Gjatë një dite, në gjithë teritorin e vendit kanë ndodhur 97 aksidente, por për fat të mirë, asnjëri nuk ishte me fatalitet.
Sipas policisë, njoftohet se nga shifra e përgjithshme e aksidenteve në 45 prej rasteve kishte lëndime, kurse në 52 rastet tjera kishte vetëm dëme materiale.
Ndërkaq, për të njejtën periudhë kohore janë shqiptuar 1 mijë e 293 tiketa trafiku ndaj drejtuesve të automjeteve që kanë ra ndesh me ligjin apo rregullat e trafikut rrugor./GJILANI INFO/


