Author: admin

Në kuadër të 112-vjetorit të Ditës së Flamurit, Komuna e Gjilanit, njësia për të drejtat e njeriut, bashkë me Asamblenë Komunale të Fëmijëve të Gjilanit, mbajtën një program festiv me këngë, valle e poezi kushtuar atdheut. Ardian Foniqi, udhëheqës i njësisë për të drejtat e njeriut, tha se “28 Nëntori”, është një ditë e madhe për të gjithë shqiptarët që na bashkon rreth historisë dhe identitetit kombëtarë. Sipas tij kjo datë është simbol i krenarisë kombëtare. Udhëheqës i njësisë për të drejtat e njeriut shtoi se janë këtu për të kujtuar sakrificat e heronjve tanë dhe për të festuar lirinë…

Read More

Me rastin e themelimit të Zyrës për Ndihmë Juridike Falas sot në Viti, u mbajt një tryezë e rrumbullakët me përfaqësues komunal dhe OJQ-të në Komunën e Vitisë. Kryetar i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti si nikoqir i këtij takimi mirëpriti themelimin e Zyrës Mobile për Ndihmë Juridike Falas Viti, nëpërmjet së cilës qytetaret e komunës kanë mundësi të realizojnë të drejtat e tyre. Ai theksoi se komuna e Vitisë, ka siguruar hapësirat e punës për këtë zyre dhe në vazhdimësi do ta mbështes funksionimin e saj. Kurse Faton Jashari, U.D. Drejtor Ekzekutiv i Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas, theksoi…

Read More

Kuvendi Komunal ka mbajtur mbledhjen e XI-të të rregullt. Mbledhjen e hapi kryesuesi i Kuvendit Komunal, Liridon Kastrati, ndërsa në mbledhje të pranishëm ishin: delegatët,drejtorët e drejtorive, media dhe të tjerë. Në rend dite për shqyrtim ishin këto pika: 1. Shqyrtimi dhe aprovimi i procesverbalit nga mbledhja e X-të e Kuvendit Komunal për vitin 2024, 2. Pyetjet e Legjislativit drejtuar Ekzekutivit, 3. Kërkesë për rishqyrtimin dhe harmonizimin e vendimit nr.32875, për caktimin e lokacionit për ndërtimin e objektit për menazhimin qarkor të mbeturinave organike, 4. Kërkesë për rishqyrtimin dhe harmonizimin e vendimit nr.31465, për dhënien e pronës së paluajtshme…

Read More

Në seancën e sotme të Kuvendit Komunal të komunës së Vitisë, e njëmbëdhjeta me radhë, janë shqyrtuar disa pika të rendit të ditës e të cilat edhe u aprovuan me shumicë votash nga këshilltarët komunal. Në fillim të kësaj mbledhje Kryesuesi i Kuvendit komunal të Vitisë, Bekim Azizi, paraprakisht i ka njoftuar rreth vlerësimit të ligjshmërisë së akteve të nxjerrë nga mbledhja e fundit e Kuvendit Komunal. Gjithashtu, ai i njoftoi asamblistët se kuvendi komunal i Vitisë, me rastin e 28 nëntorit-Ditës së Flamurit kombëtar, do të mbajë një seancë solemne për nderë të kësaj feste. Megjithatë para hyrjes…

Read More

Për nderë të festave të nëntorit, përkatësisht 112-vjetorit të Ditës së Flamurit, Komuna e Gjilanit, përkatësisht Drejtoria për Zhvillim Ekonomik dhe ajo e Bujqësisë me organizatën “OJQ Gruaja Hyjnore ” kanë organizuar panairin tradicional “Forco Traditën”. Në panair ishin edhe kryetari i Komunës Alban Hyseni, nënkryetarja Leonora Morina Bunjaku, drejtori për Zhvillim Eonomik Enver Shabani, drejtori i Bujqësisë Bajram Isufi, ai i Kulturës Kushtrim Zeqiri dhe drejtorë, këshilltarë e zyrtarë të tjerë komunalë. Panairi tradicional “Forco Traditën”,,është një aktivitet që synon të promovojë dhe ruajë trashëgiminë kulturore, traditat dhe produktet vendore të Komunës së Gjilanit. Ky panair u zhvillua me…

Read More

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka vizituar sot punimet që po bëhen në asfaltimin e degëzimit të rrugës “Murtez Syla”, rrugë kjo që lidhë në mes veti fshatrat Buzovikë dhe Beguncë. Me këtë rast ai aty është mirëpritur edhe nga disa banorë të cilët e falënderuan atë për asfaltimin e kësaj rruge. Sipas tyre ky projekt është shumë i rëndësishme për banorët e kësaj ana. Kryetari Haliti, tha se komuna e Vitisë, po vazhdon me realizimin e projekteve jetike për qytetarët e saj duke shtuar se me këtë projekt banorët do ta kenë më të lehtë lëvizjen…

Read More

Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orëve, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi dhe ka ngritur trembëdhjetë (13) aktakuza, kundër tetëmbëdhjetë (18) personave, për vepra të ndryshme penale. Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit: Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orëve, me dyshimin se ka kryer veprën penale ‘’Kanosja’’. Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera): Prokuroria Themelore në Gjilan, ka parashtruar…

Read More

Kuvendi i Komunës së Gjilanit, nën udhëheqjen e Kushtrim Kadriut, kryesues, nuk e ka futur në rend dite buxhetin për vitin 2025, bartjen e mjeteve në vlerë prej 2.5 milionë euro e themelimin e inkubatorit të bisnezit, kërkesa këto që i bëri kryetari i Komunës Alban Hyseni, derisa opozita (LDK, PDK, Vatra), e cila e përbën shumicën në Kuvend, votoi kundër. Pas kësaj, asambleistët e VV-së, me një përjashtim, kanë lëshuar sallën e mbledhjeve. Në këtë seancë, kuvendarët kanë miratuar propozim-vendimin për ndryshimin dhe plotësimin e themelimit të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi, raportin e komisionit për dhënien e…

Read More

Rektori i Universitetit Publik “Kadri Zeka”  në Gjilan, Prof. Asoc. Dr. Artan Dëramku, ka nënshkruar dy marrëveshje të rëndësishme bashkëpunimi me Istanbul Aydin University, një nga universitetet më të njohura në Turqi. Marrëveshja e parë ka të bëjë me bashkëpunimin ndërinstitucional ndërmjet dy institucioneve. Ky bashkëpunim përfshin një gamë të gjerë aktivitetesh, si: Zhvillimi i projekteve të përbashkëta në fushën e arsimit, kërkimit dhe inovacionit; Organizimi i konferencave dhe seminareve ndërkombëtare; Shkëmbimi i përvojave akademike midis stafit pedagogjik dhe administrativ. Synimi i kësaj marrëveshjeje është të krijojë ura lidhëse ndërmjet dy universiteteve për përmirësimin e cilësisë akademike dhe zgjerimin…

Read More

Komuna e Kamenicës ka shënuar Ditën e Solidaritetit me një nismë të mrekullueshme të realizuar falë bashkëpunimit të shkëlqyer me OJQ-në “Toka” dhe Gjimnazin “Ismail Qemaili” në Kamenicë. Në këtë ditë, nxënësit patën mundësinë të angazhohen në biznese lokale, duke fituar përvoja të reja dhe duke dhënë kontributin e tyre për të mirën e komunitetit.Të ardhurat dhe mbështetja e siguruar gjatë këtij projekti do të përdoren për bamirësi ose për të fuqizuar projekte që ndihmojnë zhvillimin e mëtejshëm të të rinjve tanë. Drejtoresha për Zhvillim Ekonomik dhe Diasporë, Burbuqe Leka, ka falënderuar të gjitha bizneset lokale që po e mbështesin…

Read More