Author: admin

Është hapur panairi rajonal “Anamorava mirëpret Diasporën”, nga Drejtoria për Zhvillim Ekonomik e Komunës së Gjilanit, në bashkëpunim me Odën Ekonomike e Kosovës. Nënkryetarja e Komunës së Gjilanit, Leonora Morina Bunjaku, ka folur në emër të kryetarit Alban Hyseni. “Kam kënaqësinë që sot, të u uroj mirëseardhje në hapjen e panairit “Anamorava mirëpret diasporën”, një aktivitet që i kushtohet lidhjes së dashurisë, kujtesës dhe përgjegjësisë që kemi ndaj njëri-tjetrit – qoftë në vendlindje, qoftë në mërgatë”, tha Morina Bunjaku. Nënkryetarja e Gjilanit, theksoi se ky panair është një mundësi e jashtëzakonshme për të promovuar prodhimet vendore, për të forcuar bashkëpunimin…

Read More

Me urdhër të prokurorit është ndaluar një person, në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe janë ngritur pesë aktakuza ndaj gjashtë  personave, për vepra të ndryshme penale nga Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 0rëve të fundit. Në një rast të vetëm, është ndaluar një person i dyshuar, për veprat penale: “Kanosje” dhe “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”. Ndërkaq, pesë aktakuzat e ngritura ndaj gjashtë përesonave për vepra të ndryshme penale janë me sa vijon: – Një aktakuzë ndaj dy personave për veprat penale “Lëndim i lehtë trupor”. – Një aktakuzë ndaj një personi për veprën penale “Prodhimi dhe përdorimi…

Read More

Gjatë Diaspora Open Day, prezantuam Parkun Teknologjik, mundësitë që ofron, vizionin dhe misionin tonë për një Kamenicë më digjitale dhe më inovative. I pranishëm ishte edhe Kryetari Kadri Rahimaj, i cili prezantoi projektet dhe rezultatet e qeverisjes së tij si dhe mundësitë e bashkëpunimit Kosovë-Diasporë. Takimi u përmbyll me një koktej dhe diskutime të hapura me pjesëmarrësit nga mërgata. Faleminderit të gjithëve që ndan kohën dhe përkushtimin për të qenë pjesë e këtij rrugëtimi./GJILANI INFO/

Read More

Kanë vazhduar aktivitetet në kuadër të manifestimit “Ditët e Mërgatës” – “Rrënjë dhe krahë”, ku u zhvilluar turneu i futbollit i grupmoshave U11. Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, tha se në kuadër të aktiviteteve “Ditët e Mërgatës” – “Rrënjë dhe krahë”, u mbajt një turne futbolli i grupmoshave U11, në Shkollën Fillore “Selami Hallaqi”. Sipas tij aktiviteti pati mjaft interesim dhe u organizua në mënyrë të jashtëzakonshme. “Ky turne sportiv dëshmoi edhe një herë talentin e të rinjve tanë dhe se ata kanë të ardhme”, tha Alban Hyseni. I pari i Komunës së Gjilanit, përgëzoi fituesit: Vendi i…

Read More

Në hapsirat e Drejtorisë Komunale të Arsimit në Gjilan, sot janë pranuar me shumë kënaqësi një laptop dhuruar nga organizata Save the Children, përfaqësuar nga znj. Hana Lamaxhema. Kjo pajisje do të shërbejë për punën e ekipit vlerësues të fëmijëve me nevoja të veçanta, duke lehtësuar procesin dhe duke avancuar mbështetjen ndaj tyre”, njoftuan drejtuesit e kësaj Drejtorie. Ndërkaq, pranimi i këtij donacioni është bërë në praninë e znj. Liridona Ukshni-Kosumi, Zyrtare për Fëmijë me Nevoja të Veçanta në DKA, dhe Shpend Nuhiu, Drejtor Komunal i Arsimit. Me këtë rast, Drejtori Shpend Nuhiu, ka thënë: “Shprehim mirënjohjen tonë të…

Read More

Në Sallën e Kuvendit Komunal të Gjilanit, u mbajt një takim informues mbi skemën e granteve investuese, të organizuar nga MBPZHR dhe GIZ-i Gjerman, në emër të Qeverisë Gjermane. Bajram Isufi, drejtor i Drejtorisë për Bujqësi në komunën e Gjilanit, ka bërë me dije se takimi kishte për qëllim informimin e fermerëve të pranishëm për mundësitë e granteve investuese, Lot 1 dhe Lot 2, që janë pjesë e një iniciative për zhvillimin ekonomik rural të qëndrueshëm. Kjo Skemë ofron mundësi për biznese të vogla dhe ekonomitë familjare që operojnë në fushat si: 1. Mbledhja, përpunimi dhe paketimi i produkteve…

Read More

Fondacioni “Dr. Feti Hetemi” ka shpallur të hapur thirrjen për aplikim për bursa për studentët e Fakultetit të Mjekësisë, të cilët vijnë nga komunat e Anamoravës: Gjilan, Viti, Kamenicë, Kllokot dhe Novobërdë. Bursat do të ndahen në nderim të mjekut të njohur të rajonit, internistit dhe nefrologut Dr. Feti Hetemi, në përvjetorin e pestë të ndarjes së tij nga jeta. Ky është viti i katërt me radhë që ndahen bursa për studentë të mjekësisë në emër të tij, duke reflektuar dëshirën dhe përkushtimin e Dr. Hetemit për përgatitjen e kuadrove të rinj në fushën e shëndetësisë. Për vitin akademik…

Read More

Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit me urdhër të prokurorit kujdestar ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orëve dhe ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për vepra të ndryshme penale. Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit: Prokuroria Themelore në Gjilan, në një rast të vetëm, ka ndaluar një (1) person të dyshuar, për veprat penale ‘’ Kanosje ’’ dhe ‘’ Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë’’ Aktakuzat: Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për vepra të ndryshme penale, si në vijem: Një (1) aktakuzë…

Read More

Kryetari Kadri Rahimaj ka thënë se janë përfunduar edhe 11 rrugë lokale në Hogosht. Sipas tij vlera e këtyre rrugëve të asfaltuara është mbi 228 mijë Euro me 1947.33 metra infrastrukturë rrugore. Rrugët që janë përfunduar në Hogosht janë: 1. Rruga “Avdi Xhaqku” (degëzim), 2. Rruga “Nexhmedin Ahmeti”, 3. Rruga “Martirët e Hogoshtit” (degëzimi 1), 4. Rruga “Taip Sermaxhaj”, 5. Rruga “Isa Kastrati” (degëzim), 6. Rruga “Martirët e Hogoshtit” (degëzim), 7. Rruga “Shefki Latifi”, 8. Rruga “Rexhep Malaj” (degëzimi 2), 9. Rruga “Lagjja e Batallëve”, 10. Rruga “Martirët e Hogoshtit” (degëzimi 3). Ndërsa Kryetari Rahimaj ka treguar se në fazën…

Read More

Zv.kryetari i komunës së Vitisë, Hasan Aliu, ka pritur sot në takim , drejtorin e OJQ-së “Banimi Social dhe të Drejtat Pronësore në Kosovë”, Agron Beka. Në këtë takim u bë e ditur se, në kuadër të marrëveshjes së mirëkuptimit që ka bë kjo OJQ me komunën e Vitisë, tani ka filluar implementimin e projektit për ofrimin e këshillave juridike falas deri më 30 shtator, lidhur me të drejtat pronësore tek banimet sociale, në të gjithë territorin e komunës së Vitisë. Ky projekt synon të adresojë nevojën urgjente për përmirësimin e qasjes në informacion mbi regjistrimin e tokës dhe…

Read More