- Policia e Gjilanit me masa të shtuara për sigurinë e nxënësve në fillim të vitit shkollor
- Në Gjilan mbahet takim pune me përfaqësuesit e Sektorëve Rajonalë të Hetimeve të Policisë së Kosovës
- Asociacioni i Komunave të Kosovës duhet të jetë zëri i të gjitha 38 komunave, jo një mekanizëm për përplasje politike me Qeverinë
- Kryetari Rahimaj: Komuna e Kamenicës shënon fillimin e vitit të ri shkollor me përkushtim të ri ndaj arsimit
- Prokuroria në Gjilan ngre tri aktakuza ndaj tre personave
- Policia publikon statistikat e fundit: 28 aksidente me të lënduar dhe 1,996 tiketa trafiku
- Raportohet për të shtëna me armë zjarri në Viti, rasti po hetohet nga organet kompetente
- Moti sot: Me diell dhe vranësira të shpërndara, mundësi për reshje shiu
Author: admin
Komuna e Vitisë ka vazhduar me ciklin e dëgjimeve buxhetore për planifikimin e buxhetit komunal 2026-2028. Me këtë rast dje është mbajtur takimi me përfaqësues të OJQ-ve dhe të shoqatave. Prezantimin e draft buxhetit e bëri zv.kryetari i komunës së Vitisë, Hasan Aliu dhe drejtoresha për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim, Milihate Ajeti. Gjatë këtij takimi ku fatkeqësisht kanë marrë pjesë një numër i vogël i përfaqësuesve të OJQ-ve dhe shoqatave të cilët parashtruan këto kërkesa: – Të jepet mbështetja e duhur sipas kërkesave që kanë ata. – Para mbështetjes të shikohet se cilat OJQ dhe shoqata kanë bërë më shumë…
Kanë përfunduar dëgjimet buxhetore me qytetarë për planifikimin buxhetor për vitet 2026-2028 të Komunës së Gjilanit. Takimi i fundit është mbajtur në fshatin Velekincë, ku Skender Bajrami, kryetar i këshillit të fshatit Velekincë dhe banorët kanë paraqitur kërkesat e tyre më të rëndësishme që kanë. Drejtoresha e Administratës, Arbenita Sopi Haziri, tha se ky ishte takimi i fundit apo i 13-të i dëgjimeve buxhetore dhe nga qytetarët kanë marrë kërkesat më me prioritet të cilat do të hyjnë në buxhetin e viteve të ardhshme. Ajo tregoi se buxheti i vitit të ardhshëm pritet të jetë mbi 41 milionë euro.…
Kuvendi i Komunës së Gjilanit, nën udhëheqjen e Kushtrim Kadriut, në seancën e të enjtes, e cila është e fundit e rregullt para pushimeve verore, ka miratuar vendimin për formimin e Komisionit për ndarjen e bursave për studentë me përbërje nga të gjitha partitë politike, derisa ka shtyrë për një seancë tjetër raportin financiar janar-qershor 2025. Gjatë seancës së sotme, Kuvendi ka miratuar edhe raportin e Komisionit për shqyrtimin e kërkesave dhe ankesave në procesin e emërtimit të rrugëve, të cilin e ka prezantuar Blerim Haziri (VV), iniciativën për ndërrimin e destinimit të parcelave të Bllokut “H” nga PRRU…
Shefi i Shërbimit të Stomatologjisë në Gjilan, Dr. Taulant Ramadani: Jemi të përkushtuar për shërbime profesionale cilësore
Shërbimi i Stomatologjisë në Gjilan, për periudhën kohore prej 6-të muajve të këtij viti, apo ndryshe shprehur, në intervalin kohor Janar – Qershor, ka kryer një numër të konsiderueshëm, shërbimesh/ intervenimesh, ka njoftuar sot, Dr. Taulant Ramadani, shef i këtij shërbimi. Shprehur ndryshe, tha se për periudhën kohore në fjalë janë ofruar 7 mijë e 696 shërbime, prej tyre në muajin janar 1 mijë e 533, shkurt 1 mijë e 411, mars 1 mijë e 195, prill 1271, maj 1 mijë e 220, si dhe në muajin qershor 1 mijë e 66 shërbime për pacientë. Prej tyre thuhet se…
Kryetari Kadri Rahimaj së bashku me Drejtorin e Kulturës, Behar Hyseni, kanë pritur në takim sekretarin e Ministrisë së Kulturës, Bislim Bislimin. Në këtë takim është nënshkruar marrëveshja për hartimin e projektit për rinovimin e stadiumit të qytetit. Kryetari Rahimaj ka thënë se sporti në Kamenicë nuk ka pasur asnjëherë infrastrukturë më të mirë. “Stadiumi i qytetit po rinovohet Sot bashkë me sekretarin z.Bislim Bislimin, nga MKRS për stadiumin e qytetit. Stadiumi i duhet qytetit e sportdashësve, por më së shumti, i duhet talentit dhe potencialit sportiv që kemi si Kamenicë. Sporti në Kamenicë, asnjëherë nuk ka pasur infrastrukturë më…
Është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij një person i gjinisë mashkullore në Gjilan. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e tij. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion./GJILANI INFO/
Nëse ka një vend që duhet të tregoheni plotësisht të sinqertë edhe për detajet e jetës tuaj personale, ajo është zyra e mjekut. Nëse nuk tregoheni plotësisht të sinqertë, atëhere as mjekët nuk mund të bëjnë punën e tyre dhe t’ju trajtojnë siç duhet. Një pjesë e madhe e vizitave shëndetësore mund të kërkojnë ekspozimin e pjesëve të trupit. Ndaj shumë njerëz mund të hezitojnë të ndajnë simptomat dhe shenjat e tyre me mjekun. Por e vërteta është se ata janë mësuar me këto biseda dhe pyesin për një qëllim, i cili është diagnostikimi i duhur dhe trajtimi i…
Ahmet Selmani (ose atdheu i gjymtë) Në (at)dheun tonë gjërat e mira vdesin para kohe më shumë se çdo gjë tjetër jetojnë vetëm legjendat ato nuk sëmuren nga flamat e harbuara as nuk zverdhen nga vjeshtat e dehura ato ushqehen me mishin e mërive tona me gjakun e bërë ujë për kaprice të vogla nëse ne do të ishim më ndryshe nëse nuk do të zgjoheshim me barresën e ëndrrave noprane edhe legjenda e flijimit do të vdiste qëmoti do të lëfarej krejtësisht e s’do t’i mbetej asnjë copë ashti por ne jemi kujdestarë kryeneçë që s’e lëmë të tretet…
Nën patronatin e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport në kuadër të Komunës së Kamenicës organizohet edhe dita për shënimin e përvjetorit të rënies së dëshmorit Rahim Beqiri. Me 2 gusht me fillim nga ora 10:00 do të fillohet me homazhe tek varrezat e qytetit në Kamenicë. Me fillim nga ora 10:30 do të bëhen homazhe tek lapidari në fshatin Kopernicë si dhe do të mbahet edhe programi i përgatitur. Në kuadër të kësaj dite organizohet edhe ecja për nder të Rahim Beqirit duke filluar nga ora 11:30. Të gjithë të interesuarit për ecjen, nisjen e organizuar e kanë…
Thellojnë bashkëpunimin akademik Universiteti Publik “Kadri Zeka” dhe Universiteti “Aleksandër Moisiu” në Durrës
Rektori i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku, së bashku me Prorektorin për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Projekte, Prof. Dr. Dukagjin Leka, si dhe anëtaren e Këshillit Drejtues, Prof. Ass. Dr. Shejnaze Gagica, kanë realizuar një vizitë zyrtare në Shqipëri, ku janë pritur në Universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës. Në kuadër të kësaj vizite, u zhvillua një takim zyrtar mes Rektorit të UKZ-së Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku dhe Rektorit të UAMD-së Prof. Dr. Shkëlqim Fortuzi, me ç’rast është nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi ndërinstitucional. Kjo marrëveshje vjen si vazhdim i angazhimeve të ndërsjella për forcimin…

