Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit të shtetit, ka ndaluar një persona, në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe ka ngritur nëntë aktakuza, kundër nëntë personave, për vepra të ndryshme penale.
Aktakuzate ngritura nga kjo Prokurori janë, si në vijim:
– Pesë aktakuza, ndaj pesë personave, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.
– Dy aktakuza kundër dy personave, për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.
– Një aktakuzë ndaj një personi, për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”.
– Dhe një aktakuzë, kundër një personi, për veprën penale “Ndërtimi pa leje”./GJILANI INFO/


