Raporti i fundit nga policia prej 24 orëve, bëri me dije se në tërë territorin e vendit janë shqiptuar 2 mijë e 51 tiketa gjobitëse ndaj drejtuesve të automjeteve që kanë shkelur ligjin dhe rregullat në trafik.
Sipas këtij raporti njoftohet se përgjatë kësaj kohe janë regjistruar 67 aksidente trafiku, prej tyre 23 me lëndime dhe 44 me dëme materiale./GJILANI INFO/