Author: admin

Mirishahe Limani Hiler Adem MUJI, 25.04.1958 Gjilan  – 16.12.2024 Gjenevë i kishte për zemër këto vargje të Gjergj Fishtës. Nuk ishte rastësi puna që ai bëri dhe kultivimi i dashurisë për atdheun ndër breza në mêrgatë. Për Ademin e gjeneratën e tij ishte detyrë e për ne më t’rinjtë edhe krenari. Nuk po e sjellë rastesisht që të lexohen këto vargje edhe nga ju… ATDHEUT N’ty mendoj kur agon drita, Kur bylbyli mallshem kndon, N’ty mendoj kur soset dita, Terri boten kur e mblon. Vec se ty te shoh un n’anderr, Vec se ty, cuet, t’kam n’mendim; Nder t’vështira ti…

Read More

Mirko Gashi Hëna lëshoi rrjetën qyteti vazhdoi jetën në muzgun e parë si në zgjua jeta vloi të dashuruarit bluanin drithin e dashurisë e zemra ime vaj e në vaj si zurkajë as në këtë moshë me dashuri s’u josh jetoja pa mostra bëja zustra me cdo varg shkoja larg e më larg shkrova për renë e zezë për nënën Terezë por jo edhe këtë këngë jetoja zi e më zi skamnor e i pasur por i tëri në poezi taverna më celi kaverna në cdo tavernë nga një kavernë po qe besa s’më la shpresa se njëherë në jetë…

Read More

Ka arritur në Viti donacioni me automjete të reja, për zjarrfikësit kësaj komune, donacion ky erdhi falë përkushtimit dhe vullnetit të një bashkatdhetari nga Binça. Vilson Gega, ka bashkëpunuar ngushtë me autoritetet gjermane dhe komunën e Vitisë, për të sjellur këtë donacion shumë të rëndësishëm. Me këtë rast, kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, u shpreh se kjo ndihmë do të lehtësoj punën për zjarrfikësit tanë në misionin e tyre fisnik, në mbrojtjen e jetës dhe pasurisë së qytetarëve. Ai ka falënderuar Gegën, përfaqësuesit gjermanë dhe të gjithë ata që janë angazhuar që ky donacion të arrijë në…

Read More

Ulja e temperaturave gjatë stinës së dimrit mund të shkaktojë një rritje të ndjeshme të tensionit të gjakut. Arsyeja kryesore ka të bëjë me mungesën e aktivitetit fizik në dimër, konsumit të lartë të kripës dhe ngushtimit të enëve të gjakut për shkak të temperaturës së ulët. Trupi kufizon qarkullimin e gjakut për të ruajtur temperaturën e brendshme e kësisoj tensioni i gjakut rritet. Ekspertët kanë përpiluar gjashtë këshilla praktike se si të mbani nën kontroll dhe të ulni tensionin e gjakut në stinën e dimrit. Minimizoni qëndrimin në ambiente të jashtme për të pakësuar ndryshimet e befta në…

Read More

Skuadra e Gjilanit ka mbyllur përgatitjet për duelin e radhës kampional ndaj FC Ferizajt, i cili njëherit do jetë i fundit për pjesën e parë të kampionatit në Albi Mall Superligë. “Duke lënë prapa fitoren në vikendin që lëmë pas ndaj rivalit lokal Drita, ekipi është përqendruar maksimalisht në udhëtimin e vështirë që pritet ta ketë ndaj Ferizajt. Fokusi ka qenë prezent vetëm në duelin ndaj e radhës kampional, derisa grupi ka stërvitur në gjithë paraditen e javës. Pavarësisht mungesave që priten të jenë për shkak të suspendimeve me karton dhe për shkak të gjendjes gripoze të disa futbollistëve,…

Read More

Drita e Gjilanit, lider i elitës së futbollit të Kosovës, ka gëzuar fëmijët. Futbollistët e kësaj skuadre vizituan fëmijët dhe i dhuruan kartolina në prag të Vitit të Ri. “Klubi ynë, FC Drita, për të nëntin vit radhazi, vizitoi Qendrën e Kujdesit Ditor – PEMA, ku lojtarët dhe stafi u pritën me shumë dashuri nga fëmijët e kësaj shtëpie të ngrohtë. Festa e fundvitit ishte e veçantë dhe plot emocione në këtë ambient të dashur, ku nuk munguan surprizat. Fëmijët kishin përgatitur kartolina për secilin lojtar me urimet më të veçanta dedikuar lojtarëve tanë. Me urimet tona më të…

Read More

Ma. Ardian Haziri Merxhan Avdyli, Asgjë si atëherë, “Embeta”, Prishtinë, 2024 Poezia merxhaniane, nuk ka dyshim se është e arrirë artistikisht, e tejkalon të zakonshmen dhe se e kërkon lexuesin e kujdesshëm që ta receptojë thellësinë filozofike të vargut, mundësinë e pafundme të interpretimit, si dhe ndërlidhjen e tematikave nga e kaluara, e tashmja dhe e ardhmja vizionare. Vëllimi poetik “Asgjë si atëherë” në vete përmban një krijimtari të pasur poetike, e cila është origjinale dhe me vlera të larta letrare dhe estetike. Gjuha e bukur poetike, tematika interesante, simboli, metafora, ironia, satira, fjalët e reja dhe të tjera…

Read More

Me ngrohtësinë e festave të fundvitit vijnë edhe obligimet familjare për të shtruar tryezat festive. Mirëpo, çmimet e larta të produkteve në treg duket se zbehin këtë magji për shumë qytetarë. Disa prej tyre madje mendojnë se zakonisht festat shfrytëzohen për manipulim me çmimet. Se qytetarët po bartin barrën e çmimeve të larta e deklaron edhe Selatin Kaçaniku nga Shoqata e Konsumatorëve. Sipas tij, tregtarët po luajnë me çmime, duke bërë kinse ka zbritje për festa. “… në prag të festave këto kulmojnë sepse tregtarët e shfrytëzojnë dhe i keqpërdorin festat e fundvitit. Duhen çmime korrekte s’po them të…

Read More

Gjatë një dite, në gjithë teritorin e vendit kanë ndodhur 97 aksidente, por për fat të mirë, asnjëri nuk ishte me fatalitet. Sipas policisë, njoftohet se nga shifra e përgjithshme e aksidenteve në 45 prej rasteve kishte lëndime, kurse në 52 rastet tjera kishte vetëm   dëme materiale. Ndërkaq,  për të njejtën periudhë kohore janë shqiptuar 1 mijë e 293 tiketa trafiku ndaj drejtuesve të automjeteve që kanë ra ndesh me ligjin apo rregullat e trafikut rrugor./GJILANI INFO/

Read More

Një person është sulmuar fizikisht nga disa të tjerë në Gjilan. Ai u dërgua fillimisht në emergjencë në Gjilan dhe më pas është dërguar në QKUK Prishtinë. Policia e ka cilësuar veprën si tentim vrasje dhe tha se në vendngjarje është gjetur dhe sekuestruar një armë pistoletë me gjashtë fishekë e cila nuk është përdorur, si dhe një shkop i drurit i thyer me të cilën dyshohet se është goditur viktima. “Gjilan 20.12.2024, 22:40. Është raportuar se është sulmuar fizikisht nga disa persona të dyshuar viktima mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një armë pistoletë…

Read More