Kreu i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, sot prezanton raportin njëvjeçar të punës, me fillim në orën 14.00 në Teatrin e Qytetit.
Përmes njoftimit të Komunës ,ftohen qytetarët e kësaj komune për të qenë pjesë e kësaj ngjarje dhe që të informohen për arritjet, sfidat dhe planet për të ardhmen.
Ndërkaq, kryetari Alban Hyseni, ka ftuar sot qytetarët e Komunës së Gjilanit të marrin pjesë në prezantimin e raportit të punës së drejtorive të komunës për këtë mandat. Një mundësi kjo për t’u informuar me detaje mbi arritjet, sfidat dhe planet për të ardhmen.
“Bashkohuni për të mësuar më shumë rreth punës sonë të përbashkët për Gjilanin që duam”, ka thënë kryetari Hyseni. /GJILANI INFO/



