Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Kryetari Hyseni: Procesi në AKK u manipulua politikisht, do ta kontestojmë ligjërisht

April 16, 2026

Përkujtohen dëshmorët dhe martirët e Malishevës

April 16, 2026

Maturantët e Shkollës së Mesme “Xhavit Ahmeti” mirëpresin përfaqësuesit e Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan

April 16, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Kryetari Hyseni: Procesi në AKK u manipulua politikisht, do ta kontestojmë ligjërisht
  • Përkujtohen dëshmorët dhe martirët e Malishevës
  • Maturantët e Shkollës së Mesme “Xhavit Ahmeti” mirëpresin përfaqësuesit e Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan
  • Një i ndaluar për vjedhje të rëndë, Prokuroria në Gjilan ngre tri aktakuza ndaj tre personave
  • Sot, në Spitalin e Përgjithshëm në Gjilan, është pritur për vizitë një delegacion nga Danimarka
  • Bashkëatdhetari Muhamet Fazliu dhuron autoambulancë për QKMF-në në Kamenicë
  • Kadetët e FSK-së mbajnë ushtrime në zonën e Bukovikut, këshillohen qytetarët për kujdes
  • Mbi 2 mijë e 800 tiketa brenda një ditë në Kosovë
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home»Opinione»Agresiviteti i antiamerikanizmit serb
Opinione

Agresiviteti i antiamerikanizmit serb

adminBy adminJanuary 19, 2025No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Shkruan: Prof. dr. Agim ZOGAJ

Kërcënimi i huliganëve fashistë serbë ndaj ambasadorit

Shumë vjet më parë, një filozof francez kishte thënë se serbëve nuk duhet besuar, edhe atëherë kur të japin dhurata. Ndërsa ne nuk e dimë nëse ambasadori amerikan, Kristofer Hill, në Beograd, e ka lexuar këtë filozof ose jo, mirëpo, ndoshta, përmes këtij shkrimi, mund ta mbajë mend filozofin francez dhe, në këtë kontekst, ta analizojë poshtërimin publik të serbëve ndaj tij dhe në veçanti përdhosjen e banditëve, neonazistëve serbë ndaj një diplomati me përvojë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës! Më 15 janar 2025, ambasadori Kristofer Hill kishte shkuar në palestrën “Arena”, në Beograd, për ta përcjellë ndeshjen e basketbollit të Evropës, të xhiros së 21-të midis ekipit serb, “Cërvena Zvezda” dhe “Fenerbahces”, posa kishte arritur në palestër, konkretisht në zonën e VIP-ave, ishte ofenduar me fjalë të ndyrëse, urrejtëse, nga spektatorët çetnikë serbë. Ndërkohë, situata nuk ishte qetësuar, sepse, spektatorët çetnikë serbë, të frymëzuar nga antiamerikanizmi i çmendur i Serbisë së Vuçiqit dhe i Rusisë së Putinit, ishin afruar në drejtim të zonës së VIP-ave, ku ishte ulur ambasadori amerikan, Kristofer Hill. Çetnikët e rinj serbë, të frymëzuar nga politika shoviniste, nga politikat serbomëdha të luftës, të vozhdit të tyre, Aleksandër Vuçiqi, ishin vërsulur në masë, ndaj ambasadorit, me flamurin e madh serb, në të cilin ishte pjesë e Serbisë edhe Kosova. Atij, me brohoritjet antiamerikane, kishte bërë që i, menjëherë, pa asnjë diskutim, ta lëshonte palestrën “Arena”. I gjetur para një poshtërimi dhe kërcënimi të paparë, ambasadori ishte ngritur dhe me tërë shqetësimin e tij njerëzor e kishte braktisur ndeshjen. Një situatë e tillë, nga aspekti diplomatik, shumë delikate, para disa muajve, i kishte ndodhur, kur, i, duke shëtitur në sheshin “Terazija”, në qendër të Beogradit, i ishte afruar një zonjë me bashkëshortin dhe duke e përcjellë haps pas hapi, me zë të lartë, e kishte ofenduar me fjalët më të ulëta dhe të ndyta, në objektiv antiamerikane. Shumë medie ndërkombëtare dhe shqiptare, të njëjtën ditë, e kishin publikuar atë ngjarje të paprecedent ndaj ambasadorit amerikan. Ishte një vandalizëm, një barbari që vetëm shovinistët serbët mund dhe dinë ta bëjnë. Ishte skenë e rëndë si e përdhosi, e poshtëroi ajo zonjë, ambasadorin amerikan. Është folur se ambasadori miqësisht është i pranuar, i mirëseardhur në Serbi.

Në Serbi po regjistrohen organizata të reja me platformën e luftës

Ne nuk e kemi hallin se me sa emocion, me sa hidhërim dhe vetëposhtërim i e ka përjetuar largimin e tij të detyrueshëm nga huliganët çetnikë serbë, as në rast se do të mendohet si është i mundur gjithë ky antiamerikanizëm i hapur serb, para njeriut, i cili gjatë tërë mandatit të tij, si ambasador, herë-herë, me deklarimet e tij, u jepte krah politikave të Serbisë, veçmas ndaj Kosovës?! Në të dyja rastet e vandalizmit politik, të çetnikëve serbë, ndaj ambasadorit të nderuar, dëshirojmë të vëmë në spikamë shkallën e lartë, morbide, të pranisë së ideologjisë çetnike, të politikës së urrejtjes ndaj shqiptarëve, përkatësisht amerikanëve. Fjalën e kemi për ideologjinë çetnike serbe, e cila, në vazhdimësi, edhe përmes regjimit fashist të Vuçiqit, vazhdon ta kërcënojë rajonin, ndërkohë që as BE-ja dhe as vetë ShBA-ja asnjëherë nuk po reagonin, ashtu siç e meriton Serbia. Gjithsesi, ambasadori, sikur edhe diplomatë të tjerë amerikanë, e dinë fuqinë e rrezikshmërisë së ideologjisë çetnike, vrastare, pansllaviste të politikës shtetërore të Serbisë. Ata, po aq sa edhe ne shqiptarët, e dinë dhe e kuptojnë se opinioni publik serb është nacionalist dhe paraqet rrezik jo vetëm për sigurinë e shtetit tonë, Kosovën, porse, sikur edhe në epokën e Milosheviqit, janë në anën e “Nënës” së tyre, Rusisë. Diplomatët e Perëndimit, pra edhe amerikanë, jo vetëm ambasadat në Beograd, e dinë se çetniku Vulin, i cili është në listën e zezë të ShBA-së, është personi i autorizuar dhe përgjegjës për marrëdhëniet, për arritjen e marrëveshjeve diplomatike dhe të tjera midis Serbisë dhe Rusisë. Është non sens, që, një person i tillë, si Vulini, bashkëpunëtor besnik i Vuçiqit, pikërisht në kohën e luftës në Ukrainë, shkon dhe vjen nga Moska, duke koordinuar, veprimet serbo-ruse për politikat e rajonit. Të njëjtat veprime, në frymën e “Botës serbe”, në fakt, “Botës ruse” i ndërmerr edhe shovinisti, antiamerikani, Dodik, i cili, hapur, në emisione televizive e fyen ambasadorin amerikan në Bosnjë, Michael J Murphy. Nëse ambasadori i nderuar, nuk ka informacione, atëherë ne do t’ia bëjmë të ditur: në protestat e studentëve, të organizuara më 12 janar 2025, në Beograd, pati simbole të disa organizatave të ekstremit të djathtë neonazist, të cilat bartnin hartën me Kosovën “pjesë” e Serbisë (Partia e Re Demokratike, klubi i ekstremit të djathtë “Klubi 451”, i regjistruar më 2021, me përfaqësuesin e tij ligjor, Marko Gajinoviq. “Klubi 451” është i lidhur me organizatat e ekstremit të djathtë, “Zentropa Serbia” dhe “Fronti Kombëtar” ). Pra, në Serbi, po krijohen organizata të reja me ideologjinë çetnike, me politikën e neonazizmit të sotëm serb! BE-ja hesht, madje e përkrah Serbinë!

Serbia kurrnjëherë nuk largohet na Rusia

Ne e dimë se diplomacia shpesh vepron edhe nëndheshëm jo në publik, porse në qëllimet e politikës së Perëndimit, të ShBA-së dhe veçmas të BE-së, përpjekja që me çdo kusht t’i bëjë miq serbët dhe t’i largojë sa më shumë nga Rusia, nuk po ka sukses. I dinte ose jo ato fakte, ato përpjekje të dështuara? Nëse ishte e domosdoshme që, me qëllim të afrimit të Serbisë me Perëndimin, Kosova të përdorej si monedhë e lojërave diplomatike? Sa për rikujtesë historike: është e vërtetë se ish-senatori, Barac Obama, dhe Kristofer Hill, ishin deklaruar kundër bombardimeve të NATO-s ndaj caqeve ushtarake serbe më 1999!
Në këtë prizëm, disa deklarata të ambasadorit, rreth zhvillimeve në Serbi dhe në Kosovë, veçmas te çështja e dialogut midis të dyja shteteve, me theks të veçantë te çështja e Asociacionit, nuk ishin edhe aq diplomatike, as të drejta. Aq më parë, nga perspektiva shqiptare, fitohej përshtypja se, disa deklarata të tij, sikur ia mbanin anën Serbisë. Ndërkohë, që, absolutisht, pa të drejtë, disa deklarata, të it, për temat e lartcekura e rëndonin Kosovën, i bënin presion besa edhe ultimatume diplomatike! Në raport me ambasadorin, deklaratat e mikut të përjetshëm të Kosovës, ambasadorit, Jeffrey M. Hovenier, ishin shumë më realiste, më të matura dhe nga elementet diplomatike të drejta, më objektive! Madje, jozyrtarisht, në qarqe diplomatike, është folur edhe për tone, herë-herë disonante të it me Hovenierin, rreth zhvillimeve në Kosovë dhe sidomos rreth veprimeve të Serbisë ndaj Kosovës. Një ditë do të dalin për lexim edhe dokumente, arkiva nga lufta e Kosovës, për të parë më saktësisht se çfarë ishin qëndrimet, pikëpamjet e Kristofer Hillit lidhur me zhvillimet e luftës lidhur me statusin e Kosovës, transformimin e UÇK-së, Konferencën e Rambujesë etj!
Sidoqoftë, thelbi i idesë sonë është: si do t’i pasqyrojë eventualisht në kujtimet e tij, të botuara, politikat shtetërore të Serbisë lidhur me raportet me Kosovën, ShBA-në dhe përgjithësisht me rajonin. Nëse jo vetëm në rastet e tij personale, të përbaltjes, të nënçmimit, të urrejtjes çetnike, të grupeve të huliganëve, banditëve serbë, Kristofer Hill do ta identifikojë të vërtetën se Serbia nuk mund të jetë në të njëjtën kohë me Rusinë dhe me Perëndimin. Aq më pak, me ShBA-në sepse shkalla e opinionit publik serb, edhe te rinia serbe, është fuqishëm antiamerikane. Në një masë, kjo, jo vetëm për shkak të ideologjisë së “Botës serbe” dhe “Botës ruse”, por, edhe për arsye se serbët vazhdojnë të jenë të bindur se pikërisht ShBA-ja, krahas luftës së UÇK-së, ka lozur rolin kyç në themelimin e shtetit të pavarur të Kosovës. Dhe për këtë serbët kurrë nuk ia “falin” Amerikës!?
Ndërsa Kosova dhe Shqipëria triumfalisht, me krenari dhe guxim, i begatojnë, i fuqizojnë marrëdhëniet me aleatin historik të popullit shqiptar, me Shtetet e Bashkuara të Amerikës! Përkrah Shteteve të Bashkuara të Amerikës, popullit amerikan, Kosova dhe Shqipëria kanë një të ardhme të sigurt, në radhë të parë në ruajtjen e integritetit dhe të sovranitetit territorial, shtetëror, kombëtar!

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Neglizhenca institucionale ndaj sakrificës historike të mësimdhënësve të Kosovës që punuan në kohën e sistemit paralel në vitet e 90-ta

April 10, 2026

Kur arti shkel mbi plagët e luftës

March 31, 2026

Veprimtaria atdhetare dhe qëndresa e Sami Kurteshit për çlirimin e vendit

March 2, 2026
Mos humbni
Lajme Lokale

Kryetari Hyseni: Procesi në AKK u manipulua politikisht, do ta kontestojmë ligjërisht

By adminApril 16, 2026

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka reaguar ashpër ndaj zhvillimeve të sotme në…

Përkujtohen dëshmorët dhe martirët e Malishevës

April 16, 2026

Maturantët e Shkollës së Mesme “Xhavit Ahmeti” mirëpresin përfaqësuesit e Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan

April 16, 2026

Një i ndaluar për vjedhje të rëndë, Prokuroria në Gjilan ngre tri aktakuza ndaj tre personave

April 16, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Kryetari Hyseni: Procesi në AKK u manipulua politikisht, do ta kontestojmë ligjërisht

April 16, 2026

Përkujtohen dëshmorët dhe martirët e Malishevës

April 16, 2026

Maturantët e Shkollës së Mesme “Xhavit Ahmeti” mirëpresin përfaqësuesit e Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan

April 16, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.