Sipas raportit të Policisë, ankuesja ka njoftuar më 7 korrik 2026 se bashkëshorti i saj kishte dalë nga shtëpia më 5 korrik, rreth orës 17:00, në rrugën “Nëna Terezë” në Gjilan, dhe që nga ai moment nuk dihet vendndodhja e tij.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kompetent, ndërsa njësitet policore kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për gjetjen e personit dhe zbardhjen e rrethanave të rastit./Gjilani INFO/


