Author: admin

I ndjeri për shumë vite ka dhënë kontribut të çmuar si punëtor komunal në sektorin e shëndetësisë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Viti. Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e tij, duke e vlerësuar si një humbje të madhe jo vetëm për familjen, familjarët dhe të afërmit e të ndjerit “Në emrin tim personal dhe në emër të Komunës së Vitisë, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta për këtë humbje të madhe”, ka thënë, kreu i kësaj komune. Ai ka thën se Aliu ishte i njohur për përkushtimin e tij në…

Read More

Gjatë 24 orëve të fundit në tërë teritorin e Kosovës janë regjistruar 121 aksidente trafiku, ka njoftuar sot Policia e Kosovës. Bëhet e ditur se njëri prej aksidenteve ishte fatalitet, 34 me të lënduar si dhe 86 aksidentet tjera vetëm me dëme materiale. Ndërkaq, po për të të njëjtën periudhë kohore janë shqiptuar 2 mijë e 161 tiketa gjobitëse për ngasësit e automjeteve në trafik për shkelje të dispoyitave ligjore dhe rregullave në trafik./GJILANI INFO/

Read More

Sot parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell dhe jashtëzakonisht i nxehtë. Rrezik nga dehidrimi dhe goditja e nxehtësisë nëse qëndroni jashtë për periudha të gjata kohore. Era do të fryjë kryesisht nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi prej 15-39 km/h, njofton MeteoKosova. Temperaturat minimale do të lëvizin prej 17 deri në 20°C, ndërsa ato maksimale prej 34 deri në 38°C.

Read More

Është nënshkruar memorandumi i bashkëfinancimit për projektin “Gjilani Smart City (Neutral Host)”, me vlerë 500 mijë euro, ndërmjet kryetarit të Komunës së Gjilanit, Alban Hysenit dhe zëvendësministrit të Ekonomisë Getoar Mjeku. Qëllimi i këtij investimi është përparimi dhe modernizimi i infrastrukturës digjitale në Gjilan. Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, tha se së bashku me zëvendësministrin e Ekonomisë, Getoar Mjeku, nënshkruan memorandumin e bashkëfinancimit për projektin “Gjilani Smart City (Neutral Host)”, me vlerë 500 mijë euro. “Ky projekt do të sjellë infrastrukturë digjitale të avancuar për qytetin tonë, duke kontribuar në modernizimin dhe zhvillimin e qëndrueshëm të tij”, tha…

Read More

“Ju njoftoj se kam vendosur të kandidoj për Asamblenë Komunale të Gjilanit nga radhët e LDK-së, me kandidatin për kryetar z. Arbër Ismajli”, ka njoftuar Florina Qamili Jerliu duke theksuar se përgjegjësia dhe përkushtimi i sajë do të jetë i madhë në pozitën dhe rolin e asambleistes. Zonja Jerliu ka shprehur bindjen se bashkërisht Gjilani mund të bëhet një vend më i zhvilluar, më i sigurtë dhe i barabartë për të gjithë, pas zgjedhjeve lokale të 12 Tetorit të këtij viti. “Përkushtimi im është dhe do të mbetet për zhvillim, siguri, drejtësi, transparencë dhe mirëqenie për çdo qytetar, andaj…

Read More

Kryetari Kadri Rahimaj ka vizituar disa nga malet në fshatrat Meshinë, Feriçevë, Tygjec dhe Gmicë të cilat janë përfshirë nga zjarri. Kryetari Rahimaj ka thënë se zjarrëfikësir tanë po përballen me terren të vështirë, që e bëjnë ndërhyrjen edhe më të rrezikshme dhe të vështirë. Ndërsa në terren gjenden 22 zjarrfikës ata po ndihmohen edhe nga dy helikopterë të KFOR-it dhe së fundmi në ndihmë ka arritur edhe një ekipë e dytë (zjarrëfikës dhe dy kamione) nga zjarrfikësit e Gjilanit. I pari i komunës ka theksuar se çdo zjarr shkatërron jetë, jo vetëm të njerëzve, por edhe të pyjeve, kafshëve…

Read More

Është përuruar objekti i rinovuar i shoqatës “Gilan”, investim i Qeverisë së Turqisë. Në ceremoni ishin ambasadori i Turqisë në Kosovë Sabri Tunç Angili, kryekomandanti i Kryesisë dhe Këshillit Turk në Kosovë, kolonel Harun Elitash, nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Kadir Hyseini, drejtori i Arsimit, Shpend Nuhiu, drejtoresha e OJQ-së “Gilan”, Filiz Sllamniku, pjesëtarë të Ushtrisë së Turqisë dhe zyrtarë të tjerë. Ambasadori i Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angili, tha se komuniteti turk në Komunën e Gjilanit është shumë i vlefshëm dhe investimet sikur kjo e të tjerat janë shumë të rëndësishme. “Gjilani është i rëndësishëm për ne, sepse…

Read More

Komuna e Kamenicës ka filluar zbatimin e projektit për trajtimin e qenve endacak, me qëllim përmirësimin e mirëqenies së tyre dhe sigurinë publike. Andaj u bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që të bashkëpunojnë me ekipet e kontraktuara, duke mos penguar punën e tyre dhe duke ndihmuar në kapjen dhe lirimin e qenve endacak. Ky projekt synon ofrimin e kujdesit të nevojshëm për ta./GJILANI INFO/

Read More

Policia e Kosovës, konkretisht hetuesit e Njësisë Rajonale për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë në Prizren, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Prizren, kanë ndërmarrë veprime operative të suksesshme që kanë rezultuar me arrestimin e një personi të dyshuar për përfshirje në veprimtari kriminale të lidhur me substanca narkotike. Me datë 11 gusht 2025, në rrugën “Viljam Voker” në Prizren, është arrestuar i dyshuari me iniciale H.K. (1994) shtetas i Republikës së Kosovës. Gjatë kontrollit të realizuar në dy lokacione me urdhër të prokurorit kompetent, në njërën nga lokacionet janë gjetur dhe sekuestruar si prova materiale:  Substancë e…

Read More