Sot në një ceremoni mortore është përcolljellur për në botën e amshueshme, Remzi Frangu, shok koleg i yni dhe ish zyrtar I komunës së Vitisë.
Ai, ishte njeri fisnik me karakter të qëndrueshëm, por edhe i paepur në angazhimin e tij dhe veprimtarin për lirinë dhe pavarsinë e Kosovës. Qysh që nga viti historik 1981, pas rënies heroike të dëshmorit Sherif Frangu, ka qenë i përfshirë në të gjitha veprimtaritë për çlirimin e Kosovës dhe përherë i vendosur në rrugëtimin e tij. Duke qenë këmbëngulës në idealin e tij, për herë ishte i përndjekur dhe i diferencuar në ish sistemin e kaluar komunist.
Ai përveç aktiviteteve të tija patriotike dhe vyrtyteve kombtare, ishte edhe një shok i mirë, familjar i mirë dhe koleg i dashur në punën e tij si zyrtar komunal, ku për një kohë të gjatë dha një kontribut të çmueshëm ne sektorin e Tatimit në pronë.
Në punë ishte njeri i përgjegjshëm,në ballë të detyrave dhe përgjegjsive për të ndërtuar institucionet komunale, por edhe si mision për ndërtimin e një shteti të ri ligjor e demokrarik.
Mungesa e tij, do të jetë një mungesë e madhe për familjen por edhe për të gjithë shokët dhe kolegët e tij.
Ai ka lënë vepra të mira në jetë, ishte shembyllturë e njeriu të sinqert dhe atdhetari të devotshëm, vepra me të cilat krenohemi të gjithë, e familja përkundër dhembjes të mbahet krenare për personalitetin e tij, është thënë për të ndjerin Remzi Frangu. Qoftë i perjetshëm kujtimi për kolegun tonë të dashur Remzi Frangu.
U preft në paqën e amshueshme Ngushëllime!


