Sipas Drejtorisë Komunale të Arsimit në Gjilan bëhet e ditur se mësimdhënësit kandidatë për Asamble në zgjedhjet e 12 tetorit, duhet ta pezullojnë marrëdhënien e punës pa pagesë për një afat të caktuar.
“Duke u bazuar në dispozitat ligjore në fuqi dhe në afatet e përcaktuara nga KQZ lidhur me fushatën zgjedhore, njoftohet se:
Zyrtarët publikë, respektivisht punonjësit e IEA-ve që janë kandidatë për këshilltarë komunal, janë të obliguar që:
- Të pezullojnë marrëdhënien e punës (pa pagesë) duke filluar nga data 05.09.2025 (7 ditë para fillimit zyrtar të fushatës).
- Ky pezullim vlen deri më 17.10.2025 (5 ditë pas përfundimit të fushatës zgjedhore), thuhet në njoftimin e DKA-së./GJILANI INFO/


