Author: admin

Pas pranimit të informatës për të shtëna me armë zjarri në fshatin Livoçi i Epërm, njesitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjës. Ndërkaq, tek personi i dyshuar kanë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me gaz, 12-fishekë dhe 2-gëzhoja, e për të cilin dyshohet se kishte shtënë në një aheng familjar. Në konsultim me prokurorin, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt, thuhet nga Policia./GJILANI INFO/

Read More

Dy zyrtarë policorë kanë hasur në rezistencë dhe janë sulmuar fizikisht nga tre persona në fshatin Drobesh të Vitisë, kur policia ka tetnuar të i arrestoj. Personat zyrtarë kanë pranuar tretman mjekësor, kurse dy personat e dyshuar janë arrestuar dhe njëri prej tyre gjendet në arrati. Me vendim të prokurorit pas intervistimit njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa tjetri është liruar në procedurë të rregullt, njofton Policia./GJILANI INFO/

Read More

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka pritur sot në takim zyrtarët policor të EULEX-it, Kamil Gosk dhe Mikolay Wawruszczak. Bëhet me dije se gjatë këtij takimi është folur për shkëmbim e provojave, çështjet që ndërlidhen me sigurinë publike dhe harmoninë ndërfetare dhe ndëretnike në komunën e Vitisë./GJILANI INFO/

Read More

Sot në Fshatin e Ri të Vitisë është përuruar xhamia e re e cila kryesisht është mundësuar falë mërgimtarit, Ajet Doberjanca. I ftuar në këtë ngjarje pos përfaqësuesve të Bashkësisë Islame të Kosovës, Këshillit të Bashkësisë Islame të Kosovës në Viti ishte dhe kryetari i komunës së Vitisë , Sokol Haliti. Me këtë rast ai mbajti një fjalë rasti dhe uroj banorët e këtij fshati për objektin e ri fetar. Po ashtu në emër të komunës së Vitisë dhe të banorëve të këtij fshati ai ndau një mirënjohje për donatorin e xhamisë, Ajet Doberjanca. Përndryshe i pranishëm nga komuna…

Read More

Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Njësia rajonale e Trafikut Rrugor dhe Stacionet Policore gjatë periudhës kohore 25.07.2025 – 31.07.2025 në vazhdën e implementimit të planeve operative për siguri në trafik kanë shqiptuar njëmijë e tetëqind e njëmbëdhjetë (1811) gjoba. Gjatë kësaj periudhe në kuadër të këtyre planeve janë ndërmarr aktivitete edhe në: – Hetim i dyzet e gjashtë (46) aksidenteve të trafikut me dëme materiale, – Hetim i njëzet e pesë (25) aksidenteve të trafikut me të lënduar, – Shqiptuar masa e ndalim drejtimit të mjeteve motorike për njëzet (20) ngasës. Me qëllim parandalimin e aksidenteve në trafik, Drejtoria…

Read More

Grupi për hartimin e Projekt-Buxhetit për vitin 2026-2028 kanë mbajtur takim me qytetarët e Kamenicës. Në këtë takim Drejtori i i Investimeve Kapitale, Blerim Murina ka paraqitur projektet e kryera deri më tani dhe ato të cilat janë ende në proces. Banorët e Kamenicës më pas kanë paraqitur disa kërkesa që kishin të bëjnë kryesisht me asfaltim të rrugëve dhe pastrimin e lumit. Ky dëgjim ka përmbyllur ciklin e dëgjimeve me qytetarë të mbajtura për buxhetin./GJILANI INFO/

Read More

Sipas raportit prej 24 orësh nga policia e vendit, njoftohet se rasti ka ndodhur mbrëmjen e 30 korrikut. Ndërkaq, për zhdukjen e tij ka raportuar në polici një person i cili ka thënë se fjala është për një mashkull që është larguar nga shtëpia, e për të cilin nuk dihet vendndodhja. Ky rast po hetohet nga ekipet përkatëse policore, thuhet në njoftimin nga policia./GJILANI INFO/

Read More

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka marr pjesë në hapjen e një nga bizneset përfituese të Fondit për Ndërmarrësi EDM Events, me pronare Albana Pireva, e cila me përkushtim e pasion po sjell risi në organizimin e eventeve në komunën tonë. Ai tregoi se ky është biznesi më i ri në qytetin tonë. “Ky është shembull konkret se si mbështetja e duhur fuqizon të rinjtë dhe gratë për të ndërtuar të ardhmen e tyre. Jemi krenarë që politikat tona po japin fryte dhe do të vazhdojmë me përkushtim edhe në vitet në vijim. Suksese Albana”,tha kryetari Alban Hyseni./GJILANI…

Read More

Mbrëmjen e ditës së djeshme, në qytetin e Vitisë pas një mosmarrëveshje verbale mes dy personave të moshës së mitur, njëri prej tyre ka goditur tjetrin me bisht sëpate në zonën e krahrorit. I godituri me bisht sëpate është dërguar urjentisht në Spitalin Rajonal të Gjilanit, ku edhe është konstatuar se ndodhet jashtë rrezikut për jetë edhe përkundër lëndimeve trupore të konsiderueshme. Për rastin hetimet i ka ndërmarrë Njësia e Hetimeve të Krimeve të Rënda (NJHP). Ajo ka intervistuar viktimën në emergjencë dhe të dyshuarin në prani të prindit dhe avokatit. Me vendim të Prokurorit të Shtetit, personi me…

Read More