Author: admin

Në Gregjenik të Kamenicës ka ndodhur një zjarr fushor dhe në përpjekje për shuarjen e zjarrit ka pësuar lëndime trupore një zyrtar policor, bëri me dije sot Policia. Në vendin e ngjarjes ka dal njësiti i zjarrfikëseve të cilët edhe kanë arritur pët të lokalizuar zjarrin. Për zyrtarin policor thuhet se ka pranuar tretman mjekësor e mandej është dërguar për në QKUK në Prishtinë për trajtim të mëtutjeshëm. Ndërkaq, ky rasti tashmë është nën hetime./GJILANI INFO/

Read More

Policia ka arrestuar një person të dyshuar në Gjilan, pasi që për shkak të një borxhi kishte kanosur me armë një person tjetër, njofton Policia. Bëhet e ditur se nga i njëjti është sekuestruar arma e mbajtur pa leje me një karikator dhe tetë fishekë. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./GJILANI INFO/

Read More

Aktivisti e njëherit edhe anëtari i Kryesisë së Lëvizjës VETËVENDOSJE! Qendra në Gjilan, Abdyl Kurteshi e njëherit edhe afarist i suksesshëm, e që vie nga një familje atdhetare, ka bërë me dije sot, se tashmë është pjesë e listës garuese për Asamblenë Komunale në zgjedhjet lokale që pritet të mbahen në muajin tetor të këtij viti. “Kam kënaqësinë të iu njoftoj se do të jem pjesë e listës garuese për Asamblenë Komunale të Gjilanit nga radhët e Lëvizjes VETËVENDOSJE!”, ka thënë ai. Kurteshi ka premtuar se do të jet zëri i arsyes për qytetarët e Komunës së Gjilanit. Tutje…

Read More

“Sot patëm nderin të vizitojmë patriotin e madh Pajazit Zymeri, të cilin e vlerësuam me titullin “Nderi i Qytetit” – një shenjë mirënjohjeje për jetën dhe veprën e tij të jashtëzakonshme në shërbim të çështjes kombëtare”, ka thënë Alban Hyseni, kryetar i komunës së Gjilanit. Ai bëri me dije se Baca Pajazit, që në vitin 1969 iu bashkua Ballit Kombëtar në Austri, vazhdoi aktivitetin e tij patriotik në Lëvizjen Popullore në diasporë, duke bashkëpunuar me figura të njohura si Kadri Zeka dhe Ibrahim Kelmendi. Mori pjesë në demonstratat historike të vitit 1981 në Zvicër, u përball me arrestime e tortura,…

Read More

Lajmi është bërë me dije nga familjarët e të ndjerit, të cilët kanë shkruar: Të dashur miq dhe familjarë, Me pikëllim të thellë ju njoftojmë që sot me datën 09.08.2025 ndërroi jetë, më i dashuri jonë, Ramadan Myrtaj. Varrimi do të bëhet sot, me drekë, në orën 13:00, në varrezat e Gjilanit, thuhet në njoftimin e familjes Myrtaj.

Read More

Policia e Kosovës ka njoftuar se për 24 orë, ka shqiptuar 2503 gjoba në trafik. Sipas policisë, gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar disa aksidente në trafikun rrugor, prej tyre 44 kanë qenë me lëndime, ndërsa 87 me dëme materiale. Policia njofton se për të njëjtën periudhë kohore janë arrestuar 22 persona, ndërkaq 14 të tjerë janë dërguar në mbajtje, kurse 2 persona u dërguan në vuajtje të dënimit.

Read More

Pas publikimit të një video në medie, ku ushtrohet dhunë ndaj një të miture, deklarohet edhe kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni. Ai tha se: një video që po qarkullon nga mbrëmë në medie më ka tronditur thellë, jo vetëm mua personalisht, por edhe gjithë qytetarët e Gjilanit dhe Kosovës. Sipas tij pamjet e dhunës ndaj një të miture janë të papranueshme dhe shqetësuese në çdo formë. “Si kryetar i Komunës së Gjilanit, shpreh keqardhjen dhe solidaritetin tim me viktimën dhe familjen e saj dhe dënoj çdo akt dhune që bie ndesh me vlerat tona njerëzore e shoqërore”, tha…

Read More

Policia ka identifikuar dhe arrestuar dje një person në Gjilan për armëmbajtje të pa autorizuar, bëhet e ditur sot nga autoritetet zyrtare policore. Nga i njejti është konfiskuar një pistoletë me një karikator dhe një fishek. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, personi i dyshuar është liruar në procedure të rregulltë./GJILANI INFO/

Read More