- Kundërshtimi i vullnetit të popullit është përpjekje për përmbysjen e demokracisë
- Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan dhe Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë thellojnë bashkëpunimin akademik dhe shkencor
- Prokuroria në Gjilan ngre dy aktakuza për “Ndërtim pa leje” dhe “Vjedhje”
- Moti sot kryesisht i ngrohtë dhe me diell
- Vetëm brenda një dite 58 aksidente dhe 2 mijë e 235 tiketa trafiku në Kosovë
- Reagon Dega e LDK-së në Gjilan ndaj procesit të rekrutimit të mësimdhënësve
- Gjilanit i ndahen mbi 2 milionë euro për banim social, do të realizohen 33 njësi banimi
- Kosova përballë përgjegjësisë së shtetformimit
Author: admin
Bastisen tri lokacione në Cërnicë të Gjilanit, janë gjetur dhe konfiskuar armë të mbajtura pa leje
Njësiti i hetimeve policore, ka kryer bastisje në tri lokacione në Cernicë të Gjilanit, nën dyshimin se gjatë festës së fund vitit kanë shtënë me armë zjarri, bëhet e ditur përmes raportit të Policisë. “Gjatë bastisjes janë gjetur dhe konfiskuar katër armë të gjata të llojeve të ndryshme, një pistoletë, 262 fishekë të kalibrave të ndryshëm, leje armësh dhe gjashtë karikatorë”, thuhet në vijim. Lidhur me këtë janë intervistuar tre persona te dyshuar dhe me urdhër të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt./GJILANI INFO/
Në tri vitet e fundit, pa e përfshirë gjysmën e dytë të dhjetorit, në Kosovë kanë ndodhur 67 vrasje. Kështu kanë thënë nga Policia e Kosovës në një përgjigje për median. Në vitin 2022 kanë ndodhur 21 vrasje e në vitin 2023 29 vrasje. Ndërsa në vitin që lamë pas – nga janari deri në mes të dhjetorit- Policia thotë se kanë ndodhur 17 vrasje. “Referuar kërkesës suaj të mëposhtme, në vijim gjeni të dhënat për numrin e rasteve të vrasjeve për periudhat kohore përkatëse: Numri i rasteve të vrasjeve (të gjitha llojet e vrasjeve) ndër vite: Gjatë vitit…
Kryetari Halit priti në takim Lirandë Pira doktoreshë e shkencave në fushën e informatikës kuantike dhe të mësimit makinerik
Në këtë takim u diskutua rreth zhvillimeve të gjithmbarëshme në komunën e Vitisë. Kryetari Haliti çmoj lartë arritjet e të rinjëve vitias nëpër vende të ndryshme të botës dhe brenda komunës së Vitisë, duke theksuar se një rini e tillë me suksese kaq të mëdha si Liranda, është shtytje për institucionet komunale që të punojnë edhe më shumë që kapacitetet dhe punën e tyre ti praktikojnë në vendin e vet. Përndryshe Lirandë Pira ka përfunduar doktoraturën në Universitetin e Teknologjisë në Sidnei të Australisë dhe ka kryer kërkime shkencore nëpër vende të ndryshme të botës dhe aktualisht punon si studiuese…
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti nesër do të qëndrojë në Gjilan ku është paraparë një tubim, në të cilën janë ftuar qytetarët, para të cilëve kryeministri Kurti do të shpalos punën e qeverisjes së tij përgjatë viteve 2021-2025. “Të dashur banorë të Komunës së Gjilanit, Nën moton “QEVERIA PËR TË GJITHË – Nga Zotimet Tek Progresi 2021-2025”, ju ftojmë të na bashkoheni në tubimin me Kryeministrin Albin Kurti, i cili do të mbahet në Gjilan”, thuhet në njoftim. Data: E marte, 7 Janar Ora: 17:00 Vendi: Salla Koncertale e Shkollës së Muzikës, Gjilan
Qemajl Mustafa Miqtë e mi, Atdhetarë e dashamirë të Republikës tonë e të demokracisë tonë, Fushata zgjedhore de facto ka filluar që moti e zyrtarisht fillon pas pak ditësh. Kujdes nga lajmet e rreme dhe nga profilet e rreme nëpër rrjetat sociale. Duhet ta bëjmë bashkë verifikimin e tyre sepse këto lajme e këta individë janë në shërbim të parapolitikave por pse jo edhe të politikave armiqësore ndaj vendit tone dhe qëllimi i tyre final është ç’orientimi i votuesve duke njollosur njerëz e duke u shërby atyre prej të cileve Kosova nuk ka pa hajr kurrë ose thënë ndryshe që…
Të konsumoni një lugë mjaltë përpara gjumit mund të ofrojë disa përfitime për shëndetin dhe gjumin tuaj. Përmirësimi i cilësisë së gjumit Mjalti stimulon prodhimin e melatoninës, një hormon që ndihmon trupin të relaksohet dhe të hyjë në fazat e gjumit të thellë. Rregullimi i niveleve të sheqerit në gjak Mjalti ndihmon në stabilizimin e nivelit të sheqerit në gjak gjatë natës, duke parandaluar zgjimet e papritura. Nxitja e metabolizmit të trurit Glukoza natyrale te mjalti furnizon trurin me energji gjatë gjumit, gjë që ndihmon në përmirësimin e kujtesës dhe funksionit njohës. Mbështetja e sistemit imunitar Mjalti ka veti…
Saxhide Mustafa Kosova, si një vend me një popullsi të re dhe vend dinamik, edhe vitin 2024 po e përmbyll me një sfidë të rëndësishme në zhvillimin e saj ekonomik dhe social: krijimin e vendeve të punës për gratë, ndërkohë që ende vazhdon të mungojë adresimi i politikave më miqësore për familjen. Sado i vogël të jetë trendi i rritjes ekonomike, një gjë e tillë ndikon në modernizimin e shoqërisë dhe rrit nevojën për politika dhe praktika që mbështesin balancin mes jetës profesionale dhe asaj familjare. Por, a janë institucionet dhe bizneset e Kosovës të gatshme për të adresuar…
Skuadra e Gjilanitt ka nisur përgatitjet për pjesën pranverore të kampionatit për edicionin 2024/25. “Ditët e para janë shoqëruar me shumë entuziasëm dhe pozitivizëm te futbollistët të cilët janë ritakuar pas pushimit dy javor nga përfundit i pjesës vjeshtore të kampionatit. Nga 5 janari ekipi ka vijuar me dy seanca stërvitore, derisa në vazhdim priten edhe ekzaminimet mjekësore. Me grupin janë grumbulluar pjesa më e madhe e skuadrës, derisa futbollistët të cilët festojnë krishlindjet ortodokse janë lënë të lirë edhe për disa ditë, derisa organika do të plotësohet nga fillimi i javës që vjen. Faza e parë përgatitore do…
Nga: Sarë GJERGJI (Me rastin e ditëlindjes së Nolit) Jo gjithherë kritika letrare i ka kundruar dhe interpretuar drejt poezitë me motiv biblik të Nolit. Janë të paktën dy arsye që të shtynë të mendosh për një interpretim të gabuar: mosnjohja e Biblës ose motivi jashtë letrar, i nxitur, dikur, edhe nga ateizmi komunist shqiptar ose për qëllime të caktuara. Në një interpretim të gabuar të poezisë noliane rrëshqasin edhe studiuesit, si: Alfred Uçi, Koço Bihiku, Mahmud Hysa, Dhimitër Shuteriqi, Yll Zajmi (Ylli Zajmi, Fanoli – Jeta dhe veprat, Rilindja, Prishtinë, 1986) e ndonjë tjetër. Duke vështruar dhe komentuar poezinë…
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ka komentuar situatën aktuale në Serbi dhe ndikimin e regjimit të Aleksandar Vuçiqit në shoqërinë serbe dhe në Luginën e Preshevës. Ai theksoi se Vuçiq po përballet me një krizë të thellë politike, ndërsa qytetarët serbë, sidomos studentët dhe protestuesit, po shprehin pakënaqësinë ndaj udhëheqjes së tij autoritare. Sipas Kamberit, protestat kundër Vuçiqit janë një reagim ndaj arrogancës dhe papërgjegjshmërisë së tij dhe pushtetit të SNS, që ka degraduar çdo institucion dhe ka lidhur marrëdhënie me krimin e organizuar. “Kërcënimet e Vuçiqit janë sjellje tipike të një autokrati, fuqia e të…

