Author: admin

Mbrëmë në Shtëpinë e Kulturës në Kamenicë u mbajt ceremonia e “Ditës së Nderit”, organizuar për herë të parë në Komunën e Kamenicës. Në këtë ngjarje solemne u nderuan personalitete të cilët kanë dhënë kontribut të çmuar në zhvillimin dhe historinë e vendit. Kryetari i Komunës Kadri Rahimaj në fjalën e tij hyrëse përshëndeti të pranishmit duke thënë se kjo ditë i kushtohet atyre që e ngritën lart krenarinë, identitetin dhe dinjitetin tonë kombëtar. “Ne nuk jemi mbledhur këtu vetëm për të kujtuar, por për të përkujtuar me nderim dhe për të falënderuar me përgjegjësi institucionale ata që ndërtuan…

Read More

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, bashkë me deputeten e Kuvendit të Kosovës Arijeta Rexhepin, kanë vizituar kompaninë e përpunimit të drurit, Uniko. Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, tha se: pata kënaqësinë të vizitoj biznesin Uniko, të themeluar e drejtuar nga Sahit dhe Flamur Ibrahimi. “Në sektorin e përpunimit të drurit, ata kanë ndërtuar një histori të veçantë suksesi, duke punësuar 10 punëtorë dhe duke arritur që deri në 30% të prodhimit ta eksportojnë jashtë vendit”, tha Alban Hyseni. I pari i Komunës së Gjilanit, theksoi se shembuj si ky na frymëzojnë të ecim përpara drejt Gjilanit…

Read More

Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për vepra të ndryshme penale. Aktakuzat e ngritura: Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për vepra të ndryshme penale, si në vijim: Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprat penale  ‘’Vjedhja e shërbimeve ”, Dy (2) aktakuza kundër tre (2) personave për veprat penale  ‘’Kanosja”, Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale  ‘’Lëndimi i lehtë trupor ”./GJILANI INFO/

Read More

Ishte në patrullim njësiti policorë kur kishte dëgjuar të shtëna armësh në një aheng familjarë, në fshatin Cërnicë. Aty, pasi kontrollohen dy persona të dyshuar janë gjetur dhe konfiskuar dy pistoleta me të cilat dyshohet se kishin ndodhë të shtënët, 5-fishekë dhe 20 gëzhoja cal-9 mm. Në konsultim me prokurorin, të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt, njoftohet nga Policia./GJILANI INFO/

Read More

Policia po e heton një rast të zhdukjes së dy personave të mitur nga Kopernica e Kamenicës, bëjnë me dije burimet zyrtare policore. Personi që ka raportuar në polici ka thënë se djali i tij së bashku me një familiar të tyre poashtu i mitur, janë larguar nga shtëpia pasditën e djeshme dhe se nuk dihet vendndodhja e tyre./GJILANI INFO/

Read More