Author: admin

Institucioni Parashkollor “Integj” është pajisur me lodra dhe rekuizita. Kjo është mundësuar falë projektit të financuar nga Komuna e Gjilanit dhe USAID-i, në kuadër të aktivitetit “Kontrata Sociale” në vlerë mbi 22 mijë euro. Drejtori për Arsim në Komunën e Gjilanit Shpend Nuhiu, tha se projekti “Transformimi i hapësirave publike në hapësira të gjelbra,” i realizuar në kuadër të aktivitetit “Kontrata Sociale,” është bashkëfinancuar nga Komuna e Gjilanit dhe USAID-i. “Si rezultat, Institucioni Parashkollor “Integj” është pajisur me lodra dhe rekuizita të siguruara në kuadër të këtij projekti”, tha Nuhiu. Drejtori i Arsimit, tregoi se vlera totale e projektit ishte…

Read More

Kreu i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, sot prezanton raportin njëvjeçar të punës, me fillim në orën 14.00 në Teatrin e Qytetit. Përmes njoftimit të Komunës ,ftohen qytetarët e kësaj komune për të qenë pjesë e kësaj ngjarje dhe që të informohen për arritjet, sfidat dhe planet për të ardhmen. Ndërkaq, kryetari Alban Hyseni, ka ftuar sot qytetarët e Komunës së Gjilanit të marrin pjesë në prezantimin e raportit të punës së drejtorive të komunës për këtë mandat. Një mundësi kjo për t’u informuar me detaje mbi arritjet, sfidat dhe planet për të ardhmen. “Bashkohuni për të mësuar më shumë…

Read More

Nën drejtimin e zëvendëskryetarit të Komunës së Vitisë, Hasan Aliu, sot u mbajt mbledhja e fundit për këtë vit e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB). Në këtë mbledhje u diskutua mbi zbatimin e planit të punës për vitin 2024, ndërsa u miratua gjithashtu Drafti i Planit të Punës për vitin 2025. Ky plan përmban 16 objektiva, të cilat janë shoqëruar me aktivitete të ndryshme që lidhen me çështjet e sigurisë në bashkësi. Zëvendëskryetari Aliu shprehu shqetësimin e tij për demolimin dhe shkatërrimin e stadiumit në fshatin Pozheran, duke theksuar se dëmet janë të mëdha dhe duke e cilësuar…

Read More

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur në një takim përfaqësuesit e Fondit Kosovar për Efiçiencë të Energjisë (FKEE), konkretisht kompaninë implementuese dhe atë mbikëqyrëse, ku është prezantuar projekti i punimeve që po realizohen në dy objekte të banimit social në Viti. Ky projekt, në vlerë prej 595 mijë euro, ka për qëllim përmirësimin e kushteve të jetesës për qytetarët që jetojnë në këto objekte, duke i bërë ato energjikisht më efikase. Gjatë takimit, u diskutua për investimet që po realizohen, përfshirë mbështjellësin e jashtëm të objekteve, ndërrimin e dyerve dhe dritareve, vendosjen e sistemeve split, si…

Read More

Është mbajt mbledhja e Komisionit Vlerësues për Mirënjohje Publike në Komunën e Gjilanit, ku janë shqyrtuar dhe vlerësuar kriteret për dy çmimet vjetore të mirënjohjes publike. Nominimet për këtë proces do tē pranohen deri me 24 dhjetor të këtij viti për çmimin vjetor për angazhimin qytetar/e i/ e dalluar dhe për çmimin vjetor për zyrtar/ e i/ e dalluar komunal. Ky komision ka këtë përbërje: Linditë Salihu, zyrtar për Barazi Gjinore, Sherafedin Latifi, zyrtar publik i pensionuar, Xhylsym Dindar, përfaqësuese nga OJQ-të, Haxhi Kurti nga këshilli lokal, Sadete Sadiku nga policia, Vehbi Ramadani nga komuniteti jo shumicë dhe Fazli Abdullahu…

Read More

Kuvendi i Komunës së Gjilanit, nën udhëheqjen e Kushtrim Kadriut, kryesues, në seancën e sotme të rregullt e cila është e fundit për këtë vit, ka miratuar planin e punës për vitin 2025 dhe orarin e mbajtjes së mbledhjeve të Kuvendit dhe komiteteve për vitin 2025, raportin e punës së KKSB-së për vitin 2024, planin e punës së KKSB-së për vitin 2025, vendimin për caktimimin e kompensimit për anëtarët e Komisionit për dhënien e titujve të nderit, çmimeve, mirënjohjeve dhe shpërblimeve e plotësim-ndryshimin e Komisionit për shqyrtimin e ankesave dhe kerkesave në procesin e emërtimit te rrugëve. Po ashtu, kuvendarët…

Read More

Seanca fillon në orën 10:00, në sallën e mbledhjeve, me rendin e punës: Konstatimi i prezencës së anëtarëve të Kuvendit dhe miratimi i procesverbalit të mbledhjes së kaluar Pyetje dhe pergjigje Rekomandimet e Komitetit për Politikë dhe Financa: 3.1 Raporti i Auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Komunës së Gjilanit për vitin 2023 (Plani i veprimit për zbatimin e Rekomandimeve të Zyres Kombëtare të Auditimit) 3.2 Vendimi për miratimin e Planit të Punës të KK-Gjilan për vitin 2026 3.3 Vendimi për miratimin e orarit të mbajtjes së mbledhjeve të kuvendit dhe komiteteve të KK-së për vitin 2026 3.4 Raporti…

Read More

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se moti sot në vendin tonë do të jetë i vranët dhe me intervale me diell. Në mëngjes në shum zona paraqiten kushte për mjegull. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 7-10 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-3m/s.

Read More

Në Universitetin Publik “Kadri Zeka” në Gjilan u organizua një diskutim mbi librin më të ri të autorit dhe ish-gazetarit Bashmir Xhemaj, të titulluar “Ciceroni shqiptar i Hitlerit”. Takimi u hap nga u.d. Dekani i Fakultetit të Shkencave Sociale në UKZ, Prof. Ass. Dr. Selim Daku, i cili shprehu mirënjohjen ndaj autorit për praninë dhe kontributin e tij në këtë diskutim. Gjatë prezantimit, autori Bashmir Xhemaj shpjegoi se libri i tij ndriçon jetën dhe veprimtarinë e Iljaz Baznës, një shqiptar nga Prishtina që emigroi në Turqi dhe u bë një ndër spiunët më të njohur të Luftës së Dytë…

Read More