- Policia e Gjilanit me masa të shtuara për sigurinë e nxënësve në fillim të vitit shkollor
- Në Gjilan mbahet takim pune me përfaqësuesit e Sektorëve Rajonalë të Hetimeve të Policisë së Kosovës
- Asociacioni i Komunave të Kosovës duhet të jetë zëri i të gjitha 38 komunave, jo një mekanizëm për përplasje politike me Qeverinë
- Kryetari Rahimaj: Komuna e Kamenicës shënon fillimin e vitit të ri shkollor me përkushtim të ri ndaj arsimit
- Prokuroria në Gjilan ngre tri aktakuza ndaj tre personave
- Policia publikon statistikat e fundit: 28 aksidente me të lënduar dhe 1,996 tiketa trafiku
- Raportohet për të shtëna me armë zjarri në Viti, rasti po hetohet nga organet kompetente
- Moti sot: Me diell dhe vranësira të shpërndara, mundësi për reshje shiu
Author: admin
Nga një raport shtesë që publikoi sot Policia në Gjilan, bëhet me dije se është arrestuar person i dyshuar për vjedhje të identitetit dhe kredencialeve që ka ndodhur më 29.03. 2025. I njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, njofton Policia./GJILANI INFO/
Në lidhje me rastin e vrasjes së djeshme të ndodhur në qendër të qytetit të Gjilanit, Gjykata Themelore në Gjilan njofton opinionin publik dhe mediat, se ndaj personit të dyshuar Mefail (Fehmi) Shkodra nuk ka lëndë aktive në këtë Gjykatë. Ndërkohë, sa i përket dosjes së tij penale, ne bazë të evidencës iu njoftojmë se në Gjykatën Themelore në Gjilan, personi Mefail Shkodra ka pasur 3 (tre) lëndë penale dhe të gjitha janë të përfunduara me aktgjykim dënues edh atë: Në vitin 2018 (PKR.nr.198/2018), është akuzuar për veprën penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të armëve nga neni 374…
Është hapur ekspozita e parë personale e 11 vjeçares, nxënëses Jara Ademi “Ndërmjet Ngjyrave”, në galerinë e qytetit. Nxënësja e klasës VII, ka paraqitur një koleksion mbresëlënës të punimeve të saj artistike, e cila dëshmon për talentin, përkushtimin dhe pasionin e saj të jashtëzakonshëm për artin. Kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni, tha se është një ditë e veçantë, që Jara po e mban ekspozitën e parë si një artiste e re. Ajo i ka 12 punime, derisa ka 11 vjet dhe se punimet e saja janë shumë të mira, krahas moshës së saj. “Kjo është një nismë e…
Bejtush Isufi Kemi ngritur institucionet e Republikës, të cilat do të duhej t’i donim, t’i mbronim dhe t’i respektonim, sepse nuk janë bërë pa mund dhe sa hap e mbyll sytë, e të cilat deri dje nuk i kishim… …Por edhe kemi rrënuar, sepse rrënimi është më i lehtë, për një mijë arsye, por më së shpeshti për interesa të ngushta, rivalitet partiak, lokalizëm, mosdije dhe moskokëçarje… Në vend të bashkëpunimit ndërinstitucional, më shumë kemi pasur beteja mes tyre, beteja mes pushteteve, varësisht ku ishte partia ime (“bahçja ime”) – dhe vazhdojmë ta bëjmë këtë betejë përditë e më…
Policia e vendit ka shqiptuar 1 mijë e 827 gjoba për kundërvajtësit e trafikut brenda 24 orëve të fundit. Nga ana tjetër, njoftohet se janë raportuar 64 aksidente trafiku me dëme materiale. Për të njejtën periudhë kohore janë shënuar 47 aksidente trafiku me të lënduar. Ndërkaq, janë arrestuar 22 persona, 14 janë dërguar në mbajtje dhe 1 person në vuajtje të dënimit./GJILANI INFO/
Komuna e Gjilanit, ka organizuar një aksion për pastrimin e Liqenit të Livoçit, ku ishte i pranishëm edhe kryetari Alban Hyseni, drejtorë, zyrtarë komunalë e qytetarë. Kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni, tha se pas pastrimit, Liqeni i Livoçit, tani me pamje dinjitoze. Ai falënderoi qytetarët dhe aktivistët që i‘u bashkuan në pastrimin e liqenit. “Së shpejti do të vendosen dritat dhe kamerat, për ta mbrojtur këtë bukuri natyrore. Qytetarë të dashur, ta mbajmë bashkë të pastër Liqenin – këtë pasuri tonën”, tha kryetari Alban Hyseni./GJILANI INFO/
Kryetari i Gjilanit: Ky akt i dhunshëm dhe i papranueshëm është një plagë e rëndë për komunitetin tonë
Kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni ka reaguar pas rastit të rëndë në Gjilan duke thënë se me dhimbje të thellë dhe tronditje të madhe mori lajmin për ngjarjen e rëndë që ndodhi sot në qytetin e Gjilanit, ku tre qytetarë humbën jetën dhe një tjetër u plagos si pasojë e të shtënave me armë zjarri. “Në emrin tim personal dhe në emër të Komunës së Gjilanit, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjet e viktimave dhe uroj shërim sa më të shpejtë për të plagosurit. Zemrat tona sot janë me ju”, ka thënë Kryetari Hyseni. Sipas tij, ky…
Sot rreth orës 12:32 dyshohet se ka ndodhur një rast vrasje dhe plagosje me armë zjarri në Gjilan në rrugën “Ibrahim Rugova“ të qytetit, bëri me dije zëdhënësi i Policisë së Kosovës, për Rajonin e Gjilanit, togeri Ismet Hashani Ai për “Gjilani Info” tha se në këtë rast mjeku kujdestar e ka konstatuar vdekjen e dy personave dhe që dyshohet se edhe dy persona të tjerë janë plagosur, të cilëve iu është ofruar ndihma në Qendrën Emergjente të Gjilan. Sipas tij, personi i dyshuar për rastin është mashkul dhe i njohur për polocinë, e që për momentin është në arrati…
Kujtohet vepra dhe sakrifica e dëshmorit Rafet Isufi me rastin pëvjetorit të rënjës së tij heroike
Sot, më 10 gusht 2025, shënohet 26-vjetori i rënies heroike të dëshmorit Rafet Isufi nga fshati Gjyryshec i Dardanës, luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe komandant skuadre në Zonën Operative të Karadakut. I lindur më 10 nëntor 1964, Rafet Isufi u dallua që në moshë të re për guximin dhe përkushtimin ndaj çështjes kombëtare. Ai ishte pjesëmarrës aktiv në demonstratat e vitit 1981, duke u rreshtuar krah atyre që kërkonin liri e pavarësi për Kosovën. Me fillimin e luftës së lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rafeti iu bashkua radhëve të saj, ku shërbeu me nder si komandant skuadre…
Pas një mosmarrëveshjeje në një kafene në Vërbovac të Kllokotit, ka ndodhur një rrahje masive në të cilën janë përfshirë pesë persona të dyshuar dhe dy zyrtar policorë, jashtë detyrës zyrtare. Pas kësaj ngjarje zyrtarët policor kanë pranuar tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes janë arrestuar tre persona të dyshuarit të cilët ishin nën ndikim të alkoolit, ndërsa dy të dyshuarit tjerë janë larguar nga vendi i ngjarjes. Lidhur me rastin është informuar Inspektorati i Policisë dhe prokurori kujdestar i cili ka urdhëruar që pas intervistimi tre të dyshuarit të lirohen. Rasti nën hetime./GJILANI INFO/

