Në mesin vullnetit dhe përpjekjeve të secilit prej nesh, që nga dje për të grumbulluar shumën e caktuar për trajtimin e Gretës, ajo sot na la.
Greta ishte kolege e pashoqe, punëtore dhe me vullnet për të gjithë ata që e njihnin.
Humbja e Gretës është humbje e madhe për institucionin, për ne si kolegë, por edhe për gjithë komunitetin në Kamenicë.
Ju falënderojmë secilit për kontributin dhe ndihmën e dhënë, ju jemi mirënjohës edhe ne.
Prehu në paqe Gretë!, thuhet nga Kryetari i komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj./GJILANI INFO/


