)? Prandaj, i kërkojmë inspeksionit që të verifikoni rastin në fjalë i cili ndodhet…
Hyseni: Fuqizimi i sektorit të bujqësisë ka qenë një ndër prioritet tona gjatë këtij mandati
Sektori i bujqësisë në Komunën e Gjilanit, vazhdon të shënojë rezultate të mira. Kjo fushë ishte edhe një nga prioritetet e kësaj qeverisje. Mbështetja ndaj këtij sektori vazhdon të rritet dita ditës e krahas saj edhe përfitimet. Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, tha se kjo do të jetë “Java e Bujqësisë”, ku do të shpalosen projektet e realizuara, ndryshimet e bëra, buxheti e gjëra të tjera. “Fuqizimi i sektorit të bujqësisë ka qenë një ndër prioritet tona gjatë këtij mandati”, tha Alban Hyseni. I pari i komunës, tregon se këtë javë do të jetë në vizita e…
Reparti i Pediatrisë në Gjilan plotëson kushtet për shërbime profesionale kryesisht për fëmijët që kanë nevojë për trajtime mjekësore
Shefi i Repartit, Pediatri Specialist, Dr. Sadik Rashti, për Agjencinë e Lajmeve “ Gjilani Info” thotë se këto kushte ofrojnë komoditet për shërbimet profesionale shëndetësore që ofrohen prej 6 mjekëve pediatër specialistë dhe 15 infermiereve të cilat punojnë me ndërrime. “Shërbimet shëndetësore që ofrohen në Repartin e Pediatisë në Gjilan janë të përgjithëshme, kurse gama e shërbimeve profesionale është kryesisht e karakterit të trajtimeve spitalore të rasteve patologjike për të cilat prindërit e fëmijëve janë të kënaqur me shërbimet tona”, ka thënë Shefi i Repartit, Dr.Rashiti. Tutje ai tha se reparti ka 7 dhoma me 27 shtretër si dhe…
Kombëtarja e Kosovës shënoi fitore të rëndësishme, me rezultat 1:0 ndaj Lituanisë në ndeshjen e fundit të fazës grupore të Ligës së Kombeve, të hënën mbrëma në stadiumin “Fadil Vokrri”. Fitorja ia Dardanëve pozitën e dytë në Grupin C2, me 12 pikë të grumbulluara, ndërsa Lituania e mbylli kampanjën pa asnjë pikë. Rumania kryeson grupin me 15 pikë, ndërsa rezultati përfundimtar i ndeshjes së ndërprerë mes Kosovës dhe Rumanisë është ende në pritje të vendimit të UEFA-s. Kosova e nisi ndeshjen me shumë intensitet dhe arriti të kalojë në epërsi që në minutën e pestë. Albion Rrahmani fitoi një…
Hyseni: Çmimet e mirënjohjes publike, janë të rëndësishme e motivuese për zyrtarët më të mirë dhe qytetarët më aktiv
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka marr pjesë në samitin për praktikat më të mira të pjesëmarrjes publike në kuadër të aktivitetit kontrata sociale të organizuar nga USAID-i. I pari i Gjilanit, tha se çmimet e mirënjohjes publike janë të rëndësishme dhe motivuese për zyrtarët më të mirë dhe qytetarët më aktiv. “Ky proces duhet të vazhdoi përmes nominimeve publike për mirënjohje të qytetarisë aktive dhe shërbimit model”, tha Alban Hyseni. Kryetari, vlerësoi se buxhetimi me pjesëmarrje, “Merr pjesë, vendos”, nismë e filluar vitin e kaluar si praktikë të mirë nga Aktiviteti Kontrata Sociale në bashkëpunim me USAID-in,…
Komuna e Kamenicës ka filluar punën në rregullimin dhe shtrimin e rrugë në fshatin Vriçec. Kjo rrugë ka qenë kërkesë e vazhdueshme e qytetarëve por edhe nevojë e menjëhershme për rregullim. Rruga në fjalë përshkon një gjatësi prej 800 metrash e cila do të rregullohet, me gjerësi prej 5 metrash./GJILANI INFO/

