“Sot përulemi me nderim dhe mirënjohje para veprës së atyre që dhanë gjithçka për lirinë tonë”, ka thënë Riad Rashiti, kryetar i PDK-së së Gjilanit, i cili me bashkëpunëtorë ka bërë homazhe te Varrezat e dëshmorëve në Gjilan, në Ditën e Çlirimit të Gjilanit.
Duke uruar qytetarët për këtë ditë të shënuar, Rashiti tha se amaneti i dëshmorëve na obligon të punojmë me përkushtim e përgjegjësi, për të ndërtuar një Gjilan më të zhvilluar, më të drejtë dhe më pranë qytetarit.
“Në këtë ditë të lavdishme, kujtojmë me krenari të kaluarën heroike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe me besim ecim drejt të ardhmes sonë. Lavdi e përjetshme dëshmorëve të kombit”, ka thënë Riad Rashiti i PDK-së./GJILANI INFO/