- Kundërshtimi i vullnetit të popullit është përpjekje për përmbysjen e demokracisë
- Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan dhe Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë thellojnë bashkëpunimin akademik dhe shkencor
- Prokuroria në Gjilan ngre dy aktakuza për “Ndërtim pa leje” dhe “Vjedhje”
- Moti sot kryesisht i ngrohtë dhe me diell
- Vetëm brenda një dite 58 aksidente dhe 2 mijë e 235 tiketa trafiku në Kosovë
- Reagon Dega e LDK-së në Gjilan ndaj procesit të rekrutimit të mësimdhënësve
- Gjilanit i ndahen mbi 2 milionë euro për banim social, do të realizohen 33 njësi banimi
- Kosova përballë përgjegjësisë së shtetformimit
Author: admin
Remitancat e huaja në Kosovë arritën në 1,224 miliardë euro në periudhën janar-nëntor, nga 1,208 miliardë euro në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, tha banka qendrore, duke cituar të dhënat preliminare. Vetëm në muajin nëntor, remitancat e huaja në Kosovë u rritën me 2.3% krahasuar me një vit më parë, tha banka qendrore e Kosovës në një publikim të të dhënave. 101.3 milionë euro është shuma e mjeteve të dërguara në muajin nëntor të vitit 2024. Krahasuar me muajin tetor, remitancat nga jashtë ranë me 9.6% në muajin nëntor. Në vitin 2023, remitancat e huaja në Kosovë…
Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjilan, z. Arben Kadriu ka pritur në takim përfaqësues të KFOR-it turk, major z. Yunus Ylldiz dhe nënoficerin z. Faruk Karatas. Gjatë këtij takimi, Kryeprokurori Kadriu, fillimisht falënderoi përfaqësuesit për vizitën dhe i njoftoi të njëjtit lidhur me funksionimin e Prokurorisë Themelore në Gjilan, kompetencat, organizimin dhe sfidat e punës së kësaj prokurorie. Në anën tjetër, përfaqësuesit e KFOR-it turk, falënderuan kryeprokurorin për pritjen dhe bashkëpunimin e ofruar dhe theksuan se mbeten të përkushtuar në misionin e tyre. Në fund të këtij takimi të njëjtit shprehën gatishmërinë e tyre për bashkëpunim të mëtutjeshëm me…
Kryetari Haliti: Përmbyllet suksesshëm vitii 2024 me realizim e lartë të projekteve dhe inaksimin e të hyrave vetanake
Komuna e Vitisë, ka përfunduar me sukses vitin 2024, duke arritur objektivat e saj kryesore në menaxhimin e buxhetit dhe realizimin e projekteve kapitale. Përfaqësuesit komunal bëjnë me dije se një nga sukseset më të theksuara të vitit të shkuar ishte niveli i lartë i inkasimit të të hyrave vetanake, i cili arriti në 118.13 % të planifikimit, duke tejkaluar pritshmërinë dhe duke dëshmuar një qeverisje të përkushtuar dhe efikase. Po ashtu u bë me dije se shpenzimi i investimeve kapitale për vitin 2024, ka qenë në nivelin 96.84%, duke siguruar realizimin e projekteve të ndryshme në interes të qytetarëve…
Të shtunën Policia në Gjilan ka realizuar një kontroll në shtëpitë dhe objektet përcjellëse të tre të personave të dyshuar në fshatin Cernicë. Kontrolli është realizuar pas pranimit të informacioneve përmes rrugëve operative dhe sigurimit të provave se të dyshuarit mes të datave 31.12.2024-01.01.2025 kanë shtënë me armë në ajër. Aty janë sekuestruar: – Një (1) pushkë gjuetie e llojit Liberti Arms e kalibrit 12 mm (me leje), – Një (1) pushkë gjuetie e llojit Lupo Benelli e kalibtir 308 mm (me leje), – Një (1) pistoletë e llojit Cervena Zastave (me leje), – Një (1) pushkë automatike e…
Kryetari Hyseni: Mbi 300 mijë euro më shumë subvencione për rinjtë, sportistët e artistët se më 2021
Të rinjtë, sportistët dhe artistët e Komunës së Gjilanit, kanë përfituar mbështetje shumë më të madhe se në vitet paraprake. Po ashtu përmirësime progresive kanë ndodhur edhe në infrastrukturën e këtyre fushave. Kryetari i Komunës së Gjilanit, tregon se Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport, ka pasur aktivitete të shumta për promovimin e aktiviteteve kulturore, sportive dhe rinore. “60 mijë euro e kishim buxhetin e planifikuar më 2021, derisa më 2022 e kemi rritur në 175 mijë euro, më 2023 në 280 mijë euro dhe më 2024 kemi arritur në vlerën e mbi 360 mijë euro për subvencionim të…
Hyseni: Angazhimi i këshillave të fshatrave, shoqatave të bashkatdhetarëve dhe përkushtimi i institucioneve janë bashkuar për të sjellë në jetë projekte me interes publik
Ky vit ka nisur mbarë në mes të përfaqësuesve të fshatrave, ata të shoqatave të bashkatdhetarëve dhe kryetarit të Komunës së Gjilanit. Kjo po bëhet me qëllim të aktivizimit qytetar që të mund të ndikojnë në krijimin e projekteve, qofshin ato lokale apo qendrore dhe realizimi i projekteve do të bëhet në bashkëpunim të ngushtë mes komunës dhe banorëve. Kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni, tha se këtë vit e nisën me takime të frytshme me këshillat e fshatrave dhe përfaqësuesit e shoqatave të bashkatdhetarëve, duke përçuar mesazhin e bashkëpunimit dhe përkushtimit për të mirën e përbashkët. I pari…
Mandarinat, klementinat dhe portokallet kanë të gjitha përfitime mbresëlënëse shëndetësore pasi janë të gjitha variacione të të njëjtit frutë. Një mandarinë ka vetëm rreth 50 kalori. Ky artikull shpjegon gjithçka që ju duhet të dini për mandarinat, duke përfshirë ato që janë, vlerën e tyre ushqyese dhe përfitimet shëndetësore. Çfarë janë mandarinat? Mandarinat i përkasin gjinisë Citrus. Besohet se e kanë origjinën në Kinën e lashtë, kështu e kanë marrë emrin. Lëkura e tyre është portokalli e thellë, lëkure dhe mbron segmentet e ëmbla dhe me lëng brenda. Ndryshe nga portokallet, mandarinat nuk janë të rrumbullakëta. Përkundrazi, ato janë…
Sadbere Gagica Merr në duart tua Zemrën time Plagosur rëndë Si shqiponja maleve Do tretem kurbeteve Metropoleve të panjohura Larg vendlindjes Udhë do të marr Gjilani im i bukur Kosova ime e dashur Ende mban si litar në qafë Një copë tokë Veriu Nëse nuk më sheh Unë jam në vargun tënd Si puhizë e lehtë deti Në portën tënde Dhembja ime dallgë Trëndafil me aromë dielli Në gjoksin tënd Sërish do vijë Malli im i stinëve! Dallëndyshe në pranverë Do jem Në strehëzën tënde Do qetësohem Më merr më vete Sonte Kur erërat përplasen Në dritaren time të shpirtit!
Numri i shqiptarëve në Medvegjë të Serbisë është duke u zvogëluar dita-ditës. Në shumë fshatra të banuara me shqiptarë, kanë mbetur kryesisht çifte të moshuarish. Ata që kanë mbetur atje thonë se arsyet e largimit të shqiptarëve janë të shumta, ndërsa si kryesoret përmendin diskriminimin, mungesën e infrastrukturës dhe politikat e autoriteteve serbe për pasivizim të adresave të banimit. Por, atje ende ka shqiptarë që s’e kanë në plan të largohen. Haki Beiçi 58 vjeçar është ndër banorët e rrallë shqiptarë që jeton në fshatin Ramabajë të komunës së Medvegjës në jug të Serbisë. Përderisa bashkëshortja e tij po…
Mbi 5 mijë 500 qytetarë të Kosovës morën leje pune në Gjermani nga qershori deri në nëntor të këtij viti
“Sukses i plotë” i Rregullores së Ballkanit Perëndimor në Gjermani. Nga qershori deri në nëntor të këtij viti, autoritetet gjermane kanë dhënë 25 mijë leje pune për punëtorët nga Ballkani Perëndimor. Deutsche Welle raporton se ky numër është dhënë pas zgjerimit të Rregullores së Ballkanit Perëndimor ku lejet e punës janë dhënë për qytetarë nga Shqipëria, Kosova, Serbia, Maqedonia e Veriut, Bosnja dhe Mali i Zi. Mes tjerash, bëhet e ditur se shumica e punëtorëve migrantë kanë ardhur nga Kosova (5,564)dhe Serbia (4,239). Këto të dhëna, janë marrë nga përgjigja e Ministrisë Federale të Punës, derisa rregullorja e re,…

