- Policia e Gjilanit me masa të shtuara për sigurinë e nxënësve në fillim të vitit shkollor
- Në Gjilan mbahet takim pune me përfaqësuesit e Sektorëve Rajonalë të Hetimeve të Policisë së Kosovës
- Asociacioni i Komunave të Kosovës duhet të jetë zëri i të gjitha 38 komunave, jo një mekanizëm për përplasje politike me Qeverinë
- Kryetari Rahimaj: Komuna e Kamenicës shënon fillimin e vitit të ri shkollor me përkushtim të ri ndaj arsimit
- Prokuroria në Gjilan ngre tri aktakuza ndaj tre personave
- Policia publikon statistikat e fundit: 28 aksidente me të lënduar dhe 1,996 tiketa trafiku
- Raportohet për të shtëna me armë zjarri në Viti, rasti po hetohet nga organet kompetente
- Moti sot: Me diell dhe vranësira të shpërndara, mundësi për reshje shiu
Author: admin
Drejtoresha Leka pret në takim Drejtoreshën e Odës Ekonomike të Kosovës për Rajonin e Anamoravës
Drejtoresha e Zhvillimit Ekonomik, Burbuqe Leka, ka pritur në takim Drejtoreshën e Odës Ekonomike të Kosovës për rajonin e Anamoravës, Erleta Halimi. Drejtoresha Leja ka thënë se gjatë takimit kanë diskutuat për disa projekte me rëndësi të veçantë për zhvillimin dhe mbështetjen e bizneseve lokale. “U dakorduam që implementimi i këtyre projekteve të fillojë në ditët në vijim, me qëllim të fuqizimit të mëtejshëm të bashkëpunimit ndërmjet institucioneve dhe komunitetit të biznesit. Ky bashkëpunim do të konkretizohet shumë shpejt me hapa të qarta dhe veprime konkrete në terren”, ka thënë ajo./GJILANI INFO/
Drejtori sportiv i Leverkusenit për transferimin e Xhakës te Sunderland: Zgjidhja më e mirë për të gjithë Sunderland AFC ka konfirmuar zyrtarisht transferimin e Granit Xhakës, i cili firmos për tre vite në “Stadium of Light” pasi arriti një marrëveshje me Bayer Leverkusen. Mesfushori zviceran mbërrin në Angli pas një periudhe të jashtëzakonshme me kampionët e Bundesligës, ku ishte një nga liderët kryesorë të skuadrës që shkroi historinë sezonin e kaluar. Pas zyrtarizimit, drejtori sportiv i Bayer 04, Simon Rolfes, ka folur për rolin e madh që Xhaka kishte në suksesin historik të klubit gjerman. “Granit Xhaka ishte lojtar…
Nga: Ilir Muharremi, kritik i artit Albert Camus e ngrit pyetjen: Ç’është njeriu i revoltuar? Njeriu që thotë “JO”. Duhet të analizojmë përmbajtjen e kësaj “JO”-je. Cila është ajo? “Gjërat kanë zgjatur tepër, deri aty po, përtej jo, po e teproni.” Këtij kufiri, i vetmi, avokati Arianit Koci i ngriti klithmën e shpirtit me “JO, nuk do ta kaloni.” Në fakt, në tërë popullin ekziston kjo “Jo”, por populli fle në gjumin e arushës. Individi e ngriti në piedestal arsyen e “Jo”-së, me një të drejtë të arsyeshme: “Lërini inatet.” Në fakt, inati është më i madh se bota…
Komisionerja e BE-së, Marta Kos i shkruan letër Kamberit, flet për të drejtat e shqiptarëve në Luginë dhe çështjen e pasivizimit të adresave nga Serbia
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ka publikuar letrën e komisioneres së Bashkimit Evropian për Zgjerim, Marta Kos, e cila shkruan për të drejtat e shqiptarëve në Luginë të Preshevës. Kjo letër vjen, pasi deputeti Kamberi u ka dërguar letra zyrtarëve të lartë të BE-së ku i ka njoftuar për shkeljen e të drejtave të shqiptarëve në Luginë dhe pasivizimin e adresave. Më poshtë mund ta gjeni postimin e Kamberit dhe pjesë të letrës së Kos, që i ka shkëputur deputeti: Edhe një përgjigje nga Brukseli Shqiptarët e Luginës po marrin vëmendje gjithnjë më të madhe në institucionet…
Rreth 60 pjesëmarrës të moshave të ndryshme u mblodhen mbrëmë për të qenë pjesë e garës ‘Go Kart’, aktivitet ky në kuadër të Kamenica Summer Fest, i cili u përcoll me plot adrenalinë dhe emocione të fort. Kjo garë u shndërrua në një spektakël të vërtetë për adhuruesit e shpejtësisë dhe sporteve motorike, dhe përcolli duartrokitje nga të pranishmit të cilët prkrahnin garuesit. Aktiviteti i Go Kart-it është vetëm njëri nga shumë ngjarjet që po zhvillohen gjatë festivalit Kamenica Summer Fest, i cili po sjell energji, argëtim gjatë verës në Kamenicë./GJILANI INFO/
Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik, arrestimet dhe gjobat e shqiptuara. Sipas raportit, në këtë periudhë është shënuar një aksident trafiku me fatalitet, ndërsa janë regjistruar 35 aksidente me të lënduar dhe 70 të tjera me dëme materiale. Policia ka vazhduar zbatimin e rregullave në komunikacion, ku brenda një dite ka shqiptuar gjithsej 2 289 gjoba trafiku. Në 24 orët e fundit policia ka arrestuar 20 persona, prej të cilëve 10 ka dërguar në mbajtje dhe një person në vuajtje të…
Dy vëllezër diplomojnë në të njëjtën ditë në Zvicër, me Prishtinën në qendër të projekteve të tyre Dy vëllezër diplomojnë në të njëjtën ditë në Zvicër, me Prishtinën në qendër të projekteve të tyre Platforma mediale Albinfo.ch me fokus Diasporën, sjell një tjetër storie suksesi. Bëhet fjalë për Elion dhe Lindon Bytyqi, dy vëllezërit shqiptarë, kanë diplomuar për studime master në Arkitekturë në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Lucern (HSLU). Momenti u bë edhe më i veçantë për faktin se të dy diplomuan në të njëjtën ditë, në të njëjtën sallë, krah për krah, një përvojë unike dhe…
Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit të shtetit, ka ndaluar një person, në kohëzgjatje prej 48 orësh si dhe ka ngritur njëmbëdhjetë aktakuza kundër njëmbëdhjetë personave, për vepra të ndryshme penale. Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit: Në një rast të vetëm, Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ndaluar një person të dyshuar, për veprën penale “Keqpërdorim i besimit”. Aktakuzat e ngritura ndaj njëmbëdhjetë personave për vepra të ndryshme penale, janë: -Tri aktakuza kundër tre personave për veprat penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”. – Dy aktakuza kundër…
Një veturë dhe një automjet transportues janë përfshirë dje në një aksident trafiku që ka ndodhur në Gjilan, por për fat të mire, pasojat kanë qenë vetëm materiale. Ndërkaq, rasti po hetohet nga njesiti përkatës./GJILANI INFO/
Komuna e Vitisë, ka mbajtur dëgjimin buxhetor me banorët e fshatit Letnicë. Në fillim të këtij takimi zv.kryetari i komunës së Vitisë, Hasan Aliu dhe drejtoresha për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim, Milihate Ajeti kanë prezantuar draft buxhetin komunal 2026-2028 dhe kanë folur për rëndësinë e takimeve që janë duke zhvilluar komuna e Vitisë për planifkimn e buxhetit komunal. Një fjalë rasti e mbajti edhe kryetari i fshatit Letnicë, Shin Gjoni. Në pjesën e dytë të këtij takimi banorët parashtruan kërkesat, sugjerimet dhe vërejtjet e tyre. Ndër to banorët parashtruan këto kërkesa: – Rregullimi i WC-ve publike – Ndërtimi i trotuarit…

