Author: admin

Njerëzit me diabet të tipit 2 gjithnjë paralajmërohen kundër konsumimit të ushqimeve me Indeksi Glicemik (GI) të lartë, të tilla si patatet e bardha, sidomos gjatë natës pasi ato tentojnë ta bëjnë më të vështirë kontrollimin e niveleve të sheqerit në gjak. Indeksi Glicemik (GI) është një matje e përdorur për të përcaktuar se si disa ushqime na rrisin sheqerin në gjak. Kjo quhet përgjigja jonë glikemike. Humbja e kaq kilogramëve mund të përgjysmojë rrezikun nga diabeti i tipit 2 Udhëzimet tradicionale për ata që vuajnë nga diabeti tip 2 përfshijnë shmangien e patateve në mënyrë që të shmangin…

Read More

Maqedonia ka shumë futbollistë të talentuar, të cilët presin rastin për të shtegtuar në shtetet europiane të futbollit. Një ndër ta është sulmuesi i talentuar i Rabotniçkit me origjinë nga Forina e Gostivarit, Arian Xhaferi, që njëherit është edhe pjesë e Akademisë së përfaqësueses së Maqedonisë. 15-vjeçari Xhaferi karrierën e tij e kishte nisur në vendlindjen e tij në Gostivar, ndërsa në një intervistë për “infOSport.mk”, ai shpalosi edhe ëndërrat e tij. “Ëndërra ime është që një ditë të luaj te Barcelona. Skuadra spanjolle është ajo që e preferojë më së shumti, por njëkohësisht edhe La Ligan spanjolle. Jam…

Read More

Nga: Mia Levitin, shkrimtare dhe kritike e letërsisë / The Financial Times Përkthimi: Telegrafi.com Puna ime si kritike librash dikur ngjallte zili në ndejat me koktej, duke bërë që njerëzit të fantazonin për një jetë të kaluar duke lexuar. Tani, është më e zakonshme të dëgjoj pranime të druajtura nga pjesëmarrësit, të cilët pranojnë se nuk lexojnë aq sa do të dëshironin – sikur unë t’ua bëja një test të papritur për Mobi Dikun [Moby-Dick]. Kanë kaluar kohët kur Uliksi [Ulysses] i James Joyce ishte një magnet për burrat, siç më tha shkrimtarja irlandeze Anne Enright gjatë një paneli që shënoi 100-vjetorin e…

Read More

Në Manchester të Anglisë është hapur shkolla e parë shqipe, për të gjithë mërgimtarët e për ata që duan të mësojnë në shqip. Iniciatore e hapjes së kësaj shkolle është shqiptarja Erisa Isufaj që pati këtë ide qysh nga viti 2018, por gjashtë vite punë rezultuan me hapjen e shkollës “28 Nëntori”, më 30 nëntor. “Si fillim dua të them që vendosëm datën 30 nëntor, pasi emri i shkollës që kemi është “28 Nëntori”…Organizimi shkoi shumë mirë, ishin të pranishëm shumë shqiptarë, bashkë me fëmijët e tyre të cilët më kanë mbështetur. Gjithashtu, ishin të ftuar disa vendas të…

Read More

As gjashtë, as shtatë, por pesëdhjetë vjeçe në klasë të parë! Dikujt mund t’i duket e pabesueshme, e shumëkush mund të habitet, por aq i kishte një grua nga pjesa qendrore e Kosovës, kur nisi të shkollohej tre vjet më parë. “Sikur të më thoshin para shumë vitesh se një ditë do të vija në shkollë, nuk do të besoja kurrë. Por, ja… mrekulli”, thotë Drita. Sot 53 vjeçe, ajo ndjek mësimin joformal në Shkollën Fillore “Emin Duraku” në Prishtinë. Është institucioni i vetëm publik në kryeqytet që ofron mësim të tillë për të rritur – nga 18 deri…

Read More

Policia e Kosovës në Gjilan, Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor dhe Stacionet Policore, gjatë një jave tha se ka shqiptuar 1120 gjoba “në vazhdën e implementimit të planeve operative” Po ashtu, policia tha se ka shqiptuar masën e ndalimit të drejtimit të mjeteve motorike për 13 persona. Gjatë kësaj periudhe në kuadër të këtyre planeve, policia tha se janë ndërmarrë aktivitete edhe në: •              Hetim i shtatëmbëdhjetë (17)  aksidenteve të trafikut me dëme materiale, •              Hetim i shtatëmbëdhjetë (17) aksidenteve të trafikut me të lënduar, •              Shqiptuar masa e ndalim drejtimit të mjeteve motorike për trembëdhjetë (13) ngasës. Me…

Read More

Në gjithë teritorin e vendit, për periudhën kohore prej 24 orësh janë shënuar 98 aksidente trafiku. Prej tyre në 31 prej rasteve kishte lëndime dhe në 67 rastet tjera vetëm pasoja materiale, ka bërë me dije sot policia. Nga ana tjetër, njoftohet se për të njejtën kohë janë shqiptuar 1 mijë e 373 tiketa trafiku për drejtuesit e automjeteve që kanë shkelur ligjin dhe rregullat në trafik./GJILANI INFO/

Read More

Gjatë vitit paraprak Drejtoria për Zhvillim Ekonomik, ka shënuar progres të jashtëzakonshëm sa i përket tërheqjes së investimeve dhe të realizimit të aktiviteteve të cilat kanë ndikim të drejtpërdrejtë në zhvillimin ekonomik lokal dhe ngritjen e standardit të jetesës së qytetarëve të komunës së Gjilanit. Kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni, tha se sa i përket investimeve kapitale, janë gjithsej 22 projekte të reja infrastrukturë publike dhe sociale, të cilat do të realizohen në bashkë-financim me Komunën e Gjilanit dhe me mbështetjen financiare nga niveli qendror dhe donatorë të cilat kapin vlerën prej 12,913,448.72 euro. DZhE-ja, do të…

Read More