Author: admin

Një person është arrestuar pasi që i njëjti nuk posedonte asnjë dokument identifikimi rrugën “Kral Petria’, në veri të Mitrovicës. Sipas policisë, arrestimi i tij është bërë pasi gjatë verifikimit në pikat kufitare, është vërtetuar se të njëjtit i ishte ndaluar hyrja në PKK-Jarinje, në mungesë të dokumenteve. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Read More

Ka mbërritur të premten në Kosovë ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hasan Dakaj, i cili ishte arrestuar në Serbi. Dakaj ishte arrestuar më 5 janar 2024 në pikëkalimin kufitar në Merdarë, që lidh Kosovën dhe Serbinë. Për të dhënë më tepër detaje rreth kësaj ngjarje ishte i ftuar në Euronews Albania, gazetari nga Kosova Urall Boshnjaku i cili tha në një intervistë për Greta Topjanën se rasti i Dakajt nuk është i vetmi. “Si zakonisht Serbia di ti zvarrisë këto proceset ku janë përfshirë ish-ushtarët e UÇK-së të cilët kanë qenë pjesë aktive e luftës në Kosovë, të cilët për llogari…

Read More

Kombëtarja e Kosovës në futboll e nisi vitin 2024 me selektor të ri. Dardanët i mori në dorë trajneri gjerman, Franco Foda, i cili e pasoi të larguarin Alain Giresse. Me atë rast, Federata e Futbollit i aranzhoi tri ndeshje miqësore për ekipin kombëtar, dy në muajin mars dhe një në qershor. Ish-selektori i Austrisë e nisi me këmbë të mbarë aventurën dardane duke e mposhtur Armeninë në Jerevan me rezultat 1:0 falë golit të Milot Rashicës. E në miqësoren e dytë, po atë muaj, Kosova u tregua e pafuqishme përballë Hungarisë në “Puskas Arena”. Vendësit fituan me rezultat…

Read More

Edon Zhegrova do t’i mungojë Lillet në ndeshjen e parë të vitit 2025. Zhegrova ende po vuan nga lëndimi i muskulit aduktor dhe nuk do të jetë në gjendje ta ndihmojë skuadrën e tij në duelin ndaj Nantesit. Lille – Nantes zhvillohet të shtunën nga ora 19:00, dhe i takon xhiros së 16-të të elitës së futbollit francez. Lajmin për mungesën e tij të shtunën, e ka konfirmuar në konferencën për shtyp trajneri Bruno Genesio. “Edon Zhegrova do të mungojë sepse ende po e mundon lëndimi i muskulit aduktor. Kemi vendosur qe t’i japim kohë të shërohet plotësisht dhe…

Read More

HAROLD PINTER Ligjërata e Nobelit, 7 dhjetor 2005 Në vitin 1958 shkrova sa vijon: “Nuk ka dallime të forta midis asaj që është reale dhe asaj që është joreale, as midis asaj që është e vërtetë dhe asaj që është e rreme. Një gjë nuk është domosdoshmërisht e vërtetë ose e rreme. Mund të jetë edhe e vërtetë edhe e rreme. Edhe sot besoj se këto pohime përmbajnë një thelb që rezonon dhe mbeten të vlefshme për udhëtimin drejt së vërtetës përmes artit. Si shkrim­tar i qëndroj me bindje, por si qytetar më duhet të ndalem dhe të pyes:…

Read More

“Vitin e nisim me takime të frytshme me këshillat e fshatrave dhe përfaqësuesit e shoqatave të bashkatdhetarëve tanë, duke përçuar mesazhin e bashkëpunimit dhe përkushtimit për të mirën e përbashkët”, ka thënë kreu i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni. Sipas tij, në fshatrat Miresh, Pogragjë, Përlepnicë, Llashticë, Malishevë dhe Demiraj, mirëmbajtja dhe realizimi i projekteve do të bëhet në bashkëpunim të ngushtë mes komunës dhe banorëve. “Kjo qasje synon të shërbejë si model i bashkëpunimit efektiv mes qytetarëve dhe institucioneve edhe në zona të tjera”, theksoi ai. Kryetari Hyseni thotë se kontributi i bashkatdhetarëve, angazhimi i këshillave të fshatrave dhe…

Read More

Futbollisti  më i mirë kosovar i vitit 2024, Edon Zhegrova, ka komentuar shortin e Kombëtares së Kosovës për kualifikimet e Kampionatit Evropian 2026, ku Kosova do të përballet me Zvicrën, Suedinë dhe Slloveninë. “Normalisht që është një grup i vështirë. Zvicrën e njohim si kundërshtar, me Suedinë nuk kam luajtur ndonjëherë, ndërsa me Slloveninë kemi luajtur më herët. Besoj se të tria janë kundërshtare të forta, por mendoj që mund t’ia dalim. Bashkë me bashkëlojtarët e mi dhe trajnerin, duhet të besojmë dhe të punojmë që të për t’u renditur në dy pozitat e para”, ka thënë Zhegrova në intervistën…

Read More

Shkelzen Halimi Asnjë rrugë s’na çon në vendlindje asnjë kohë s’na përcakton moshën as jemi lindur, as kemi vdekur në asnjë faqe të harruar s’mund të strehohemi Ëndrra të lëna përgjysmë në mungesën e gjumit të fshehur pas ngjyrave të errësirës Dhe kur piktori t’ia jep dorën e fundit mëngjesit do të shkrijnë akujt e brigjeve të zemrës dhe pamjet e blerta do të varen në qepallat e përlotura Kur u ndamë në stacionin e pritjes zemrën e lash pranë dhembjes sate me heshtjen bashkudhëtare u zhduka nëpër dimensionet e errësirës në kërkim të ilaçeve për ta shëruar vetminë e…

Read More

Marrëveshja e bashkëpunimit për burgjet pritet të nënshkruhet së shpejti në mes të Kosovës dhe Danimarkës. Pas kësaj, janë dy vjet afat për institucionet e vendit që të bëjnë përshtatjen e burgut të Gjilanit me rregullat daneze. Drejtori i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Ismail Dibrani deklaron se në fillim do të pranohen 100 të burgosur. Në dhjetor të vitit 2021, dy shtetet kanë nënshkruar letër-pëlqimin për dërgimin e 300 të burgosurve nga shteti danez, në burgun e Gjilanit. Më vonë, në maj të vitit 2024, Kuvendi i Kosovës e ratifikoi marrëveshjën e cila i jep me qira burgun, shtetit…

Read More

Milazim KRASNIQI Vitin 2024 do ta kujtoj për mirë qoftë dhe vetëm për faktin se me librin tim “Postkolonialia” e kam hapur një temë të injoruar a të fshehur. Idenë e tij dëshiroj ta ndaj edhe me ju në këtë fundvit, me dëshirën që të na shërbejë për vitet në vijim. Titulli “Postkolonialia” shënjon gjendjen postkoloniale të njeriut shqiptar të Kosovës. Pra, njeriu i dalë nga robëria, nga pozita koloniale, është në situatë të meditojë, të reflektojë për gjendjen në të cilën ka qenë dhe për pasojat që ajo gjendje ka lënë në jetën e tij. Dhe më tutje…

Read More