Author: admin

Statistikat e referuara policore të një dite, bëjnë me dije se në tërë teritorin e vendit kanë ndodhur 52 aksidente të trafikut. Prej tyre thuhet se 17 të kenë qenë me lëndime, kurse 35 tjerat me dëme material. Nga ana tjetër, statistika e nxjerrur, po për të njëjten periudhë kohore, njoftohet se janë shqiptuar 1 mijë e 213 tiketa gjobitëse, për ngasësit e automjeteve që nuk kanë respektuar ligjin apo kanë shkelur rregullat në trafik./GJILANI INFO/

Read More

Bardh Q. Musa Në korridoret e politikës, aty ku fati i një kombi përcaktohet me marrëveshje në zyrat e mbyllura, gjithmonë gjen vend një specie që mbi jetën, integritetin dhe vlerat vë interesin personal. Kjo është feja e oportunistit: ai që përshtatet me çdo rrethanë vetëm për të mbajtur vendin e vet në skenë. Ky lloj politikani nuk udhëhiqet nga ideali, as nga përkushtimi ndaj publikut, por nga kalkulimi i ftohtë i përfitimit. Ai nuk ka shtyllë kurrizore ideologjike, por një busull që drejtohet nga era e pushtetit. Çdo parim, çdo ideal, çdo program partiak është i negociueshëm, mjafton…

Read More

Të gjithë e teprojmë me pijen ose ushqimin natën e Vitit të Ri. Megjithatë është e nevojshme që kur festat kalojnë, të konsumojmë ushqime detoks për të pastruar trupin nga toksinat e alkoolit apo ushqimeve jo shumë të shëndetshme. Detoks me çaj, xhinxher dhe banane Xhinxheri është luftues natyral i përzierjeve, ndërsa banania ju ndihmon të rikuperoni kaliumin e humbur pas pijes. Smoothie frutash Do t’ju ndihmojë të hidratoheni dhe është e pasur me kalium e antioksidantë. Ushqim i yndyrshëm Konsumimi i ndonjë hamburgeri ose patateve të skuqura pas pijes do t’ju bëjë të ndiheni më mirë dhe do…

Read More

Xhiro e 18-të apo e fundit për stinorin vjeshtor në Superligën e Kosovës do të përfundojë sot me dy ndeshjet e fundit. Janë dy ndeshje shumë interesante që zhvillohen në Gjilan dhe Suharekë. Lideri aktual i kampionatit, Drita pret skuadrën e fundit në tabelë Feronikelin ’74. Vendasit kërkojnë të rikthehen te fitorja për të mbajtur distancën në kreun e renditjes, derisa mysafirët synojnë një tjetër befasi. Në stadiumin e qytetit në Suharekë luhet derbi lokal mes FC Suharekës dhe Ballkanit. Pritet një sfidë shumë interesante ku dy skuadrat kërkojnë vetëm fitoren. Të dyja sfidat e ditës së sotme fillojnë…

Read More

Boksieri shqiptar Jurgen Uldedaj ia ka dalë të mbrojë titullin IBF International Cruiser pasi mposhti me nokaut pas dy raundesh rivalin boshnjak Edin Puhalo. Në arenën “The Hall” 27-vjeçari shqiptar mposhti rivalin që në karrierë shënon 24 fitore, 23 nga të cilat me knockout dhe vetëm dy humbje. Në raundin e dytë Uldedaj fitoi me K.O. teknik dhe tlartësoi flamurin kuqezi. Ky është suksesi i 19-të në karrierë për Jurgenin, 8 mes të cilave me K.O.; ndërkohë që shqiptari ka vetëm një humbje.

Read More

Teki Dërvishi Tim atë – Shaip Dërvishit Njëzët vjet i vdekur mysafir të erdha Radhën e ke i vdekur vizitën të na kthesh Eja se më gjen në konakun tim të përbotshëm Të pret urna ime e derdhur kurbetit me kobër Eja e mos prit shtegun të ta çel pranvera Se mal jam unë ku bora e zë borën.

Read More

Gjysmëhëna e Kuqe nga Katari, ka shpërndarë dhjetëra xhaketa dimri për familjet nevojtare në komunën e Kamenicës, ndihmë kjo e cila është pritur me gëzim nga fëmijët dhe familjarët. Ndihmat janë shpërndarë përmes Kryqit të Kuq, Dega në Kamenicë, kurse bëhet e ditur se janë shpërndarë edhe 20 pako mikse ushqimore e higjienike. Ndërkaq, pakot me artikuj ushqimorë dhe higjenik janë dhuruar për persona me aftësi të kufizuara, fëmijë jetim, të moshuar pa përkujdesje, e të tjerë./GJILANI INFO/

Read More

Biznesi duket se po del të jetë pikë e fortë e shqiptarëve, sidomos kur ushtrohet jashtë Kosovës. E gratë  shqiptare kanë hyrë fuqishëm në treg duke drejtuar ngado që kthejmë kokën. Leonora Fejzullahu është një grua e cila migrimin e saj për në Zvicër e ktheu në pikë të fortë dhe sot është më e realizuar se kurrë duke drejtuar një kompani ndërtimi në Zvicër. Madje ajo në një afat të shkurtër kohor po e mendon edhe investimin në Kosovë. Së fundmi, Leonora në një intervistë në ATV ka treguar për rrugëtimin e saj që në të shumtën e…

Read More

Policia e Kosovës gjatë këtij viti është marrë me 27 raste ku nxënësit në shkolla ose rreth saj janë kapur duke abuzuar me substanca narkotike. Shqetësim për këtë ka ngritur edhe Agjencia e Kosovës për Inteligjencë, sidomos për përdorimin e drogave sintetike në shkollat e vendit. Mes çështjeve që kanë hyrë në radarin e Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, ishin edhe narkotikët. Konkretisht, sipas kryetares së komisionit që mbikëqyr këtë institucion, Ganimete Musliut, bëhet fjalë për drogat sintetike, që kanë prezencë të madhe në hapësirat e institucioneve arsimore. Tv Dukagjini ka kërkuar të dhëna Policisë së Kosovës për rastet që…

Read More

Shtatë persona janë lënduar si pasojë e një aksident që ka ndodhur te Dheu i Bardhë, në rrugën Gjilan – Bujanoc. Zëdhënësi i policisë për Rajonin e Gjilanit, Valon Osmani, i cili ka bërë të ditur se  të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Gjilanit, ku pas trajtimit janë liruar për në shtëpi. “Në orën 18:05 ka ndodhur një aksident në mes të dy automjeteve, një me targa vendore e tjetra me targa të huaja. Në këtë aksident janë lënduar shtatë persona, kanë kërkuar ndihmë mjekësore në qendrën emergjente të Spitalin Rajonal të Gjilanit. Pas ndihmës…

Read More