- Kundërshtimi i vullnetit të popullit është përpjekje për përmbysjen e demokracisë
- Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan dhe Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë thellojnë bashkëpunimin akademik dhe shkencor
- Prokuroria në Gjilan ngre dy aktakuza për “Ndërtim pa leje” dhe “Vjedhje”
- Moti sot kryesisht i ngrohtë dhe me diell
- Vetëm brenda një dite 58 aksidente dhe 2 mijë e 235 tiketa trafiku në Kosovë
- Reagon Dega e LDK-së në Gjilan ndaj procesit të rekrutimit të mësimdhënësve
- Gjilanit i ndahen mbi 2 milionë euro për banim social, do të realizohen 33 njësi banimi
- Kosova përballë përgjegjësisë së shtetformimit
Author: admin
Talentët e rinj nga Presheva, Kamenica e Gjilani, promovohen në Festivalin e Teatrit të Shkollave të Mesme
Nxënësit e shkollave të mesme të Gjilanit, Kamenicës e Preshevës, kanë promovuar talentin e tyre me shfaqje teatrale në Festivalin e Teatrit të Shkollave të Mesme, i cili është mbajtur në Teatrin e Qytetit në Gjilan, mbështetur nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport. Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, tha se gjatë dy ditëve, Teatri i Qytetit tonë ishte nikoqir i Festivalit të Teatrit të Shkollave të Mesme. Sipas të parit të qytetit, ky eveniment ka bashkuar pesë shkolla të mesme nga qyteti i Gjilanit dhe komunat e Kamenicës e Preshevës. Nxënësit e këtyre shkollave kanë paraqitur shfaqje…
Lutfi Haziri: Me LDK-në në të gjitha fazat e dekadat për liri, pavarësi dhe demokraci për të gjithë
35 vjet me LDK-në. Në të gjitha fazat, në të gjitha dekadat për liri pavarësi e demokraci për të gjithë. Në kryengritje politike e rezistencë aktive, në kryengritje ushtake për të jetuar të lirë e në paqe. LDK, familje e madhe politike që lirinë, pavarësinë e demokracinë e Kosovës e bëri të dashur për të gjithë, për t’u krenuar me atdheun. Për Zot, atdhe e familje, dje, sot e përjetë! Kjo familje politike e Ibrahim Rugovës, këtij vendi, përveç që ia dha identitetin e një Republike dhe një populli që tashmë udhëheq dhe vendos vet, ia dha edhe demokracinë dhe…
Edhe gjatë 24 orëve të fundit në teritorin e vendit kanë ndodhur dhjetra aksidente trafiku si dhe janë shqiptuar tiketa gjobitëse për drejtuesit e automjeteve. Nga statistikat e përgjithshme të policisë, bëhet e ditur, se për një ditë janë regjistruar 65 aksidente trafikut si dhe janë shqiptuar 1 mijë e 411 tiketa gjobitëse ndaj ngasësve të automjeteve të cilët nuk e kanë respektuar ligjin dhe rregullat në trafik Së këndejmi, mësohet se prej 65 aksidenteve në trafik, 27 syresh kanë qenë me lëndime dhe 38 tjerat vetëm me dëme materiale./GJILANI INFO/
Faton Bislimi Sot, më 23 dhjetor, kujtojmë dhe shënojmë me krenari 35-vjetorin e themelimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës – partisë së parë politike pluraliste në Kosovë, që i dha frymën dhe drejtimin lëvizjes sonë kombëtare për liri, pavarësi dhe demokraci. LDK-ja, e udhëhequr nga Presidenti Historik, Dr. Ibrahim Rugova, u bë mishërimi i qëndresës sonë paqësore por aktive, intelektuale dhe politike, duke na drejtuar drejt shpalljes së pavarësisë dhe themelimit të shtetit tonë modern. Idealet e saj u mbështetën në vlerat kombëtare, vizionin e integrimit euroatlantik dhe ndërtimin e një shoqërie demokratike, të lirë dhe të barabartë. Si ish-deputet…
Delegacioni i Universitetit Publik “Kadri Zeka”, Gjilan, i udhëhequr nga Rektori Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku, të premten e kaluar ka përmbyllur me sukses javën studimore “Mobility Exchange for Staff and Students” të organizuar nga Universiteti PH Zug në Zvicër. Pjesë e delegacionit të UKZ-së ishin edhe Prorektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Projekte, Prof. Dr. Dukagjin Leka, anëtarja e Këshillit Drejtues, Prof. Ass. Dr. Shejnaze Gagica, U.D. udhëheqësi i Zyrës për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Anëtarësime, Betim Berisha, si dhe 11 studentë të UKZ-së. Vizita u karakterizua nga një sërë aktivitetesh akademike dhe ndërkulturore. Delegacioni u prit nga Rektorja e…
Thirrja për nominime për: “Çmimi Vjetor për Angazhim Qytetar” dhe “Çmimi Vjetor për Zyrtarin e Dalluar Komunal”
Thirrja për nominime për: “Çmimi Vjetor për Angazhim Qytetar” dhe “Çmimi Vjetor për Zyrtarin e Dalluar Komunal” të Komunës së Gjilanit Të nderuar qytetarë të Komunës së Gjilanit, Në këtë periudhë të fund vitit, është momenti për të vendosur në qendër të vëmendjes ata individë apo grupe të qytetarëve, si dhe zyrtarë komunal, të cilët përmes kontributit në komunitet, angazhimit dhe aktivizimit të tyre, kanë treguar përkushtim të jashtëzakonshëm në rritjen e ndërveprimit ndërmjet qytetarëve dhe Komunës, duke ndikuar pozitivisht në adresimin e çështjeve në komunitet. “Komisioni Komunal për Çmimet e Mirënjohjes Publike”, ka kënaqësinë që të shpallë të hapur…
Kryetari Haliti reagon ndaj mungesës së energjisë elektrike në disa lagje dhe fshatra të Vitisë
Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka reaguar sot ndaj kompanisë KEDS pas pranimit të shqetësimeve të shumta nga qytetarët rreth furnizimit jo të rregullt me energji elektrike në territorin e komunës së Vitisë. Ai ka kërkuar intervenimin sa më të shpejt dhe kthimin normal të furnizimit me energji elektrike në këtë komunë. “Është e pa pranueshme furnizimi jo i rregullt me energji elektrike në komunën e Vitisë, gjatë këtyre ditëve të fundit gjatë stinës së dimrit, konkretisht në qytet dhe disa fshatra, sidomos në këtë mot të ftohtë kur dihet se një pjesë e madhe e qytetarëve…
I pari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, mbajti një takim me bizneset gjilanase. Ky takim u realizua me qëllim të falënderimit për punën, angazhimin dhe sakrificën e tyre të palodhshme për krijimin e një mjedisi ekonomik të fortë dhe të qëndrueshëm. Kryetari i Gjilanit, shprehi gatishmërinë e komunës për t’iu ofruar mbështetje për çdo sfidë apo vështirësi që mund të hasin. “E ardhmja e zhvillimit ekonomik të qytetit tonë është në duar të tyre dhe ne do të jemi gjithmonë pranë tyre për t’i mbështetur në çdo hap”, tha kryetari Alban Hyseni./GJILANI INFO/
Kryetari Haliti uron mirëseardhje për mërgimtarët e komunës së Vitisë për festën e fundvitit
Në tekstin e kreut të Komunës së Vitisë, dedikuar për mërgimtarët me rastin e festës së fundvitit thuhet me sa vijon: Më lejoni t’ju uroj mirë se ardhje me plot shëndet, lumturi dhe suksese. Ky është një moment i veçantë për të gjithë ne, një kohë kur bashkohemi me të dashurit tanë, kur rikthehemi në qytetin tonë të dashur dhe festojmë bashkë. Kjo periudhë e fundvitit është një mundësi e shkëlqyer për të reflektuar mbi vitin që lamë pas dhe për të shtruar hapa të rinj për të ardhmen. Mërgimtarët tanë po kthehen për të kaluar këto festa me…
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, së bashku me drejtorët komunal, kanë prezantuar raportin e punës për Komunën e Gjilanit para shumë qytetarëve entuziastë dhe të interesuar. I pari i komunës, theksoi se ky aktivitet ishte një mundësi e shkëlqyer për të paraqitur arritjet gjatë këtij mandati dhe projektet që na presin në vitin e ardhshëm. Alban Hyseni falënderoi të gjithë që morën pjesë dhe u angazhuan në këtë proces të rëndësishëm për zhvillimin e Gjilanit. “Ne do të vazhdojmë të punojmë pa u ndalur për një komunë më të mirë për të gjithë”, tha kryetari Albani Hyseni./GJILANI INFO/

