Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

UKZ zgjeron bashkëpunimin ndërkombëtar me Arel University në Stamboll, nënshkruhet marrëveshje e re Erasmus+ KA171

November 24, 2026

Dardanapress ka mbajtur fushatën vetëdijesuese për edukimin dhe fuqizimin e grave dhe të rinjve

November 24, 2026

Pensionohet infermierja Lirije Hyseni, punoi 45 vite me përkushtim, përgjegjësi dhe humanizëm të lartë

November 24, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • UKZ zgjeron bashkëpunimin ndërkombëtar me Arel University në Stamboll, nënshkruhet marrëveshje e re Erasmus+ KA171
  • Dardanapress ka mbajtur fushatën vetëdijesuese për edukimin dhe fuqizimin e grave dhe të rinjve
  • Pensionohet infermierja Lirije Hyseni, punoi 45 vite me përkushtim, përgjegjësi dhe humanizëm të lartë
  • Përfitues plugjesh 14 fermerë të Vitisë
  • Peshorja digjitale në Tregun e Kafshëve të Gjilanit në funksion të përditshëm
  • Është pritur në takim Komandanti i Regjimentit të Parë të Këmbësorisë së FSK-së nga Drejtori Rajonal i Policisë së Gjilanit
  • Arrestohet një person në Gjilan nën dyshimin për mashtrim
  • Prokuroria në Gjilan ndalon dy persona, kërkon paraburgim për të dyshuarit për dhunë në familje dhe lëndim të lehtë trupor
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home » Popull i politizuar me kulturë të margjinalizuar
Kulturë

Popull i politizuar me kulturë të margjinalizuar

adminBy adminJanuary 19, 2025No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email
Avni Halimi
Ne shqiptarët (si popull), politika na ka pushtuar në çdo cep të jetës së përditshme, duke monopolizuar hapësirën publike dhe mendimin kolektiv. Mediat, porndhe rrjetet sociale, të cilat duhet të ishin forca përparimtare e informimit dhe ndërgjegjësimit qytetar, janë shndërruar në zgjatime të partive politike. Nga titujt e mëngjesit deri te debatet e vona të mbrëmjes, propaganda dhe retorika partiake janë ushqimi i përditshëm për qytetarët shqiptarë. Por, çfarë pasojash ka kjo për shoqërinë tonë? Dhe mbi të gjitha, çfarë ndodh me kulturën kur politika bëhet qendra absolute e vëmendjes?
Nëse të njëjtën energji, kohë dhe burime që i kushtohen debatit politik, do t’ia dedikonim kulturës, panorama do të ishte rrënjësisht ndryshe. Imagjinoni për një moment një shoqëri ku në lajme hapësira kryesore i kushtohet një festivali të letërsisë, një debati mbi trashëgiminë kulturore, apo një ekspozite artistike që ngre pyetje mbi identitetin tonë kombëtar. Në vend që të konsumonim fjalime boshe dhe përplasje sterile mes aktorëve politikë, do të mësonim më shumë për historinë, artin dhe traditat që na përkufizojnë si popull.
Por kultura, për fat të keq, na është bërë më “e shkreta” e rajonit. Financimet për artin dhe kulturën janë qesharake. Institucionet kulturore mezi mbijetojnë, dhe krijuesit po na largohen nga vendi për të gjetur një audiencë që i vlerëson. Në këtë vakum, politika hyn triumfale, duke kolonizuar jo vetëm hapësirën publike, por edhe mendjet e qytetarëve.
Por pse te ne politika ka frikë nga kultura? Sepse kultura është emancipim. Ajo është një forcë që ngre pyetje, sfidon status quo-në dhe shtron rrugën për një shoqëri më të vetëdijshme dhe kritike. Një qytetar i arsimuar dhe i kultivuar nuk mund të manipulohet aq lehtë. Kjo është arsyeja pse regjimet autoritare dhe oligarkitë kanë pasur gjithmonë një marrëdhënie të tensionuar me artin dhe kulturën – sepse ato përfaqësojnë një kërcënim për kontrollin e tyre.
Pra, përfundimisht, te ne frika nga kultura është e dukshme. Propaganda politike përdor narrativën e suksesit për të zëvendësuar arritjet e vërteta. Në vend që të kemi një program për të promovuar artin dhe historinë, kemi një përpjekje konstante për ta mbajtur popullin të varur nga retorika boshe. Kjo i shërben një qëllimi të vetëm: të prodhojë një qytetar të bindur, të nënshtruar dhe të mbyllur në një rreth vicioz politizimi.
Për të dalë nga kjo vorbull, duhet të rimarrim hapësirën që i takon kulturës në diskursin publik. Nëse mediat fillojnë të promovojnë arritjet kulturore, të stimulojnë debate mbi identitetin tonë kombëtar, apo të sfidojnë politikat që neglizhojnë kulturën, atëherë kemi një mundësi për t’u çliruar nga ky cikël i pafund politizimi.
Natyrisht, kjo nuk është një detyrë e lehtë. Kërkon një ndërgjegjësim të përgjithshëm, një transformim të mënyrës si ne i qasemi medias dhe politikës, dhe një investim të qëndrueshëm në kulturë si themel i zhvillimit shoqëror.
Sepse, pa dyshim, një popull i politizuar është një popull i kontrolluar. Një popull i kultivuar është një popull i lirë. Sa më të kulturuar aq më të lirë do të jemi./GJILANI INFO/
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Më 22 nëntor do të mbahet mbledhje përkujtuese në kujtim të jetës dhe veprës së Nijazi Ramadanit

November 21, 2026

“Të Mjerët”, monumenti më i lartë që Viktor Hygo i ngriti humanizmit dhe letërsisë

November 16, 2026

Unë do të vij!

November 11, 2026
Mos humbni
Lajme Lokale

UKZ zgjeron bashkëpunimin ndërkombëtar me Arel University në Stamboll, nënshkruhet marrëveshje e re Erasmus+ KA171

By adminNovember 24, 2026

Në kuadër të vizitës zyrtare në Turqi, e cila po zhvillohet nga 23 deri…

Dardanapress ka mbajtur fushatën vetëdijesuese për edukimin dhe fuqizimin e grave dhe të rinjve

November 24, 2026

Pensionohet infermierja Lirije Hyseni, punoi 45 vite me përkushtim, përgjegjësi dhe humanizëm të lartë

November 24, 2026

Përfitues plugjesh 14 fermerë të Vitisë

November 24, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

UKZ zgjeron bashkëpunimin ndërkombëtar me Arel University në Stamboll, nënshkruhet marrëveshje e re Erasmus+ KA171

November 24, 2026

Dardanapress ka mbajtur fushatën vetëdijesuese për edukimin dhe fuqizimin e grave dhe të rinjve

November 24, 2026

Pensionohet infermierja Lirije Hyseni, punoi 45 vite me përkushtim, përgjegjësi dhe humanizëm të lartë

November 24, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.

imunify-bot-check